Bota

Erdogan: Aneksimi i Krimesë është ilegjitim

Postuar në 08 Gusht, 2019 12:55

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar pas një takimi me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky se ankesimi i Krimesë nga Rusia është ilegjitim.

Vijimi dhe ruajtja e turqve në Krime, mëmëdheun e tyre historik, mbrojtja e identitetit dhe kulturës së tyre, ruajta e të drejtave dhe lirive bazë janë prioritete të Turqisë

tha ndër të tjera Erdogan.

E duan më shumë se në 2016

Postuar në 08 Gusht, 2019 10:38

Donald Trump si president aktual, por edhe si pretendent për një mandat të dytë, ngjan sikur nuk interesohet për zgjerimin e bazës së tij elektorale. Sidoqoftë çuditërisht, ai duket se ka fituar mbështetjen e më shumë votuesve, pasi përqindja e amerikanëve që thonë se kanë një qëndrim pozitiv ndaj tij është rritur ndjeshëm që nga zgjedhjet e vitit 2016.

Serbia paralajmëron seancë dëgjimore në Kongresin amerikan kundër Haradinajt

Postuar në 07 Gusht, 2019 15:23

Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan sot se Beogradi zyrtar ka synim nisjen e një fushate në SHBA për të sqaruar pozicionin e vet në raport me Kosovën. Sipas kësaj gazete, autoritetet serbe kanë ndërmend edhe të bëjnë prezent ato që i quajnë “krime monstruoze kundër serbëve në Kosovë nga terroistët e UÇK-së”.

Luksemburgu, vendi i parë i BE-së që mund të legalizojë kanabisin

Postuar në 07 Gusht, 2019 13:33

Luksemburgu mund të jetë vendi i parë i Bashkimit Europian që do të legalizojë tërësisht kanabisin.

BE drejt ndalimit të përdorimit të chlorpyrifos dhe chlorpyrifos-methyl në bujqësi

Postuar në 06 Gusht, 2019 13:14

Bashkimi Europian pritet të ndalojë përdorimin e pesticideve chlorpyrifos dhe chlorpyrifos-methyl që përdoren kundr in sekteve në perime dhe fruta. Sipas vlerësimit të ekspertëve të vendeve anëtare të BE-së këto dy pesticide nuk kanë një kufi minimal për përdorim që të mos jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut, ndaj edhe vendimi i vetëm që mbetet është nxjerrja e tyre nga qarkullimi.

Çiçikovi i Ballkanit

Postuar në 05 Gusht, 2019 21:16

Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar pretendon se do të vendosë në vijë marrëdhënien ndërshtetërore mes Serbisë dhe Kosovës, hapja e problemeve gjyqësore për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj ka krijuar një parantezë përmes së cilës Beogradi zyrtar ka rikonfirmuar politikën e tij të vjetër. Shqiptarët janë kriminelë, ana e ligjshmërisë dhe drejtësisë qëndron nga Serbia. 

Reagime për mbrojtjen e mjedisit nga kërkimet masive për naftë në Jon

Postuar në 05 Gusht, 2019 17:27

Një anije e organizatës World Wildlife Fund pritet të lundron së fundmi në detin Jon me synim ndërgjegjësimin e banorëve të ishujve jonianë kundër kërkimit të naftës dhe gazit. Siç kishte njoftuar në vitin 2018, anija me imazhin e pandas në vela ka qenë në Zaqinthos, Itaka dhe  Qefaloni, të tre pjesë e zonës prej 17 mijë km2 që Greqia ka akorduar ndaj kompanive të huaja për kërkime në Jon.

Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Postuar në 05 Gusht, 2019 13:11

Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet në datën 22 gusht. Vendimi është marrë nga Kryesia e Kuvendit që i ka hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Shkruante vetëm kundër Salvinit, Panorama shkarkon kolumnistin e njohur Giampaolo Pansa

Postuar në 05 Gusht, 2019 03:34

Shkruante shumë për Matteo Salvinin, ministrin e Brendshëm të Italisë dhe e pushuan. Fjala është Giampaolo Pansa, autor i një rubrike të vjetër dhe të njohur në revistën “Panorama” që e ka krijuar që në vitin 1987 për ta zhvendosur për disa kohë edhe në “L’Espresso”.

Një kishë e re Orthodhokse Siriake në Stamboll

Postuar në 04 Gusht, 2019 14:22

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar dje se autoritetet kanë dhënë lejen për ndërtimin në Stamboll të një kishe të re që i përket Kishës Orthodhokse Siriake.

Si të gjiha çështjet e tjera, plotësimi i kërkesave të komunitetit asirian, fëmijët e hershëm të gjeografisë sonë, është detyrë e shtetit dhe Republikës së Turqisë

tha Erdogan gjatë ceremonisë.

Pages

Subscribe to RSS - Bota