Lundërthyer në Mesdhe

Postuar në 17 Qershor, 2012 02:19
Ardian Vehbiu

A është europiane Greqia? Is Greece European? Kësaj pyetjeje kërkon t’i përgjigjetRobert D. Kaplan, me një analizë gjeopolitike të botuar këto ditë në stratfor.com.

Nëse Greqia është apo jo europiane, kjo çështje nuk është se nuk më le të fle natën; meqë unë vetë nuk kam dyshim se Greqia është po aq europiane sa edhe Irlanda ose Estonia.

Megjithatë, pyetja e Kaplan-it dhe sidomos përgjigjja e tij kanë interes, për të kuptuar mënyrën si mund t’i përgjigjen të tjerët, sot dhe nesër, pyetjes nëse është apo jo Shqipëria europiane.

Kaplan-i vëren pozicionin e paqëndrueshëm të Greqisë moderne, midis Perëndimit dhe Lindjes; duke pranuar, në mënyrë implicite, një shenjë barazie midis Perëndimit dhe Europës.

Ai gjithashtu vëren se zhvillimi ekonomik dhe politik i Greqisë ka shenjat e një trashëgimie që nuk i përket e tëra Perëndimit modern (“not wholly in the modern West”: vëreni kalimin, tinzar, nga Europa e titullit te Perëndimi i tekstit; i cili nënkupton se veç Perëndimi mund të jetë mirëfilli Europë).

Argumentet e Kaplan-it për këtë papërkatësi të Greqisë në botën Perëndimore janë këto:

1. Gati ¾ e bizneseve greke janë prona familjesh dhe mbështeten në punën familjare, çka e vështirëson shumë promovimin meritokratik për ata që janë jashtë familjes.

2. Mashtrimi në taksa mbizotëron.

3. Ekonomia vuan nga një mungesë e madhe e kompetitivitetit, edhe ngaqë Greqia ka një ekonomi shërbimesh, që mbështetet në turizmin, dhe ku prodhimi (manufacturing) përfaqëson një sektor të dobët.

Këta tre faktorë, vëren autori, kanë shumë të bëjnë me politika të këqija të zbatuara gjatë viteve dhe dekadave, por janë edhe produkt i historisë dhe kulturës, të cilat, nga ana e tyre, janë produkte të gjeografisë.

Veç kësaj, kemi edhe prapambetjen politike, sa kohë që, për një kohë të gjatë, në shekullin 20, partitë politike greke kanë pasur një cilësi paternaliste, prej kafeneje, të organizuara siç kanë qenë rreth personaliteteve të forta – ose kapedanëve, në çdo kuptim, me përjashtim të emrit – me shumë pak mbështetje organizative formale. Dhe, më tej akoma, partia në pushtet jo vetëm ka dominuar instancat më të larta të burokracisë, siç ndodh normalisht në një demokraci, por edhe instancat e mesme dhe të ulëta.

Autori përmend, si faktor shtesë që e largon Greqinë nga Perëndimi, edhe praninë e disa partive radikale, të së majtës dhe së djathtës, çka bie ndesh me prirjen e politikës moderne, për t’u orientuar ndaj qendrës.

Por, nëse është kështu, atëherë pse e pranuan Greqinë në Bashkimin Europian në 1981, pyet autori; dhe përgjigjet: vendimi i Brukselit ishte politik dhe idealist, jo ekonomik.

Kaplan-i ka jetuar në Greqi shtatë vjet, në vitet 1980, dhe e njeh realitetin e atjeshëm, sikurse e di që prurjet e parasë europiane, në atë kohë dhe më pas, mund të ishin përdorur për të disiplinuar dhe reformuar ekonominë, në vend që të forconin burokracinë.

Përfundon autori: tani që Greqia rrezikohet të dëbohet nga eurozona (ose të ikë vetë që andej), orientimi i saj politik nuk mund të merret si i mirëqenë; dhe përmend, në këtë kontekst, interesimin e rusëve dhe të kinezëve në ekonominë e këtij vendi.

