Arkiv-Opinion
Një nismë fisnike dhe një problem mesazhi
Ja një kauzë e drejtë për t’u përkrahur. Nisma e ambasadorit amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu e quajtur “Vepro tani”, për të nxitur përgjegjshmërinë qytetare në Shqipëri, është një ndër ato puhiza ajri të freskët, i cili është veçanërisht i mirëpritur në këtë të nxehtë të tmerrshëm vere. Muri i pesimizmit dhe i pasivitetit e ka ndarë në këto njëzet vjet Shqipërinë nga komuniteti i vendeve ku opinioni publik zbret në rrugë sapo ndjen një padrejtësi. Tentativa fisnike për ta ndryshuar këtë sëmundje endemike të shqiptarëve, përbën një akt të spikatur emancipues.
Impakti i krizës italiane dhe greke në integrimin e Shqipërisë
Gjatë 20 viteve të fundit dy partnerët kryesorë të Shqipërisë nga pikëpamja ekonomike kanë qenë Italia dhe Greqia. Në momente të caktuara pesha që këto vende kanë zënë në ekonominë dhe tregtinë e vendit ka kaluar edhe 80% të flukseve të huaja. Megjithatë, prej vitit 2008 impakti i krizës ekonomike që ka përfshirë këto vende, dhe më gjerë, ka bërë që të ketë lëkundje edhe në raportet ekonomike të Shqipërisë me to. Kështu viti 2009 paraqiti një rënie të përgjithshme të shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë me këto dy vende, sidomos me Greqinë.
Aleanca Kuqezi, një flluskë apo një realitet elektoral?
Kam patur rastin të marr pjesë në një lëvizje rinore dhe kam ndjekur nga afër dy të tjera. E para, ajo ku kam marrë pjesë, filloi në 8 dhjetor 1990 dhe u shndërrua shpejt në një parti që, vetëm katër muaj pas themelimit, fitoi 40% të votave në një garë të pabarabartë elektorale me partinë-shtet të asaj kohe. Qysh atëherë e deri më sot, kjo parti e ka qeverisur vendin në 12 nga 22 vitet ndërmjet.
Këngë të vjetra me raki të re
Ndoshta disa lexuesve u kujtohet Milorad Vitezoviqi, një autor serb, i cili ka shkruar libra për fëmijë dhe ka formuluar plot aforizma.
Pse INSTAT-i na fsheh të dhënat e censusit?
INSTAT-i i Ines Nurjes e ka fituar me kohë namin e një institucioni që i shkon sipas midesë Kryeministrit e që punon veç për të (vjen pas Televizionit Publik në listën e institucioneve që i jargaviten Kryeministrit). Ky institucion, një nga më të rëndësishmit e një shteti, që do duhej t’u bëhej krah të gjithëve në përpjekjet për të lexuar realitete të ndryshme, nuk bën gjë tjetër, veçse na i fsheh këto realitete të vendit ku jetojmë.
Lazarati dhe pemët e Liqenit
Dy djem të rinj 25-vjeçarë nga Amsterdami kanë treguar në shtypin shqiptar, një muaj më parë, pushimet e çuditshme që patën në Shqipëri në verën e vitit 2011. Lazarati nuk është shteti i Vatikanit. Ai është një fshat në periferi të një qendre të rëndësishme urbane si Gjirokastra, m’u në buzën e një rruge kombëtare ku kalojnë përditë mijëra shqiptarë e të huaj.
Shqipëria, shtet i unitetit kombëtar e i pandashëm
Gjithë historia e Lëvizjes kombëtare shqiptare ka në themel unitetin kombëtar, bashkimin e gjithë pjesëve të kombit si një trup i vetëm e i pandarë.
Rrethana të caktuara gjatë zhvillimit historik, aq më tepër nën sundimin shekullor turk, kanë krijuar dallime specifike. Është fjala për dallime të natyrës fetare mandej edhe krahinore, zakonore e dialektore. Dallime, por jo ndarje. Tekefundit nuk është një fenomen ekskluzivisht shqiptar.
Pa shkuar thellë në të kaluarën Rilindja e ka thënë qartë fjalën e saj.
Lundërthyer në Mesdhe
A është europiane Greqia? Is Greece European? Kësaj pyetjeje kërkon t’i përgjigjetRobert D. Kaplan, me një analizë gjeopolitike të botuar këto ditë në stratfor.com.
Nëse Greqia është apo jo europiane, kjo çështje nuk është se nuk më le të fle natën; meqë unë vetë nuk kam dyshim se Greqia është po aq europiane sa edhe Irlanda ose Estonia.
Kush dështoi?
-Vëllezër, Kisha na e mbylli derën – thotë me dëshpërim babai i atij djalit të vrarë te filmi “Mësonjëtorja”. -Vëllezër, ambasadorët na e mbyllën derën – më vjen të them unë sot pas asaj që pamë të gjithë.
Si Gjermania jo, por të paktën si Bullgaria...
Ndër 33 vendet anëtare apo kandidate të BE-së, 7 nuk kanë nevojë ta zgjedhin kryetarin/en e shtetit. Belgjika, Britania e Madhe, Danimarka, Hollanda, Luksemburgu, Spanja dhe Suedia kanë në krye të shtetit monarkë, të cilët kur vdesin ose kur nuk kanë më aftësi fizike për të ushtruar sovranitetit, zëvendësohen nga trashëgimtarët e tyre. Në 26 vendet e tjera, kryetari i shtetit zgjidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga populli, i cili luan në këtë rast rolin e sovranit.