Bota
Trump: SHBA të gatshme të dërgojnë një ekip në Kinë për të hetuar shpërthimin e Covid-19
Presidenti Donald Trump është shprehur se SHBA-të duan të dërgojnë investigues në Kinë për të hetuar shpërthimin e koronavirusit.
Këto deklarata ai i bëri gjatë konferencës së përditshme mbi koronavirusin.
Sipas CNN, SHBA-të kanë bërë edhe më parë kërkesa të tilla, të cilat janë kundërshtuar.
Shtëpia e Bardhë ka akuzuar vazhdimisht Kinën se ka fshehur informacionin e saktë në lidhje me shtrirjen e virusit brenda Kinës, rrjedhimisht ka fshehur edhe numrin real të viktimave.
Në rënie, 433 të vdekur nga CoVid-19 në Itali në 24 orët e fundit
Në Itali vazhdon prirja pozitive e uljes së numrit të vdekjeve për shkak të CoVid-19 ndonëse numri ditor mbetet i lartë. Sot, Mbrojtja Civile raporton 433 të vdekur të tjerë në 24 orët e fundit ndërkohë që dje sihfra e të vdekurve ishte 482.. Në total numri i të vdekurve arrin në 23 660 persona dhe janë shëruar 47 055. Shifrat këtu përfshijnë personat e trajtuar në spital.
Italia qëndron në krye të vendeve europiane për numrin e të vdekurve nga CoVid-19 dhe pas saj me pak distancë vijnë Spanja dhe Franca.
Kina: Koronavirusi u soll në Kinë dhe kjo gjë shumë shpejt do të zbulohet
Fox News në ShBA po com përpara tezën se koronvirusi aktual është prodhim laboratorik. Mediat në SHBA raportojnë se autoritetet kanë nisur një hetim të posaçëm për këtë çështje, ndonëse të gjithë shohin se teza e laboratorit i intereson presidentit Donald Trump.
Mirëpo vetë Kina refuzon të pranojë një variant të tillë. Sipas saj madje, virusi u soll në Kinë nga jashtë dhe këtë gjë e provon një gen brenda tij.
Nobelisti Montagnier: Koronavirusi është manipuluar për të prodhuar vaksinën kundër AIDS
Virologu i njohur francez, nobelisti Luc Montagnier ka deklaruar se koronavirusi i tanishëm është manipuluar nga shkencëtarët kinezë në Wuhan, të cilët kanë shtuar në të sekuencë të ADN-së së AIDS për të kërkuar me këtë rast vaksinën ndaj kësaj të fundit.
Virologu ka folur në një emision të dedikuar për mjekësinë, Pourquoi Doctor, përmes të cilit, ndër të tjera ka thënë:
Kurti kthen përgjigje: Jemi për zgjedhje të reja
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka shkruar sërish letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke ja bërë të ditur se nuk e refuzojnë kërkesën e tij për dërgimin e emrit të mandatarit. Porse ai ka ripërsëritur se kërkojnë zgjedhje posa të kalojë pandemia e koronavirusit.
Kurti edhe në këtë letër ka kërkuar sqarim për “përdorimin e standardit të dyfishtë që Thaçi dhe partitë politike po tentojnë ta imponojnë në rrugë jokushtetuese.
Qendra koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve: Nuk ka ri-infektim nga CoVid-19, por riaktivizim
Në Korenë e Jugut janë konfirmuar 141 raste me persona të cilëve u është rishfaqur infeksioni nga CoVid-19. Për këta raste është thënë se janë ri-infektuar, por Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
Ekspertët e qendrës thonë se në këta pacientë ka një rishfaqje, një riaktivizim të virusit që për shkaqe të caktuara, kryesisht imunitare, krijon një gjendje fjetjeje.
Akuza: Vonoi me 6 ditë njoftimin e epidemisë
Media të ndryshme po shkruajnë për atë që e quajnë seria e gabimeve kineze që i kushtoi botës pandeminë e tanishme. Kështu u bllokua çdo paralajmërim për të paktën 6 ditë që nga momenti kur ekspertët kinezë konstatuan se ishin në pragun e një pandemie nga një virus i ri. Nga dita një deri në ditën 7 kur Jinping bëri njoftimin dhe që përkon me datën 20 janar në Wuhan, u lejuan festimet dhe bankete me rezultat 3000 të infektuar.
Trump ndërpret fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të pezullojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për një periudhë 60-90 ditore. Kjo periudhë sipas tij do të shërbejë për të rishikuar paralajmërimet e OBSh-së për koronavirusin dhe Kinën.
Trump e ka akuzuar OBSh-në se ka keqmenaxhuar situatën dhe madje e ka mbuluar atë.
Thaçi i kërkon për herë të tretë Kurtit emrin e të mandatuarit për kryeministër
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar për herë të tretë nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, emrin e të mandatuarit për kryeministër të Kosovës.
Tani edhe në ShBA kundër diplomacisë hormonale në Kosovë
Presioni diplomatik amerikan ndaj qeverisë së Kosovës ka rezultuar kundërproduktiv dhe mbi të gjitha ka qenë joproporcional. Kjo gjë kuptohet tanimë edhe në politikën amerikane ku ka zëra që të hiqet dorë nga kjo lloj diplomacie prej ramboje siç cilësohet ajo e ushtruar nga Richard Grenell, yesmeni i Donald Trump.
