Bota
Migracioni mund të jetë forcë shpërbërëse e BE-së
Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka deklaruar në një intervistë për britaniken “The Guardian” se migracioni mund të rezultojë një forcë shpërbërëse për Bashkimin Europian.
Shuhet Giorgio Napolitano, ish-presidenti i Italisë
Ish-presidenti italian, Giorgio Napolitano, ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. Napolitano ndodhej në spitalin e Romës prej disa javësh.
Presidenti aktual, Sergio Mattarella, në një mesazh ngushëllimi tha se jeta e Napolitanos “pasqyroi një pjesë të madhe të historisë (të Italisë) në gjysmën e dytë të shekullit XX, me dramat e saj, kompleksitetin, objektivat dhe shpresat e saj”.
Napolitano është i vetmi politikan në Itali që është zgjedhur dy herë president.
Zhdukja e radhës në Kinë
Zhdukja e ministrit të Mbrojtjes të Kinës Li Shangfu, i cili po hetohet për korrupsion, është rasti i fundit i fundit i një zyrtari në rrethin e Presidentit Xi Jinping që zhduket në mënyrë misterioze.
Largimi nga jeta publike është shpesh shenja e parë e dallueshme që një zyrtar është vënë nën hetim nga Komisioni Qendror për Inspektimin e Disiplinës - organ mbikëqyrës nën Partinë Komuniste Kineze, i cili monitoron zyrtarët për shkelje të rregulloreve të partisë ose ligjeve shtetërore.
Përgjegjësi i poshtërimit të Francës
Në një shkrim relativisht të gjatë të datës 18 shtator, France 24, sjell në vëmendje trashëgiminë sovjetike në Afrikë.
Ky është diplomat
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, i Dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ndër të tjera ka folur edhe për pretendimet e palës kosovare për ndërmjetësin europian të dialogut me Serbinë, Mirosllav Lajçak:
Rivalitet BE-Turqi në Azinë Qendrore. Brukseli: Pasoja kush njeh Qipron Veriore
Bashkimi Europian ka zbuluar politikën e vet kundër zgjerimit të ndikimit turk në Azinë Qendrore. Mediat citojnë Dietmar Krissler, kreun e Divizionit për këtë rajon në Shërbimin e Jashtëm të Veprimit Diplomatik të BE-së të jetë shprehur kundër përfshirjes së Qipros Turke si vëzhguese në Organizatën e Vendeve Turke, duke paralajmëruar madje "pasoja negative".
Ukraina kërkon që Rusisë t’i hiqet e drejta e vetos në OKB
Seanca speciale e OKB-së kushtuar Ukrainës bëri bashkë në të njëjtën sallë presidentin ukrainas dhe kreun e diplomacisë ruse. Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi që Rusisë të mos i njihet më e drejta e vetos.
“Prania e Rusisë në Këshillin e Sigurimit është e paligjshme”, dhe “fuqia e vetos në duart e agresorit është ajo që e shtyu OKB-në në këtë ngërç”, tha Zelensky.
Lombardia vuan largimin e bluzave të bardha
Largimi i bluzave të bardha ka prekur edhe Italinë. Në rajonin e Lombardisë mungojnë rreth 3 mijë infermierë. Sipas Urdhrit të Infermierit, të cilit i referohet Corriere della Sera, janë rreth 66 mijë infermierët që shërbejnë në spitalet e rajonit, shumë më pak sesa nevoja që ka sistemi.
Pritje mbretërore në Versajë për mbretin Charles III
Në vizitën e tij të parë në Francë, si sovran, Mbretit Charles III i është rezervuar një pritje me atë që cilësohet standardi i artë i mikpritjes franceze. Charles do të pritet në Pallatin e Versajës, selia e monarkisë përpara Revolucionit Francez të vitit 1789, aktualisht muze, por përdoret herë pas here nga presidentët francezë për të pritur liderë të caktuar.
Mbreti Charles III u prit në aeroportin e Parisit nga kryeministrja Élisabeth Borne, për të marrë pjesë më pas në një ceremoni në Harkun e Triumfit, në prani të presidentit Macron dhe gruas së tij, Brigitte.
Disa deklarata që duhen shmangur
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se çdo vizitë e mundshme pa leje e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në Kosovë, do të çojë në arrestimin e tij. Sveçla citohet madje të jetë shprehur se leja për këtë gjë jepet nga kryeministri. Tani, një deklaratë e tillë i ka brenda të gjitha: paralajmërimin, kërcënimin, vendosmërinë publike, por edhe parapërgatitjen për ndonjë provokim.