Unë këtë e lexoj kështu: jo vetëm Greqia tradicionalisht nuk ka qenë tërësisht pjesë e Europës (lexo: Perëndimit), por edhe pasojat e kësaj trashëgimie mund ta largojnë Greqinë e sotme nga Europa.

Ua lë mendjeve të ftohta të vendosin nëse këtu kemi të bëjmë me një paradoks apo me një gabim logjik.

Greqia është pjesë e Europës, sepse Europa është e tillë që të konsistojë në shumë pjesë; madje ky është edhe thelbi i Europës, si njësi jo vetëm politike, por edhe historike dhe kulturore.

Europa ka qendrën e vet dhe skajet e veta; nuk mund të jetë e gjitha qendër – dhe Greqia qëllon të jetë në një nga skajet, ose në kufi me jo-Europën.

Arsyetimi mund të rimerret edhe për Shqipërinë; meqë, po të zbatojmë kriteret e Kaplan-it, Shqipëria ka një trashëgimi historike të tillë, që do ta zhvendoste diku andej nga Kirgizstani ose Turkmenia.

E megjithatë, jemi në buzë të Adriatikut, përballë Italisë, dhe po aq pjesë e Europës sa kombet dhe kulturat e tjera.

As Europa as Perëndimi nuk janë kombe, por ide; dhe ide që fillojnë atje ku mbarojnë kombet.

Karakteristikat sociale dhe ekonomike që ia atribuon Kaplan-i Greqisë, dhe që, sipas tij, e mbajnë këtë larg “Europës”, i kanë edhe vende të tjera të Ballkanit, por edhe Italia nga mesi e poshtë; dhe me siguri edhe pjesë të Spanjës dhe të Portugalisë.

Fati i këtyre rajoneve të prapambetura, në Itali, në Spanjë dhe ndoshta gjetiu, është se kanë qenë pjesë entitetesh më të mëdha, ose shtetesh pak a shumë kombëtare, të cilat nuk i kanë lejuar të mbeten aq prapa, sa t’i shkëputen “Perëndimit.”

Mjaft të kujtoj rolin ekonomik të Katalonisë, në Spanjë; ose të Italisë së Veriut, në Itali.

Greqia dhe, mutatis mutandis Shqipëria, nuk e kanë këtë fat; prandaj, pikërisht për këto vende të vogla, ose këto skaje të Europës, është e rëndësishme të përfshihen në struktura më të mëdha; por që të marrin prej andej jo aq pará, sesa shtysën e nevojshme për reformat politike, ekonomike dhe sociale.

Entitetet mbikombëtare, dhe këtu kam parasysh perandoritë në histori, ose edhe bashkimet dhe aleancat moderne, si Europa e Bashkuar, mund të vendosin t’i trajtojnë në mënyra të ndryshme periferitë.

Kështu, sa për të sjellë një shembull, Durrësi ose Vlora, gjatë pesë shekujve të Perandorisë Osmane, mund të kishin lulëzuar po aq sa edhe Stambolli dhe Izmiri; por kjo nuk ndodhi, sepse Porta e Lartë në marrëveshje me Venedikun preferoi ta lindte bregun e Adriatikut djerrë.

Do të ishte katastrofë, si për Greqinë ashtu edhe për Shqipërinë, që të pësonin të njëjtin fat, tani që gjenden në periferi të një perandorie tjetër, tipologjikisht të ndryshme nga ajo Osmania.

Një ekonomi që funksionon keq, në bashkëlidhje edhe me kriminalitetin e theksuar, korrupsionin dhe familizmin amoral (të Banfield-it), ose diktatin e bandave të vëllezërve dhe të kushërinjve, mund të shndërrohet në burim entropie, ose kaosi, për një shoqëri tjetër më të shëndetshme përbri.

