Ekonomi
TIA rrit frikshëm fitimet për 2015
Tirana International Airport, kompania që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit ka deklaruar një normë rekord fitimi (para taksave) prej 40.7% në vitin 2015, nga 35.5% që ishte ky tregues një vit më parë.
Me shpenzimet në total, që u rritën në 6.1%, koncesionari I Rinasit arriti që të zgjeronte fitimet para taksave në gati 2 miliardë lekë, (14.3 milionë euro), nga 1.5 miliardë lekë (rreth 11 milionë euro) në 2014-n.
Lotaria Kombëtare i kalon kompanisë "Novomatic Gaming"
Koncesioni i Lotarisë Kombëtare në Shqipëri shet 100 % të aksioneve në një tjetër kompani austriake. Autoriteti i Konkurencës në mbledhjen e fundit të tij dha një vendim mbi të cilin miraton shitjen e aksioneve të Lotarisë Kombëtare tek kompaniar Novomatic Gaming. Vendimi është publikuar edhe në faqen zyrtare të Autoriteti të Konkurencës.
Viti elektoral, qeveria rrit me 8.5% shpenzimet kapitale
Viti zgjedhor 2017 do të shënojë një rritje të fortë të shpenzimeve qeveritare për investime publike. Këshilli i Ministrave ka miratuar buxhetin afatmesëm 2017-2019, ku bie në sy se shpenzimet për rrugë, shkolla, ujësjellës e kanalizime do të rriten me 8.5% vitin e ardhshëm.
Për të tre vitet e qeverisjes së koalicionit shpenzimet për vepra publike kanë qenë mjaft të ulëta. Viti 2016 shënoi edhe kuotën më të ulët të tyre për 6 vitet e fundit, duke qenë se shpenzimet kapitale ranë në 59 miliardë lekë.
Qeveria Berisha 2.0. Po vijnë zgjedhjet/Një amnisti tjetër, kësaj radhe për paratë e fshehura
Qeveria shqiptare është e gatshme të hartojë një projektligj për amnistinë e kapitaleve duke përjashtuar një kategori të caktuar. “Nëse do të bënim amnisti të gjerë kapitalesh, për mua do të ishte shumë mirë, duke përjashtuar zyrtarët e lartë apo një set me individë që i kanë paratë nga korrupsioni, pjesa tjetër do të ishte vërtet shumë gjë e mirë dhe unë e kam hedhur si ide, por theksoj ajo kërkon një konsensus të gjerë.
Rivlerësimi i pasurive, ja hapat për të çliruar kapitalin
Rivlerësimi i pasurisë, rrit vlerën e pronës dhe minimizon detyrimet fiskale për ta shitur më vonë. Ky është thelbi i projektligjit për rivlerësimin e pasurive që Ministria e Financave ka cuar në Kuvend për miratim. Niko Lera, Drejtor i Politikave Makrofiskale në Ministrinë e Financave në një intervistë për Tema TV sqaron hapat që çdo qytetar mund të ndjekë për të rritur vlerësn e pasurisë që ka.
Borxhi publik rritet sërish, 8.67 mld USD në qershor
Është rritur sërish borxhi publik i Shqipërisë. Sipas shifrave zyrtare paraprake, të publikuara së fundmi nga ministria e Financave, tanimë shteti shqiptar “noton” në një detyrim financiar prej 1 trilion e 68 miliardë lekësh të reja, që do të thotë në valutë ekuivalenti i 7.86 miliardë eurove apo 8.67 miliardë dollarëve amerikanë.
Rikthehet ideja e konsorciumit me Bashkinë e Sarandës?
Ideja e pjesëmarrjes së Bashkisë Sarandë në një shoqëri aksionere, e quajtur “Koncorsium për zhvillimin e Rajonit Vlorë-Gjirokastër”, do të shqyrtohet në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti më 29 korrik. Lajmi bëhet i ditur nga një media lokale, “Saranda Web”, sipas së cilës “projektvendimi ndodhet në Këshillin Bashkiak”.
Intervista/Detajet e megaprojektit 5 miliard USD për Portin e Karpenit
Në një intervistë për "Tema Online" ministrja e Ekonomisë, Milva Ekononi shpjegon me detaje projektin për ndërtimin e Portit të Karpenit në Kavajë. Bëhet fjalë për një investim strategjik me vlerë 5 miliard USD nga i cili pritet të krijohen 70.000 vende të reja pune.
Zonja Ministre, e kujt ishte ideja e ndërtimit të portit me Karpen?
Koncesioni i Rrugës së Kombit, fiton oferta më e shtrenjtë
Ministria e Transporteve shpalli si ofertë të preferuar, për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit konsorciumin turk “Vendeka Bilgi Teknolojileri”. Turqit që marrin shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e rrugës me koncesion për 30 vjet kanë kërkuar 5.6 milion euro në vit subvencion nga shteti.
Ofertat
Porti i Karpenit, një zgjidhje strategjike që shmang kostot e Roterdamit?
Dje Parlameti shqiptar miratoi me 84 vota pro, 1 abstenim dhe 55 deputetë pa votuar, projektligjin për nisjen e negociatave për ndërtimin e portit dhe zonës ekonomike mbështetëse në Karpen të Kavajës. Është bërë e njohur se investimi në total shkon 5 miliardë dollarë dhe e gjithë zona do të kapë 1700 ha.