Si Gjermania jo, por të paktën si Bullgaria...

Ndër 33 vendet anëtare apo kandidate të BE-së, 7 nuk kanë nevojë ta zgjedhin kryetarin/en e shtetit. Belgjika, Britania e Madhe, Danimarka, Hollanda, Luksemburgu, Spanja dhe Suedia kanë në krye të shtetit monarkë, të cilët kur vdesin ose kur nuk kanë më aftësi fizike për të ushtruar sovranitetit, zëvendësohen nga trashëgimtarët e tyre. Në 26 vendet e tjera, kryetari i shtetit zgjidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga populli, i cili luan në këtë rast rolin e sovranit.
Në rastin e zgjedhjes së drejtpërdrejtë, zëvendësimi i kreut të shtetit është i thjeshtë nga pikpamja institucionale – në fund të një gare elektorale, ai/ajo kandidat që merr mbi gjysmën e votave të popullit bëhet president. Ndërsa në rastin e zgjedhjes së tërthortë, persona të zgjedhur për të përfaqësuar popullin në organe legjislative dhe, në disa raste, edhe ekzekutive, përcaktojnë me votat e tyre kryetarin e shtetit.
Zgjedhja e kreut të shtetit në Shqipëri, siç dihet, bëhet me mënyrën e tërthortë – populli zgjedh deputetët e Kuvendit dhe ata, nga ana e tyre, zgjedhin Presidentin e Republikës. Por në ndryshim me eksperiencën e shumicës së vendeve anëtare/kandidate të BE-së që bëjnë zgjedhje të tërthortë të kreut të shtetit, nga 6 ndër 7 votimet e fundit presidenciale në Kuvendin e Shqipërisë, ka dalë një president prej udhëheqjes më të lartë politike të shumicës parlamentare. Edhe në rastin e vetëm kur presidenti është zgjedhur jashtë politikës (2002), përzgjedhja e tij është bërë me metodën e emëruesit më të vogël të përbashkët – njeriu që do të përfaqsonte unitetin e popullit nuk njihej fare nga shumica dërrmuese e popullit. (Në pesë vjetët që vijuan, rezultoi që presidenti i zgjedhur atëherë me konsensus nga Kuvendi e kreu mirë detyrën e tij, por ndoshta kjo gjë ishte thjesht një fat i mirë).
Po eksperienca e shumicës së vendeve anëtare/kandidate të BE-së që bëjnë zgjedhje të tërthortë të kreut të shtetit çfarë na tregon? Ato zakonisht zgjedhin në krye të shtetit një politikan të pakicës parlamentare, me një karrierë të gjatë politike, por pa ambicie për ta vazhduar atë pas vajtjes në presidencë. Shembulli më i fundit i kësaj përzgjedhje është ai i Gjermanisë, ku një figurë politike e opozitës (një nga “armiqtë” më të mëdhej të Kancelares Merkel), u zgjodh në krye të shtetit edhe me votat e mazhorancës. Dhe një zgjedhje e tillë është padyshim tregues domethënës i pjekurisë së demokracisë së vendit që e bën.
Po kur do të vijë dita që një zgjedhje e tillë e kreut të shtetit të bëhet edhe në Shqipëri? Historia 100-vjeçare e shtetit shqiptar na tregon se ajo ditë nuk ka gjasa të jetë e afërt. Dhe në qoftë se nuk e ndryshojmë mënyrën e zgjedhjes së presidentit, duket se edhe për disa dekada, në krye të shtetit do të vihet dikush ose me forcën e kartonave parlamentarë, ose me metodën e emëruesit më të vogël të përbashkët.
Për t’i shpëtuar këtij mallkimi, ndoshta duhet t’i hedhim sytë tek eksperienca e vendeve të ngjashme me tonin.
Njëri nga këto vende, Bullgaria, është bërë rishtazi anëtare e BE-së, është vend ballkanik, ka patur të kaluar monarkike dhe komuniste, pati një tranzicion të ngjashëm me tonin nga shteti monist në shtet pluralist (në zgjedhjet e para pluraliste fitoi partia komuniste kryesisht me vota rurale, ndërsa një vit më vonë, në zgjedhje të parakohshme, fitoi Partia Demokratike) dhe tani ka një president me kompetenca të ngjashme me tonin, por që zgjidhet drejtëpërdrejt nga populli.
Zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga populli edhe në Shqipëri nuk do të ishte ilaçi magjik për të zgjidhur të gjitha hallet tona, por do të na shpëtonte të paktën nga përzgjedhja nën kërcënimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të një presidenti të mazhorancës ose, më rrallë, të një njeriu që vetëm pak shqiptarë e njohin. Ndërsa kostoja financiare e zgjedhjes së drejtëpërdrejtë të presidentit mund të minimizohet në qoftë se bëhet në të njejtën ditë me zgjedhjet lokale.
Comments
Z. Zaloshnja, Po ben nje