Europa e Bashkuar, dhe pikërisht Perëndimi, e njohin mirë dhe e luftojnë kriminalitetin e organizuar me burim tradicionalisht prej Italisë së Jugut, dhe tani edhe nga rajonet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria.

Bandat kriminale kanë pushtuar hapësira kritike në tregtinë e drogës, trafikun e njerëzve, pastrimin e parave dhe të tjera veprimtari të ngjashme.

Në të njëjtën mënyrë, vrugu i Euros, me burim nga borxhi toksik i Greqisë, mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme në monedhën e përbashkët europiane.

Rreziku i izolimit nëpërmjet karantinës, prej kohësh i pranishëm në situatën gjeopolitike të Shqipërisë, tani i është avitur edhe Greqisë.

Natyrisht, çfarë ndodhi këtë periudhë me Greqinë është ogur i keq, për perspektivat europiane të Shqipërisë; sepse ato karakteristika që e ndajnë Greqinë nga “Europa”, dhe që i përmend Kaplan-i në analizën e vet, shoqëria shqiptare i ka me bollëk, madje me tepri: familizmi, tribalizmi, korrupsioni, politizimi i administratës, mungesa e industrisë prodhuese. Nëse Europa u dogj tashmë me Greqinë, do të matet mirë, para se të qasë në gjirin e vet Shqipërinë.

Sido që ta rrotullosh, kriza greke e komprometoi keq të ardhmen europiane të Shqipërisë; dhe pikërisht kur ne e kishim të gjithë mendjen te lotaria e zgjedhjes së Presidentit.

Analiza e Kaplan-it, pavarësisht nga kritikat që mund t’i bëhen, dëshmon se Europa, përballë krizës së tanishme, po i falet një mendësie prej country club-i, duke u ngushëlluar me mbiemrat dhe gjenealogjitë e anëtarëve të vet.

Dhe nëse Greqisë po i afrohen, me dhurata në duar, Rusia dhe Kina, po Shqipërisë kush vallë po i afrohet? Kjo është pyetja e madhe që kërkon jo aq përgjigje sesa një analizë të mirëfilltë, që të shkojë përtej histerisë ndërfetare dhe mërive krahinore, me të cilat kemi shkëlqyer deri më sot.

Marrë nga Peizazhe të Fjalës

Comments

Submitted by voica (not verified) on

Grqia :gruaja e lindjes, dashnore e perendimit.

Submitted by Stefan (not verified) on

Analiza te kota, pa asnje senc real. Ne te vertete, deri sa europa mendon se sistemi politik ne greqi eshte i korruptuar, do te duhej te mbeshteste forcat e reja politike si Siriza. Por ndodh krejt e kunderta, politikanet djathtiste te europes desherojne te bashkepunojne me ato forca politike qe sollen nje gjendeje negative ekonomike ne Greqi, si Nea Dimokratia dhe Pasok!

Me nje fjale europes, ose me sakte atyre qe diktojne politiken europiane nuk ju interon zhvillimi ne greqi, e vetemja qe duan ata jane te ashtuquajturat borxhe, te cilat ne fakt jane borxhe fajdexhinjsh. Faktikisht sot lufta eshte midis kapitalit finaciar qe prodhon kriza ne menyre te vazhdueshme dhe popujve qe prodhojne te mirat materiale.

Submitted by Gingi (not verified) on

Kush e di sepse,jane gjithnje te njejtet ata qe imponohen si opinion lider e posedues te se vertetes. Kaplan osé friedman Soros apo rothschild, s'kan meshire, imponohen, me arrogance. I thone popujve per ke te votojne, ( Shiko bankat gjermane me gojen e Merkel). Koercenojne po' nuk e mendove si ata, te damkosin si armik e rrezik( Shiko partite qe kundershtojne agonine e popullit grek ).
Mendimi dominues e njesuar nuk ben leshime, do politikane kamerire mundesisht te qendres, gazetare eunuke, te ken studjuar ne universitetet e tyre osé te jene financuar prej tyre. oligarkia media-financiare boterore dikton. Per ta te jesh europian do te thote te firmosesh traktate, sheses sovranitetin e vendit ... A eshte greqia Europe thote Kaplan, kur Roma dhe Athina shpiknin filozofine e demokracine, popuj te tjere lyenin surratin me balte apo Ishin ende neper peme. E ..te jepje leke me kamate quhej e pamoralshme. Eshte e pamoralshme, kriminale.

