Bota
SHBA “ngre edhe murin dixhital”
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike ka depozituar së fundmi ankesa ndaj doganës në SHBA pas disa rateve kur nëpunës të kësaj të fundit kanë kërkuar të dhëna që lidhen me profile në mediat sociale të qytetarëve amerikanë të besimit mysliman të cilët kthehen nga jashtë. Njësia e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufijve ka shpallur kërkesat për të dhënat në fjalë përfshirë fjalëkalime celularësh dhe leximin e aplikacioneve që lidhen me mediat sociale të personave që hyjnë në SHBA.
Sondazhi, 61% e qytetarëve të botës janë të gatshëm për luftë (hartat)
Njëqind vjet nga fillimi i Luftës së Parë Parë Botërore 61% e qytetarëve të botës janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre. Studimi është bërë nga ËIN / Gallup International në 63 vende të botës. Sondazhi vëren se ka dallime të rëndësishme në rajone të caktuara të globit.
Gatishmëria për të luftuar është më e lartë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut me (83%), ndërkohë që më e ulët është në Europën Perëndimore me (25%). Jo ulët është predispozita për të luftuar edhe në Europën lindore me 53 % që i thonë po luftës.
Hakerimi “kalon” në Rusi, arrestohet specialisti kryesor i FSB-së për sigurinë kibernetike
Hakerat rusë të instruktuar nga Kremlini u bënë çështje kryesore e zgjedhjeve presidenciale amerikane, por një zhvillim i fundit në Rusi mund të ndryshojë optikën rreth kësaj teme. Mediat ruse raportojnë se policia e këtij vendi ka arrestuar së fundmi një nga specialistët kryesorë për sigurinë kibernetike në Shërbimin Federal të Sigurisë(FSB), i cili akuzohet se u ka kaluar informacione shërbimeve sekrete amerikane. Një ngjarje që risjell klimën e Luftës së Ftohtë.
Greqia nuk dorëzon 8 ushtarakët turq të grushtit të shtetit
Vendimin për të mos dorëzuar në Turqi 8 oficerë turq të cilët kishin mbërritur në Greqi një ditë pas grushtit të shtetit kundër Erdogan, ka marrë Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Të 8 ushtarë turq kishte mbërritur në (Aleksandropolis) me një helikopter ushtarak verën e kaluar, pas grushtit të shtetit të dështuar në Turqi.
Paqe 'neutrale' për Sirinë – Rusia, Irani dhe Turqia referojnë Rezolutën e OKB-së si dokument bazë
Takimi tripalësh për Sirinë në Astana të Kazakistanit është mbyllur me një deklaratë dhe me hapjen e një procesi diplomatik. Rusia, Turqia dhe Irani ranë dakord që lufta në Siri duhet të marrë fund duke nisur një proces politik të brendshëm, në përputhje me Rezolutën e OKB-së, 2254. Nga kjo pikëpamje, ndonëse takimi ka miratuar krijimin e një “mekanizmi tripalësh për mbështetjen e armëpushimit”, paqen dhe rregullimin e punëve në Siri pas luftës u sugjeron si neutrale dhe jo partizane, duke marrë si bazë një rezolutë të OKB-së.
Media kundër Shtëpisë së Bardhë – lufta “kryesore” e Amerikës
Donald Trump e deklaroi personalisht në fjalën e tij para personelit të CIA-s se ai është në një luftë me median. Dhe kjo luftë po krijon një front përballjeje që mund të ketë pasoja për stabilitetin social në ShBA. Së fundmi në media po flitet për një kabinet hije, për raportime paralele që agjenci të ndryshme bëjnë te Jared Kushner, por stafi i Trump i ka hedhur poshtë ato si fabrikime.
Video e re e Hiroshimës pas shpërthimit
Video është realizuar nga trupat sovjetike pas shpërthimit të bombës atomike në Hiroshima më 6 gusht 1945 dhe iu dhurua qeverisë japonese nga Rusia në qershor të vitit 2016.
Plani sovjetik për Maqedoninë, Shtabi do vepronte nga Shqipëria
Aspiratat sovjetike për krijimin e një "Republike të Maqedonisë" zbulohen në një raport të CIA-s të vitit 1950, i deklasifikuar kohët e fundit. Dokumenti që mban datën 22 gusht, 1950, )kohë kur marrëdhëniet ruso-jugosllave ishin prishur)përmend krijimin e një “Komiteti për Maqedoninë e Lirë” që do sinkronizonte kryengritjet e njëkohshme në territorin e Maqedonisë, Greqisë dhe ish-Jugosllavisë, me qëllim përfundimtar krijimin e një Maqedonie të vetme.
Përplasje mes SHBA e Pekinit për sovranitetin në Detin e Kinës Jugore
Teksa tensionet amerikano-kineze po përshkallëzohen Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar sërish. Zëdhënësi i Shtëpisë së bardhë pohoi qëndrimin e sekretarit të shtetit Rex Tillerson mbi ekspansionin territorial të Kinës në ujrat ndërkombëtare të Detit të Kinës jugore. Zotohemi, tha ai, se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Kina të marrë territor në ujrat ndërkombëtare të Kinës jugore. Deklarata e SHBA-së, për Kinën ka një zgjidhje, Luftë!
SHBA e palëkundur për forcimin e NATO-s
Në ditën e tij të parë në Pentagon, sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis konfirmoi përkushtimin e palëkundur të SHBA-së në rapot me NATO-n. Në bisedat telefonike me zyrtarët evropianë ai theksoi rëndësinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.Mattis, i cili do të jetë i pranishëm në samitin e NATO-s në muajin shkurt, tha se kur Shtetet e Bashkuara kërkojnë aleatë për të mbrojtur vlerat e tyre e fillojnë gjithmonë nga Evropa.