Bota
Europa e 2017 përballë dilemave elektorale dhe nacionalizmit
Në vitin 2017 shumë qytetarë ë të BE-së do të thirren për të marrë vendime në lidhje me udhëheqjen e vendit dhe do të japin verdiktin e tyre para kutisë së votimit. New York Times shkruan se ky do të jetë një vit për nerva të forta politike. http://www.nytimes.com/2016/12/05/world/europe/europe-election-populism-germany-france-italy.html?_r=1
George Michael mund të jetë vetëvrarë (Foto)
Teksa autopsia e parë nuk dha të dhëna për shkaqet e vdekjes së këngëtarit të njohur George Michael, miku i tij i ngushtë Fadi Fawaz ka shokuar me një deklaratë të postuar në rrjetet sociale se George ka kryer vetëvrasje.
Mesazhe dhe luftë nervash(jo vetëm) në lidershipin e ShBA-së
Një lëvizje simbolike nga tre senatorë republikanë paralajmëron se presidenca e Donald Trump nuk do të jetë e lehtë. Sidomos nëse ajo parashikon marrëdhënie të reja dhe kompromise me Rusinë. Senatori Jon McCain, një nga kundërshtarët kryesorë të Trump, drejtues i Komitetit për Forcat e Armatosura, ka kaluar natën e ndërrimit të viteve me trupat ukrainase. Ai ka postuar foto të veta në shoqërinë e dy senatorëve të tjerë, Lindsay Graham dhe Amy Klobuchar, me ushtarë ukrainas në fshatin Shyrokine.
Sulm në ndërrimin e viteve në Stamboll: 39 të vrarë
Turqia e ka pritur vitin e ri 2017 me një ngjarje të rëndë. Një person ka vrarë i vetëm 39 njerëz në një lokal nate shumë popullor në Stamboll - Reina – mes të cilëve 15 ishin të huaj.
Të plagosurit arrijnë në 65, ndërkohë që sipas disa raportimeve agresori vrau paraprakisht një polic dhe një roje përpara se të hynte në lokal. Ai ishte i armatosur me kallashnikovë dhe ia ka dalë të realizojë aktin, ndonëse 10 ditë më parë shërbimet sekrete amerikane kishin njoftuar se një sulm do të ndodhte.
“Perdja e Hekurt”...dixhitale
Situata e krijuar në zgjedhjet presidenciale amerikane ka krijuar një perspektivë krejt tjetër për ato që quhen strategji të sigurisë kombëtare. Ndonëse institucionet amerikane nuk kanë provuar dot se pati hakerime nga Rusia që ndikuan në zgjedhje, akuza qëndron dhe madje qëndron edhe premtimi i presidentit Barack Obama për hakmarrje. Në këtë kuadër,
Propaganda e ISIS me fëmijët e luftës, tjetër video brutale
Shteti Islamik ka publikuar një video të re në morinë e mesazheve propagandistike për luftën e tyre në emër të xhihadit. Në të shfaqen fëmijë duke u trajnuar me armë si të loftojnë në fushën e betejës dhe si të ekzekutojë të burgosurit e tyre.
Fëmijët mësohen si të përdorin armët në në luftrat urbane, por edhe në hapësira të hapura në fshat. Këto video propagandistike publikohen në një kohë kur organizata terroriste ka marrë goditje të rënda në Siri dhe Irak.
Një konsideratë nga Moska për nobelistin Obama
Veçanërisht nënçmuese ishin komentet e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse si reagim ndaj vendimit të qeverisë amerikane për të dëbuar 35 diplomatët rusë nga Shtetet e Bashkuara.
Edhe “Guardian” në lojën e lajmeve të rreme
Në një nga paraqitjet e saj të rralla kur humbi zgjedhjet presidenciale një muaj më parë, Hillari Clinton ngriti shqetësimin e lajmeve të rreme që sipas saj ishin kthyer në një rrezik për demokracinë amerikane, duke lënë të kuptohet se ndikuan edhe në disfatën e saj përballë Donald Trump.
Raporti i FBI-së për hakerat rusë – asnjë përfundim për ndikimin në zgjedhje
Byroja Federale e Hetimit në SHBA ka publikuar sot një raport të shkurtër mbi aktivitetin kibernetik rus dhe implikimet e mundshme të tij në zgjedhjet amerikane të 8 nëntorit. Në dokument sillet në vëmendje drejtimi i aktiviteteve të këtilla nga njësitë e inteligjencës ruse, duke dhënë shpjegime të hollësishme me karakter teknik sesi realizohet kjo gjë.