Submitted by Ilir (not verified) on

Thjesht fare n,q,s do behet nje krahasim me Shqiperine e para  90 (Me perjashtim te luftes se klasave ku humben jeten qindra njerez dhe e u shkaterruan me qindra familje dhe kjo nuk justifikohet)  Shqiperia e para  90 ishte shume here me e Europiane se Greqia sot apo dije. Per te vetmin ndryshim me nje Ekonomi bazuar ne Industri, Institute Kerkimore Shkencore, Bujqesi ,Blegtori dhe nje Inteligjence e zhveshur nga format fetare dhe shue here me Iluministe apo Idealiste  (ortodokse apo Myslimane) kjo Shqiperi ishte shume here me e Zhvilluar edhe se Greqia apo Italia ne shume drejtime, pa korrupsion deri edhe shume patriakale ne drejtim te familjes dhe konservatore dhe ato Institucione qe ishin pavaresisht demagogjise dhe dogmes ishin  shume here me serioze, pa trafik droge apo prostitucion apo trafik armesh  . Mbetet vetem Lufta e Klasave pjesa me e erret dhe e lige e asaj Shqiperie dhe per kete nuk ka justifikim.

Submitted by reformer (not verified) on

E gjitha kjo ka vetem nje pergjigje "its economy stupid!". Dhe Greqia nuk ka qene ne gjendje ta ndertoje ekonomine e saj/ sikurse edhe shqiperia nuk ka per te qene kurre ne gjendje te ndertoje nje ekonomi efikase te tipit gjerman ose perendimor. Kjo eshte utopi, shqiperia e ka bere nje perpjekje gjigande per tu vene ne krye te kombeve duke u mbeshtetur ne nje utopi, sepse marksizmi rezultoi te ishte nje utopi. Rezultati qe katastrofik. Kjo nuk do te thote se duke ndry\uar krejtesisht rruge sic ekmi ber eketo 20 vjet, pra duke u kthyer nga krejtesisht te pavarur ekonomikisht, ne krejtesisht te varur, ekonomikisht, politikisht et j etj do te arrijme rezultatin qe nuk e arritem dot me marksizmin. Utopi.

Submitted by Relapso (not verified) on

Ne kete rast duhet thene: "It's the culture, stupid". Perndryshe do t'i binte qe Emiratet e Bashkuara Arabe te ishin me europiane se vete Europa.s