Z. Zaloshnja,

Po ben nje mashtrim publik me kete deformim te realitetit! ne Gjermani Presidenti zgjidhet me votat e maxhorances, pra numerikisht. Ne rastin e fundit, me zgjedhjen e Z. Gauck ishin faktore te tjere ato qe cuan Zonjen Merkel te propozonte Gauck ne Presidence. Z. Gauck eshte nje konservator i spikatur dhe NUK eshte "armik" i zonjes Merkel dhe aspak i Maxhorances ne pushtet. Z. Merkel propozoi ate sepse kandidati i perzgjedhur i saje, presidenti i meparshem, skandalizoi publikun me jeten e tije luksoze dhe me genjeshtrat mbi nje kredi te perfituar ne menyre korruptive. Ishte ceshtje e besimit ndaj koalicionit! Nje fakt tjeter qe luajti roo ishte sepse doreheqja e Presidsenti erdhi papritur dhe ne kohen kur Evropa po kalon nje krize te forte, ku Z. Merkel eshte e impenjuar 25 ore ne dite! Nje fakt tjeter qe nuk krahasohet me Shqiperine eshte se, Z.Gauck ishte kandidati i SPD-se ne votimim e parafundit, dhe ai mori votat gati 50/50 kundrejt kandidatit te maxhorances. Ishte nje aspekt moral perzgjedhja e Z. Gauck ne ate post. Nje fakt tjeter ishte edhe se, SPD-ja kishte bere gabim me kandidatin e saje sepse ai ishte konservativ, gje qe nuk e kishin kuptuar tamam ate kohe shumica e socialisteve demokrate. Tymi i kesaj doli pas zgjedhjes se tije ne ate post. Krahasimet qe ben me Shqiperine nuk qendrojne aspak! Ne Shqiperi Edi Rama nuk porpozoi asnje kandidat per President me arsyen qesharake se nuk i ka votat. Kjo nuk do te ndodhte kurre ne Gjermani sepse nuk eshte ceshtje votash por eshte morali i demokracise te kandidosh dhe te propozosh kandidatin tend. Z. Gauck u perzgjodh ne ate post sepse kishte nje mbeshtetje te madhe popullore si figure me intergritet dhe Z.Merkel per te mos humbur shume energji qe i duhen per perballjen e Krizes Evropiane, dhe per arsye sepse kandidati i saje, ish-presidenti, e beri me turp. Z. Gauck eshte perzgjedhja e duhur sepse kishte intergritet personal, ishte konservator si Maxhoranca e Merkel dhe humbi vetem me pak vota zgjedhjen e kaluar por fitoi zemrat e Deputeteve dhe popullit mbare. Edi Rama ne Shqiperi beri loje politike me Presidentin per te rrezuar qeverine dhe nuk prezantoi asnje Kandidat!

Z. Zaloshnja, ju lutem rishikoni shtremberimet e juaja me kete shkrim dhe mos keqperdoroni mungesen e informimit te mungueshem tek populli shqiptar per shkak te realiteteve, gjuhes dhe shteteve te ndryshme!

kev

Me nje fjale zoti kevinjon

Me nje fjale zoti kevinjon dalim po ne ate perfundim: ne shqiptaret, ne mos qofshim me te mire, te pakten jemi njesoj me gjermanet! Vertet nuk prodhojme benza, por kush mund te mohoje se ne shqiperi ka me shume benza se ne gjermani! Teoria u vertetua!

shoku zaloshnja vazhdon te

shoku zaloshnja vazhdon te mashtroje ne shkrimet e tij.sigurisht qe e paguan mire edi.

shoku shkruan:

"Shembulli më i fundit i kësaj përzgjedhje është ai i Gjermanisë, ku një figurë politike e opozitës (një nga “armiqtë” më të mëdhej të Kancelares Merkel), u zgjodh në krye të shtetit edhe me votat e mazhorancës. Dhe një zgjedhje e tillë është padyshim tregues domethënës i pjekurisë së demokracisë së vendit që e bën."

