Kulturë

Manipulimi me Teatrin dhe alibia e 52 firmëtarëve

Postuar në 09 Gusht, 2018 22:12

Regjisori Sokol Angjeli denoncon atë që e quan manipulim me sipërfaqen e Teatrit Kombëtar dhe alibinë pas së cilës fshihen 52 artistët firmëtarë për shembjen e godinës aktuale. Në një intervistë për Panorama, regjisori zbulon se manipulimi është me planvendosjen e  Teatrit të Ri.

Ndërron jetë Gaqo Çako

Postuar në 01 Gusht, 2018 23:00

Është ndarë sot nga jeta tenori i mirënjohur i skenës shqiptare, Gaqo Çako. Ai u lind më 24 janar të vitit 1935 dhe mbante titullin Artist i Popullit. Çako ka qenë për një kohë të gjatë i pranishëm në skenën shqiptare dhe është ngulitur në memorien e dy brezave për zërin e tij të ngrohtë dhe një lloj karizme në skenë.

Kthehen në Shqipëri eshtrat e Mid’hat Frashërit

Postuar në 31 Korrik, 2018 20:29

Qeveria vendosi në mbledhjen e kësaj të martë akordimin e një fondi që do të mundësojë kthimin në atdhe të eshtrave të Mid’hat Frashërit.  Në vendim thuhet se  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e personalitetit Mid’hat Frashëri.

Luftë personale 20 vjeçare kundër Teatrit Kombëtar

Postuar në 29 Korrik, 2018 14:10

Radoja: Askushët që u ngjitën në pushtet nuk e njohin nocionin "Turp"

Postuar në 28 Korrik, 2018 13:26

Aktori Guljem Radoja ka folur dje në protestën e Teatrit Kombëtar duke bashkuar zërin e tij me atë pjesë të artistëve që refuzojnë prishjen e godinës ekzistuese.

Peticioni i turpit!

Postuar në 26 Korrik, 2018 13:30

Bashkia arriti të mobilizojë një  grup artistësh për të firmosur një peticion që i kërkon Ilir Metës të dekretojë ligjin e kompanisë “Fusha sh.p.k” për ndërtimin e 6 Kullave dhe një Teatri të Ri në zonën ku ndodhet godina aktuale e Teatrit.

Janë 54 firma, mes të cilave ajo e Robert Ndrenikës, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga e Arben Derhemi, të cilët ndryshuan qëndrim rrugës dhe dolën në foto duke buzëqeshur me Erion Veliajn.

Përmbytja e bibliotekës, drejtoresha Persida Asllani rikonfirmon: Fajin e ka godina

Postuar në 25 Korrik, 2018 18:52

Biblioteka Kombëtare është përmbytur për shkak të gjendjes së saj së rënduar. Kjo është ajo çfarë raporti i inspektimit të Institutit të Ndërtimit vëren dhe që sipas drejtoreshës së Bibliotekës, Persida Asllani konfirmon në mënyrë profesionale inxhinierike, atë për të cilën specialistët e Bibliotekës Kombëtare kanë tërhequr vëmendjen prej kohësh: mbingarkesën shumë të madhe të hapësirave depozituese të librave, pamundësi për t’i shërbyer dhe kujdesur siç duhet.

Një raport i dyshimtë për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare

Postuar në 25 Korrik, 2018 18:32

Instituti i Ndërtimit ka arritur në përfundimin se përmbytja e Bibliotekës Kombëtare një muaj më parë, që shkaktoi dëmtimin e rreth 12 mijë librave, u shkaktua nga ujerat nëntokësorë dhe degradimi i ndërtesës.

Krimi i radhës në Hoshtevë të Zagorisë

Postuar në 22 Korrik, 2018 18:19

Mirela Kumbaron ta kishte kërkuar Shqipëria nuk do ta kishte gjetur dot si ministre Kulture. Kudo ku vë këmbën zonja shkakton probleme. Nuk mjafton firma në projektin kriminal për prishjen e Teatrit Kombëtar, nuk mjafton salçiçeria klienteliste në mes të Butrintit. Zonja në fjalë dëshiron të marrë në mbrojtje krime të tjera siç quhet i ashtuquajturi restaurim i Kishës së Apostujve në Hoshtevë të Zagorisë nga kryeplaku Paskal Nasi.

Anglia, tradita, dallimet me Kontinentin dhe sensi historik

Postuar në 20 Korrik, 2018 18:20

Intervista e mëposhtme sjellë me shkurtime, është dhënë nga filozofi Bertrand Russell më shumë sesa 50 vjet më parë. Ajo është pjesë e atyre që gazetari i BBC-së, Wodrow Wyatt që është edhe intervistuesi, i konsideorn trembëdhjetë dialogje që janë xhiruar në katër ditë pa parapërgatitje. Kemi shkëputur pjesën e quajtur “Anglia”, e cila përcjell mendime të Russel për historinë e Britanisë, për aktualitetin e viteve ’60, për rënien e Perandorisë dhe parashikimet për të ardhmen.

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë