Ekonomi
Buxheti nën pritshmëri, 11.2 mld lekë më pak të ardhura në 7 muaj
Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga administrate fiskale vazhdojnë të jenë nën pritshmëritë e fillimvitit duke shënuar një mosrealizim prej 11.2 miliardë lekë më pak në fund të muajit të shtatë. Në një kronikë të traspetuar në “Tv Scan” por të bazuar mbi sipas statistikave paraprake nga Ministria e Financave, thuhet se të ardhurat për periudhën Janar-Korrik janë realizuar në masën 215.7 miliardë lekë, nga 226.9 miliardë lekë që ishte planifikimi në fillim të vitit.
Çmimi i naftës, Shqipëria e 9-ta në Europë. E shtrenjtë si Danimarka dhe Zvicra
Shqipërinë renditet e nënta në Evropë përsa i përket shtrenjtësisë së karburanteve. “Fuel Prices”, e cila publikon në mënyrë të përditësuar çmimet e naftës dhe benzinës në shtetet europiane, e rendit Shqipërinë si një nga vendet ku qytetarët paguajnë më shtrenjtë një litër karburant. Kështu sipas tabelës së publikuar gjatë ditës së premte, një litër naftë në Shqipëri tregtohet mesatarisht 184 leke, ndërsa një litër benzinë 185 lekë. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet dukshëm e para për nga shtrenjtësia e naftës.
Kundër rrymës/Embargoja ruse, nuk pengon dyfishimin e eksporteve. Ulja e çmimit të naftës në botë, sjell rritjen në Shqipëri
Një ditë pasi u bë publik lajmi se Shqipëria u përfshi nën embargon e Rusisë, për produktet bujqësore, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se ky akt nuk e pengon Shqipërinë. Madje as objektivin e saj për,, minisShqipëria ka një vit që ndodhet nën embargon e Rusisë për prodhimet ushqimore”. “Atëherë u motivua si shkelje procedurale, ndërsa tani cilësohet si bllokim politik. Kjo gjë nuk na pengon të dyfishojmë eksportin e fruta-perimeve”, tha Panariti. Sesi do të realizohet kjo gjë, mbetet për t’u parë.
"Taksë progresive" edhe mbi pronën
Qeveria është duke përgatitur një reformë mbi taksat e pasurisë, duke e përshtatur me filozofinë e taksës progsive, paguan më shumë kush ka më shumë. Sipas shqiptarja.com reforma administrativo territoriale do sjellë ndryshime në shumë prej taksave vendore, mes të cilave bie në sy ajo e pasurisë.
Në Strategjinë Ndërsektoriale për Decentralzimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020 Këshilli i Ministrave ka paralajmëruar gjithashtu ndryshime në llogaritjen dhe tarifimin e taksës mbi tokën urbane, si dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë.
Furnizim me naftë në Maqedoni. Është 60 lekë më lirë, por edhe më cilësore
Në Maqedoni nafta shitet 118 lekë për litër, kurse në Shqipëri, 183 lekë për litër. Ky ndryshim prej 65 lekësh për litër ka nxitur drejtuesit e automjeteve në kufirin mes dy vendeve që t’i drejtohen pikave të furnizimit në Maqedoni. “Shkojmë në Maqedoni për t’u furnizuar sepse është më e lirë, me rreth 50 lekë për litër, si dhe shumë herë më e mirë. Nuk e bëjmë përditë këtë rrugë, por kur na soset durimi vijmë këtej”, thotë një drejtues mjeti i cituar nga Tip-Channel. Këtë hall të madh të njerëzve, dogana shqiptare po synon ta shtojë edhe ca më tepër kur shton kontrollet.
Ekonomia shqiptare, Arben Malaj e Zef Preçi: Prag stanjacioni, po funksionon nën kapacitetet
Studiuesit e ekonomisë shqiptare theksojnë me shqetësim faktin që rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë akoma më poshtë se parashikimet. Në një raport të “Zërit të Amerikës” ekonomia është pothuaj në stanjacion, të ardhurat kanë rënë, po ashtu ranë investimet vendase e të huaja. Ndërsa borxhi dhe deficiti u thelluan. Profesor Arben Malaj i Universitetit të Tiranës, për “Zërin e Amerikës thotë që ritmet e ulta të rritjes ekonomike do të zgjatin kohën për të ulur borxhin, masat do të jenë më të rrepta dhe pasojat sociale do të shtohen.
Gati taksimi i rrugëve dhe mirëmbajtja me konçension nga të huajt
Ministria e Transporteve është duke hartuar listën e rrugëve që do të taksohen me qëllim sigurimin e fondeve për mirëmbajtjen e tyre. Studimi është kryer nga BERZH në bazë të marrëveshjes me qeverinë shqiptarë për Strategjinë e Taksimit të Rrugëve. E reja është se akset e rëndësishme rrugore në Shqipëri do t’i besohen për mirëmbajtje kompanive të huaja. Drejtori i Autoritetit Rrugor të Veriut tha për Ora News se këtë parashikon projekti i ri i qeverisë shqiptare sipas një studimi të kryer me Bankën Botërore, në të cilin janë evidentuar 90 pika të zeza.
Dritan Shano: "Taksa progresive ka dështuar"
Dritan Shano, një prej ekspertëve të ekonomisë dhe koordinator pranë kryetarit të PS-ë, në një prononcim për “Abc New” tha se taksa progresive ka dështuar, ndërkohqë që sipas tij qeveria rishikoi buxhetin vetëm për të bindur FMN të lëvrojë këstin e bllokuar. Por ai thotë se vetë FMN i ka quajtur të larta taksat në Shqipëri, dhe se ato janë arsyeja e evazionit të lartë dhe korrupsionit që ka përfshirë doganat e tatimet. Rishikimi i buxhetit të shtetit duke e ulur atë me 160 milion dollarë, sipas ekonomistit Dritan Shano, është akti më domethënës i rënies së sistemit fiskal të qeverisë Rama.
Vijon pikiata e të ardhurave. A vlen analiza e kryeministrit për këtë situatë?
Dështimi në sektorin financiar po sjell pasoja të mëdha për vendin. Por edhe situata politike të vështira. Kështu nëse përmes aktit normativ të para disa javëve qeveria rishikoi buxhetin në dritën e mosrealizimit të të ardhurave me gati 8.6 miliardë lekë më pak sesa parashikimi për këtë periudhë, shifrat e publikuara nga Ministria e Financave për muajin korrik, janë të tilla që mund të çojnë në një rishikim tjetër të buxhetit.
Bashkia e Tiranës miraton shpërndarjen e 242 banesave sociale
242 familje në Tiranë do të përfitojnë nga shpërndarja e banesave sociale. Këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar projektvendimin për ndarjen e banesave sociale, për të cilin votuan pro edhe këshilltarët e djathtë.
Ky është një akt që zgjidh një problematikë shumë të madhe në Tiranë, për një kategori qytetarësh. Ndërkohë kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka deklaruar se në kushtet e bashkimit të Tiranës me disa komuna, do të ecet edhe drejt “bashkimit të paketa e fiskale të komunave me atë të Tiranës, që për momentin nuk do të pësojnë ndryshim”.