Por harron te thote qe merkeli nuk e zgjodhi heren e pare kete,por zgjodhi nje tjeter qe per shkak te skandaleve u detyrua te jepte dorheqjen.pra mos rrej o shok komunist.

sa per armik,ky nuk eshte armik me merkelin dhe eshte i djathte dhe ti harron te thuash qe e majta gjermane propozoi kete kandidature te djathte,kurse edi rama (qe te paguan ty te shkruash mashtrime) nuk propozoi te djathte jo qe jo,por as edhe nje te majte vetem me qellimin qe te pengoje rrugen e shqiperise per ne europe.

po ti shkoku zaloshnja je nje analist leshi dhe nje sondazhist currje.

Presidenti zgjidhet me votim

Presidenti zgjidhet me votim te pergjithshem nga populli kryesisht ne republikat presidenciale dhe gjysmepresidenciale ku presidenti ka kompetencat dhe funksionet e kreut te ekzekutivit, si p.sh. ne SHBA dhe ne France. Ne republikat parlamentare presidenti zgjidhet kryesisht nga parlamenti dhe nuk ka funksione ekzekutive. Ne te gjitha keto te fundit, pa parjashtim, presidenti eshte gjithmone nje figure politike dhe zgjidhet me shumice votash nga parlamenti, pra me votat e maxhorances. Ne asnje republike parlamentare nuk eshte zgjedhur ndonjehere presidenti nga e ashtuquajtura "shoqeri civile" dhe mbi te gjitha asnjehere nuk eshte zgjedhur me "konsensus parlamentar". Mjere ne po te kthenim syte nga vende si Rusia apo Bullgaria.

Shumica derrmuese e vendeve

Shumica derrmuese e vendeve te BE-se kane ne krye te shtetit ose nje monark ose nje president te zgjedhur drejtperdrejt nga populli (vetem ne France kreu shtetit ka fuqi ekzekutive).

Po s'te pelqeu shembulli i Bullgarise, ndiq shembullin e Cekise, qe e ndryshoi kushtetuten ne shkurt, duke kaluar edhe ajo ne zgjedhje te presidentit nga populli (president qe nuk ka fuqi ekzekutive).

U bene plot 3 Muaj qe lexoj

U bene plot 3 Muaj qe lexoj Zaloshnjat & Co qe i referohen zgjedhjes se Presidentit Gjerman. Eshte nje rast shume i mire per te kuptuar sa jo-profesionale jane analistet/komentatoret/gazetaret shqiptare.

Kancelarja Merkel u shantazhua nga Liberalet (FDP), anetare te kualicionit qeverises. Duke pare qe edhe Liberalet ashtu si edhe opozita do dilnin me nje emer ajo nuk donte te ishte nga ana e te humburve, prandaj dolen se bashku me nje emer. Kjo eshte e ditur dhe e pranuar nga i gjithe opinioni publik ketu ne Gjermani. Pervec Zaloshnjes, Stefanit, Nanos, (Sh)Nazarkos etj.......

Liberalet e bene kete levizje per te fituar popullaritet.

Me ke merrem dhe une................. Informohu Mustafa Nano se gjynah paret e Sorosit

Anton, meqe jetoke ne

Anton, meqe jetoke ne Gjermani, duket qe i ndiqke lajmet e atjeshme. Por ndiq edhe lajme rrotull teje. Gjermania nuk eshte shembulli i vetem ne BE ku president eshte zgjedhur me menyren e terthorte nje njeri i propozuar nga OPOZITA, eshte vetem shembulli me i fundit. Nder ato pak vende te BE-se ku presidenti nuk zgjidhet drejtperdrejt nga populli (gjithsej 6), vetem ne Hungarine e Orbanit eshte zgjedhur president nga parlamenti nje kandidat i mazhorances. Ish-komunisti Napoletano u propozua nga OPOZITA ne Itali. Ish-socialisti Papulias u propozua nga OPOZITA ne Greqi, etj.

Une ju referova shkrimit te

Une ju referova shkrimit te Z. Zaloshnja qe si shume te tjere ju referuan gjermanise ku Opozita (si pidhi i somes qe eshte) propozoi nje Neoliberal popullor 24-Karat per diversion.

Me thuaj se ke propozoi Opozita shqiptare publikisht ne Opinionin publik shqiptar. Isha plotesisht pro zgjedhjes nga propozimi opozitar (pervec te Nanos).

Po per Edin eshte ende heret per emra!!!!

Ju lutem te informoheni kur referoheni per Gjermanine.

Napolitano u propozua dhe u

Napolitano u propozua dhe u votua nga maxhoranca e majte, nga e njejta maxhorance qe mbeshteti qeverine e Prodit me 2006.

napolitano u zgjodh president

napolitano u zgjodh president kur mazhoranca ishte e kryeminisrtit berluskoni

Add new comment