Arkiv-Opinion
Pazarosja e universiteteve
Ardhmëria e përbashkët kërcënohet kur jo vetëm qeveria, por krejt spektri politik (e oligarkët ekonomikë dhe ideologjiko-mediatikë) hidhen në të njëjtin kamp, kanë të njëjtat interesa dhe përkrahin haptazi a heshtazi të njëjtën gjë: Në këtë rast, projektreformën në arsimin e lartë. E sponsorizuar prej vitesh nga diplomoret kryesore private dhe e tentuar disa herë nga qeveria Berisha, reformimi i arsimit të lartë, që bazohet në kalimin e fondeve shtetërore prej universiteteve publike drejt atyre private, po sendërtohet përfundimisht nga qeveria Rama.
Të paligjshëm dhe arrogantë
Kushtetuta e Shqipërisë (neni 9) detyron partitë politike të kenë organizim që përputhet me parimet demokratike. Ligji mbi partitë politike përcakton se këto parime janë: “ndërtimi nga poshtë lart i partisë, zgjedhjet e brendshme demokratike për forumet e partisë, e drejta e shprehjes së mendimit nga çdo anëtar, liria e hyrjes dhe e daljes së tyre nga partia, e drejta e çdo anëtari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur”.
Droga ime, droga jote...
Ja që edhe droga paska ngjyrim politik, madje partiak! Pas disa javësh, kur kanabisi është kthyer me dhunë në një debat kombëtar, tashmë e gjithë çeshtja po përqëndrohet, se cilës periudhë kohore i përkasin fluturimet e avionëve privatë në Shqipëri, se kur janë mbjellë parcelat me kanabis, si dhe ku ndodhen ato më me shumicë, në zona të majta apo të djathta. Duket sikur klasa politike ka marrë flamujt dhe po i ngul ato në ngastra bimësh narkotike, nga Veriu në Jug. Një garë për t’i dhënë një fenomeni social të dhimbshëm shumëvjeçar , një valencë të sforcuar politike.
“Turpi” që do ta mbajë në jetë shtypin e shkruar
Shtypi i shkruar është shqetësimi im parësor në debatet që zhvillohen për median. Kjo sepse shtypi është një lloj media mëmë një mother of all media: është i tillë jo vetëm sa i takon jetëgjatësisë dhe traditës, pra një thellësie në kohë, por edhe një përmase tjetër, asaj që dua të quaj thellësi në mendim ose interpretim.
Vetëurrejtësit
Është viti 1994. Jam duke shkuar në një diskotekë në Stuttgart bashkë me një djalë as të bukur as të shëmtuar nga Gjilani. Para se të na vije radha të paguajmë biletat hyrëse, ai më flet me zë të ulët: “Mos thuaj që jemi shqiptarë brenda! Kur të pyesin nga jemi, thuaj që jemi italianë! Vetëm kështu mund të zëmë femra të bukura! Gjermanet nuk i duan shqiptarët!”
S’është kohë për Junkerët
Ditën e sulmit mbi Bastijë në vitin 1789, mbreti Luigj XVI shkroi në ditarin e tij, “asgjë”. Pak udhëheqës europianë do të shtypnin gërmat “asgjë” në iPadet e tyre sot, por ekziston një rrezik real që, në përgjigje të thirrjeve revolucionare anembanë kontinentit, ata praktikisht të mos bëjnë asgjë. “Asgjëja” e sotme ka një fytyrë dhe një emër. Emri është Junker. Zhan-Klod Junker.
Kur kryhet një “krim për një nder”, jemi fajtorë që të gjithë
E dini çfarë më bëri përshtypje nga raportimet e djeshme mbi vrasjen e vajzës shtatzënë në Dibër? Ishte një fotografi e babait të saj, që është arrestuar e akuzohet si autor i vrasjes.
Ne dhe fëmijët qe mezi presin të bëhen si NE
I keni vënë re pyetjet që iu bëjmë fëmijëve kur i takojmë për herë të parë? Sa vjeç je ti xhan? Ata tregojnë me gisht numrat që sapo kanë mësuar. Po çfarë do të bëhesh kur të rritesh? D-o-k-t-o-r, p-i-l-o-t, sh-k-e-n-c-ë-t-a-r! E nëse pyetja e parë do dukej jo e sjellshme drejtuar një të rrituri, për fëmijët na duket normale. Sepse ne gjithmonë fëmijërinë e kemi konsideruar një fazë kalimtare, thjesht një periudhë kur ti pret të rritesh, asgjë më shumë. E kështu ka qënë që në krye të herës. Në mesjetë, në ligjet e kohës, fëmijët pothuaj nuk ekzistojnë fare.
Një popull që shet votën s'ka moral të kërkojë llogari
Këto zgjedhje ishin më të mira se të kaluarat. U shënuan disa incidente, por ato nuk e dëmtojmë standardin e tyre në tërësi”. Kështu shkruhet thuajse në çdo raport të institucioneve monitoruese dhe vlerësuese të proceseve zgjedhore në Shqipëri. Por çfarë nënkuptohet me standarde këtu? Dmth., që nuk kishte të shtëna me armë (masivisht), nuk kishte akte dhune, nuk kishte vjedhje masive të votës, me makina ushtrie si në vitin 1996, etj.
Drejtësia e pavarur? O revolucion, o EULEX!
Ndërsa vëmendja e opinionit është përqendruar te debati politik mbi trafikun e drogës, avionin e Divjakës, protestën apo grevën e urisë së opozitës është një tjetër debat që po zhvillohet thuajse jashtë vëmendjes së tij; ai për reformën në drejtësi. Si për ironi, kjo çështja e drejtësisë së pavarur, që është kryesorja, dhe nga zgjidhja drejt apo gabuar e së cilës varet edhe se ç’rrugë do të marrin të gjitha çështjet e tjera që shqetësojnë prej më shumë se dy dekadash shqiptarët, nuk gëzon vëmendjen e tyre. Dhe jo rastësisht.