Bota
Itali/Ndërron jetë Salvatore(Totto) Riina
Mediat italiane raportojnë për vdekjen e Salvatore Riina, njohur edhe si Totto Riina. Riina vdiq në moshën 87 vjeçare praninë e familjarëve që u lejuan ta vizitonin atë në spital në momentet e fundit.
Riina do të mbahet mend gjatë në Itali dhe në kartelat e krimit të organizuar. Ai transformoi Cosa Nostra siçiliane nga një organizatë që federonte familje të ndryshme mafioze në një njësi thuajse terroriste që e dominoi me diktat thuajse absolut që nga viti 1983.
Vuçiç e pranon: Nuk ka anëtarësim në BE, pa normalizim me Prishtinën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se pa njohjen, apo normalizimin zyrtar të marrëdhënieve me Prishtinën, anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Europian, nuk do të jetë i mundur.
“Ju duhet të normalizoni situatën, na thonë. Cilido qoftë interpretimi, kjo është se çfarë pret BE-ja”, tha Vuçiç gjatë një fjalë në Arandjelovac.
“Nuk është një njohje, askush nuk flet në atë mënyrë. Ata flasin mes rreshtave, por jo në atë mënyrë , por kjo është ajo çfarë mund t’ju them”, shtoi presidenti serb.
SHBA-Rusi, betejë edhe për bllokimin e mediave
Rusia dhe SHBA po transferojnë tensionet në raportet shtetërore drejt mediave. Pak ditë më parë, SHBA e detyroi televizionin Russia Today që të regjistrohet si agjent i huaj, vendim që ka sjellë reagimin e Moskës. Duma ruse ka miratuar një ligj, sipas të cilit autoritetet ruse kanë të drejtë të emërtojnë çdo organizatë të huaj mediatike si “agjent I huaj”, duke sinjalizuar kundërmasat ndaj mediave amerikane.
Qeveria greke krijon “transparenca.gr”
Qeveria greke ka menduar që të përballet me fenomentin e lajmeve të rreme, duke vendosur në faqet online të çdo ministrie rubrikën: “Fake News”. Në rubrikën në fjalë përfshihen përgënjeshtrime, informacione apo të dhëna që janë publikuar në mediat e ndryshme, të cilat konsiderohen të pabazuara. Sipas mediave greke, në rubrikën në fjalë janë përfshirë shumë materiale që janë publikuar së fundmi.
Ushtria izolon Mugaben në Zimbabve: Nuk është marrje pushteti, por vetëm goditje e elementëve kriminalë
Robert Mugabe, diktatori jetëgjatë i Zimbabves, është izoluar dhe po mbahet nën ruajtje nga disa segmente të ushtrisë që kanë marrë nën kontroll institucionet dhe de facto pushtetin. Në një dalje për mediat, gjenerali SB Moyo ka deklaruar se ky është nuk është një grusht shteti, apo marrje kontrolli, por se ushtria synon elementët kriminalë që rrethojnë presidentin Mugabe. Gjenerali siguroi qytetarët se presidenti dhe familja e tij janë të sigurt në shtëpinë e tyre duke nënvizuar se sapo të normalizohet situata e rënduar dhe social-ekonomike, çdo gjë do të kthehet si më parë.
Edhe Parlamenti Europian i prekur nga "epidemia" e ngacmimeve ndaj femrave
Edhe Parlamenti Europian duket se popullohet nga veset maskiliste. Vendi që shpesh miraton rezoluta për të drejtat e të dobtëve, mes të cilëve renditen edhe femrat, vuan vetë nga raste të ngacmimeve seksuale, të seksizmit etj.. Revista gjermane “Spiegel” raporton për rastin e një punonjëseje, Jeanne Ponte, e cila ka dokumentuar një ngacmim të tillë në vitin 2014 nga një europarlamentar gjerman. Ajo ka shkruar me hollësi në ditarin e saj dhe qysh atëherë ka hulumtuar 50 raste të ngjashme në PE.
Serbia percepton izolim ndërkombëtar pas intervistës së Izetbegoviç
Beogradi zyrtar nuk e ka përtypur dot deklaratën e presidentit boshnjak, Bakir Izetbegoviç për Kosovën, dhënë gjatë një interviste për Deutsche Welle. Izebegoviç deklaroi se Bosnja do ta njohë Kosovën, por se këtë gjë e ndalon Republika Srpska. Më vonë Izetbegoviç e ndryshoi qëndrimin duke u shprehur se ai “shpreson se Sarajeva do ta njohë Kosovën”.
Akuzë zyrtare nga Rusia: SHBA po mbështet Shtetin Islamik
Rusia akuzon zyrtarisht SHBA-në si mbështetëse të Shteti Islamik. Përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme, Moska cilëson se SHBA po ndjekin interesat e veta në Lindjen e Mesme përmnes financimit të ISIS.
Njohja e Kosovës, temë debati brenda presidencës boshnjake
Kosova është kthyer në një temë debati brenda presidencës boshnjake. Anëtari boshnjak I saj, Bakir Izetbegoviç, i tha agjencisë gjermane “Deutsche Welle” se njohja e Kosovës duhet të kishte ndodhur tashmë, por sipas tij janë përfaqësuesit serbë ata që e bllokojnë një gjë të tillë.
“Përpjekjet tona për të bërë këtë kanë krijuar probleme brenda Bosnje-Hercegovinës”, tha ai. I pyetur nëse Bosnje-Hercegovina do ta njihte Kosovën, ai u përgjigj në mënyrë pohuese.
Firmoset plani franko-gjerman për mbrojtjen e Europës
Vizioni i përbashkët franko-gjerman i bashkëpunimit midis vendeve evropiane në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes merr "udhë" pas nënshkrimit nga 23 vende të BE-së të planit për mbrojtjen e përbashkët ushtarake.
Marrëveshja njihet si Bashkëpunimi i Përhershëm Strukturor (PESCO). Pjesëmarrësit e takimit nënshkruan një sërë angazhimesh që "përfshijnë rritjen e shpenzimeve për kërkime dhe teknologjinë në sektorin e mbrojtjes në masën 2% të shpenzimeve totale të mbrojtjes" dhe "rritje të rregullt në terma realë për buxhetet e mbrojtjes”
