Bota
Tre predha hotelit ku qëndronte kryeministri i Jemenit
Sipas AFP, hoteli në Aden, ku qëndronte kryeministri i Jemenit, Khaled Bahah, u godit sot me tre predha dhe u përfshi nga flakët. Lajmi bëhet i ditur nga burimeve të sigurisë dhe dëshmitarëve në terren. “Ka pasur të vdekur dhe të plagosur gjatë këtij sulmi”, deklaroi një përgjegjës, por pa saktësuar nëse mes viktimave ka edhe ministra. Kryeministri Bahah, që është gjithashtu edhe zëvendëspresident i Republikës dhe ministrat e tij ndodhen në Aden, që është shpallur kryeqyteti provizor i Jemenit pasi u çlirua nga kontrolli i rebelëve shiitë Huthis pro-iranianë.
21 Janari- Soros, një nga njerëzit që kërkoi ndërhyrjen e qeverisë amerikane
“Washington Post” publikon sot një shkrim që flet për çështjen e e-maileve të Hillari Clinton, çështje e cila po interferon në garën presidenciale amerikane. Një nga mesazhet është edhe ai qe financieri George Sorros i dërgon sekretares amerikane të Shtetit për situatën e ndezur në Shqipëri. Për aq sa na intereson, vlen të thuhet se Sorros kërkon ndërhyrjen energjike të ShBA-së, “vëmendjen urgjente nga nivelet më të larta të qeverisë amerikane”. Dhe në fakt ndërhyrja siç u pa nuk mungoi, sikurse apeli për të ulur palët në diskutime.
Arrihet Marrëveshja e Tregëtisë mes 12 vendeve të Paqësorit. Mbulon 40% të ekonomisë botërore
12 vende të Paqësorit kanë arritur një marrëveshje për heqjen e barrierave tregtare, përmes së cilës synohet rritja e vëllimit tregtar në këtë rajon me shumë rëndësi të botës. Pakti i Vendeve të Paqësorit mbulon 40% të ekonomisë globale dhe përfshin vende si SHBA, Australi, Vietnam, Brunei Darussalam, Kanada, Kili, Japoni, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Peruja, Singapori. Pakti u negociua në fshehtësi të plotë dhe pritet të miratohet në Kongresin amerikan.
Vazhdon rrënimi, ISIS prish Harkun e Triumfit në Palmira
Militantët e ISIS kanë shkatërruar edhe Harkun ikonë të Triumfit në Palmira, i fundmi ndër thesaret kulturore botërore që xhihadistët kanë shfarosur në qytetin e famshëm. Raportimi vjen nga autoritete sirianë që I citon Reuters.
Harku monumental 1800 vjeçar u hodh në erë të dielën, kanë pohuar dëshmitarë okularë për drejtorinë sirianë të Antikiteteve dhe Muzeumeve. ISIS ka shtënë në dorë qytetin antik në muajin maj dhe që atëherë kanë shkatërruar shumë objekte muzeale, si dhe kanë ekzekutuar ekspertin e antikitetit që kujdesej për to.
"Do të bëhet gjithçka e mundshme që Shengen të ruhet”
Gjermania vendosi kontrollet në kufi duke pezulluar përkohësisht marrëveshjen Shengen të lëvizjes së lirë. Shumëkush mendon se ky është fundi i projektit europian, meqenëse kufijtë janë ata që kanë tipizuar identitetin shtetëror europian prej shekujsh. Mirëpo Shengen është një arritje e cila nuk mund të sakrifikohet për shkak të një krize të përkohshme, për më tepër që nuk e zgjidh problemin. Politiologu gjerman, Wichard Woyke, mendon se kjo arritje duhet ruajtur me çdo kusht. “Shengeni do tё thotё - pra liria e lёvizjes - njё avantazh i jashtёzakonshёm.
Stuhia në Cote d’Azur të Francës, 17 të vdekur 4 të zhdukur e mijëra shtëpi të shkatërruara (video)
Një sondazh për situatën në Ballkan, por pa Shqipërinë
“Foreign Policy” organizon së fundmi një sondazh që merr në pyetje lexuesit për vendet e Ballkanit, përveç Skocisë. Pyetjet përqendrohen te përshtypjet për marrëdhëniet e këtyre vendeve me SHBA-të, për mendimin se ku duhet investuar në të ardhmen, në planin ekonomik dhe politik, duke kërkuar cilësime për nivelin e marrëdhënieve. Sondazhi nuk e përfshin Shqipërinë, por shtron pyetje për Greqinë, Kosovën, Bosnjen, Maqedoninë, Serbinë, Bullgarinë, Republikën Srpska dhe Rumaninë.
Kathimerini: SHBA dhe Gjermania po përgatisin ftesën e Maqedonisë në NATO
Diplomacia greke është thellësisht e shqetësuar për qëndrimin që po mbajnë Shtetet e Bashkuara ndaj çështjes së emrit me Maqedoninë dhe perspektivës së vendit të vogël ballkanik, nisur edhe nga incidenti më i fundit në samitin e Nju Jorkut, ku Uashingtoni refuzoi kërkesën e Greqisë që Maqedonia të prezantohej me emrin e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Erdogan: Fushata e Rusisë në Siri, e papranueshme. Rusia po bën një gabim të rëndë
Turqia kundërshton fushatën ajrore të Rusisë në Siri. Presidenti turk. Erdogan, ka deklaruar se mbështetja e Moskës dhe Iranit për Bashar al Assadin është shkaku u terrorit që po përhapet në këtë vend. “Rusia po bën një gabim të rëndë. Hapata e ndërmarra prej saj janë të papranueshme për Turqinë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në aeroportin e Stambollit, pak përpara se të nisej në një vizitë për në Francë.
Pas Rusisë vjen radha e Britanisë për të bombarduar në Siri
Ndërhyrja e Rusisë në Siri ka krijuar një terren të ri gjeopolitik, duke detyruar Britaninë të rishikojë qëndrimin e saj për konfliktin në Damask. Kryeministri David Cameron bëri të ditur se do të inkurajojë sërish planin për angazhimin ushtarak të Britanisë kundër Shtetit Islamik.
Cameron deklaroi për Daily Mail se operacionet ushtarake britanike në Siri nuk përjashtohen, duke shtuar se ka arsye që fushatat ajrore të zgjerohen përtej Irakut.