Bota
Polonia paralajmëron veton ndaj planit të ri të KE-së për imigracionin
Plani i ri europian për imigracionin ilegal pritet të dështojë për shkak të vetos polake. Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka deklaruar se ai do të kundërshtojë propozimin e Komisionit Europian për ndarjen me kuota mes vendeve anëtare të azilkërkuesve.
Kjo është një përpjekje për të sulmuar jo vetëm sovranitetin e Polonisë dhe veneve të tjera anëtare, por gjithashtu një përpjekje për të destabilizuar BE-në një mënyrë jodemokratike
Kurti: Hashim Thaçi u zotua se nuk do fuste FSK-në në Veri. Duhet ta mbushim këtë vakuum
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një aktivitet të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, se problemi me Veriun është krijuar edhe nga fakti se ish-kryeministri Hashim Thaçi, ishte zotuar vite më parë se nuk do të fuste Forcën e Sigurisë së Kosovës në atë zonë. Kurti e ka cilësuar këtë si një “zotim të njëanshëm” që sipas tij ka krijuar një boshllëk që duhet mbushur.
Serbia de facto nën akuzë për Banjskën. ShBA: Të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar publikish se ato besojnë se pas sulmit në Banjskë qëndron Beogradi zyrtar. Pas telefonatës së sekretarit të Shtetit Blinken me Presidentin serb Aleksander Vuçciç, u paralajmërua marrja e masave për Serbinë.
Më tej akoma, në një bisedë me gazetarë sot, Koordinatori për Komunikime Strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, kërkoi që Serbia të largojë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën.
Ukraina nuk pranon anëtarësim të ngadaltë në BE
Ndërsa Franca dhe Gjermania po hartojnë plane për anëtarësimin me disa shpejtësi në BE, Ukraina e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të pengohet me anëtarësimin e nivelit të dytë. Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë për "POLITICO" se Kievi synon të bëhet "kandidat i plotë për anëtarësim të plotë" në Bashkimin Evropian dhe pret të marrë vendin e tij në Union brend dy viteve. Qëndrimi i Shmyhal vjen në një moment kur debati për zgjerimin është nxehur.
Radoiçiç pranon organizimin e sulmit në Banjskë. Kushte juridike për nxjerrjen jashtë ligjit të Listës Srpska
Nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radoiçiç, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, pasi sipas presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, “ai nuk dëshiron ta dëmtojë Listën Srpska”. Përmes një letre te lexuar nga avokati i Radoiçiç, Goran Petronijeviç, numri dy i Listës Srpska, parti serbe në Kosovë, ka pranuar pjesëmarrjen në ngjarjet e Banjskës më 24 shtator, madje edhe përgjegjësinë për organizimin logjistik të tyre. Siç pritej ai ka shfajësuar Beogradin zyrtar duke deklaruar se ky i fundit nuk ka patur dijeni për atë që po ndodhte.
Kosova mund ta përdorë qëndrimin e Tiranës për ngjarjet e Banjskës
Kanë kaluar pesë ditë nga ngjarja e Banjskës dhe në qëndrimin e Beogradit ka një përpjekje për të evoluar nga izolimi i tanishëm i akuzës që i është bërë thuajse zyrtarisht. Presidenti serb ka folur për hetime, duke u distancuar nga vrasja e policit të Kosovës, Bunjaku, ndërkohë që aksionet e forcave speciale të Kosovës, cilësohen nga Serbia si akte terrori ndaj serbëve.
Parajsa e dhurimit të vezëve
Gratë spanjolle po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, e megjithatë Spanja është bërë kryeqyteti i dhurimit të vezëve në Evropë.
Gjatë 20 viteve të fundit, numri i cikleve të dhurimit të vezëve në Evropë është rritur vazhdimisht, duke arritur në më shumë se 80 000 në vitin 2018. Rreth gjysma e tyre ndodhin në Spanjë, vendi që është bërë destinacioni kryesor në Evropë i atyre që kërkojnë vezë të dhuruara.
Vrasjen e policit nuk e justifikoj, autoritetet të reagojnë! Dua paqe, serbët vepruan vetë
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar gjatë një interviste për RTS se ajo që ndodhi në Kosovë ishte një reagim i detyruar i serbëve të cilët kanë kohë që ndihen të poshtëruar. Së pari z. Vuçiç, ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës, Bunjaku, duke kërkuar madje që:
autoritetet relevante duhet të reagojnë për këtë. Nuk ka justifikim për atë akt
Nagorno-Karabaku dorëzohet plotësisht te Azerbajxhani
Republika e Nagorno-Karabakut do të pushojë së ekzistuari që nga 1 janari 2024. Presidenti i republikës së vetëshpallur, Samvel Shahramanyan, nënshkroi një dekret për shpërbërjen e të gjitha institucioneve.
Një shembull nga Bosnja për ata që vijnë pa ftuar
Beogradi zyrtar po mbështet sot idenë se ajo që ndodhi në Banjskë është një ngjarje e organizuar nga qeveria e Kosovës. Ajo shpalli madje zinë kombëtare, duke vazhaduar të flasë për skenarë kundër popullit serb.