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

Perendimi nuk bazohet realisht ne mundesite e veta.Mjaft shtete te perendimit te sotem jane trashegimtare te perandorive dhe shteteve kolonizatore;shume nga keto jane kolonizatore edhe sot,ne Afrike,Ameriken Latine,Azi,Evropen Lindore,Ballkanet,etj.Supershteti me kolonizator ne bote sot eshte Shba.Nese Greqia eshte ne borxhe dhe Shba eshte po njesoj ne borxhe,pse Greqia eshte vulnerabile dhe Shba jo?Sepse Shba dominon me force.Z.Vehbiu,me qe je ne Amerike dhe di anglisht,perpiqu te kerkosh te ardhurat e CO.kryesore qe merren me Mbrojtjen.Sikur Pentagoni te mos bleje arme dhe pajisje per ushtrine dhe sistemet e saj per 5 vjet,do shikosh qe Shba do bjere ne nje krize katastrofike;pra,ekonomia e bazuar mbi luften eshte stadi me i fundit i imperializmit-kete e parashikonte Marksi:dominimin e kapitalizmit me ane te armeve.Greqia nuk eshte ndihmuar;thjesht i jane dhene para me kamate.Keto bonot e thesarit kane nje gje;kur ofrojne pak interes do te thote qe ekonomia e ketij vendi eshte solide,kur ofrojne me shume do te thote qe ekonomia eshte ne krize.Nese ai qe jep borxh me kamate ka interes te marre perqindje te ulet apo te larte;çfare mendimi ke ti?Eshte i interesuar qe ky vend te jete i stabilizuar dhe te ofroje pak interes apo e kunderta?Nuk te detyron kush te blesh bono thesari;nese i ble(dhe jep para ne shkembim te letrave)do te thote qe je i interesuar te fitosh sa me shume;tymi le ti dale Greqise apo ndonje vendi tjeter.Shiko,se kur u fundos Argjentina qe eshte hambari i botes(diku lexoja qe ne Argjentine flaket me shume se 70%e prodhimit agrar,ngaqe nuk terheq tregu,ngaqe tregu e ka me lire te flake se te ule çmimet).Kerko mbi TC(Trilateral Commission),se eshte ky ent privat qe shkaterron ekonomite e vendeve duke manovruar tregjet financiare.TC eshte residenti i amerikes prej dekadash;Obamat dhe Bushet(Klintonet)jane marioneta,te ngjituar atje ku jane nga klubi privat i Rockefeller&Co.E di çfare jane tregjet financiare?Jane kompjutera te superlodhur nga shifra parash,ku pareaja pjell para pa dhene as 0.1%pune te dobishme.Tregjet financiare jane si vrima e zeze;gllaberon ekonomi te tera dhe fut ne krize vende qe mezi ia dalin te stabilizohen.çfare eshte Evropa,çfare eshte Perendimi?Mendoni se amerikanizimi i botes eshte progres?Vertet?Ju mendoni se punetoret duhet te punojne 10 ore ne dite,duhet te sakrifikojne sa me shume,e ne emer te kujt filozofie?Kush ia dha token trshegim rothscildeve,rockefellereve,Busheve dhe dinastive qe me shekuj pijne puro dhe shesin mend sesi te kulturohen kombet e tjera?Nuki kam gje me ju,por mos kerkoni te kuptoni krizen greke nga kaplani i Amerikes;mjafton te lexoni ne forume hallexhinjte shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Greqi.Ta them une;mjaft nderrmarrje perendimore qe ishin instaluar ne Greqi u spostuan ne vendet e tjera ne zhvillim,si Kine,Indi,Pakistan,Bangladesh,Indonezi,Malajzi,Laos,Vietnam,etj,e keshtu ekonomia filloi degradimin.Pak a shume si ne.Ke pyetur sa punetore la pa pune Metalurgjiku?Po uzinat e fabrikat ne Laç,Shkoder,Bulqize,elbasan,Tirane,durres,Korçe,Memaliaj,Kuçove,Berat,Fier,Vlore,Lushnje(fabrika e Plastmasit),Kavaje(letra,qelqi),Gjirokaster,etj.Mendo se tere ajo fuqi punetore e afte per proçesete tilla pune(qe bota do dekada ta profesionalizoje)u flaken ne rruge;s'ka zot te riktheje trenin kur del nga shinat.Duhen 59 vjet thote nje ekonomist i madh,qe nje vend te dale nga kurthi i krizes.Pra,mos mendoni se bota e ideve te nxjerr me magji nga kriza,duhet dhe e shkreta djerse.Per mua ky Kaplani do jete ndonje burokrat barkalec,si shumica e amerikaneve qe e shohin boten nga pasqyra e dollarit,as me shume e as me pak.

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

Kam shume respekt per kulturen e Ardian Vehbiut, por sepse me duken kaq fals keta qe shkruajne nga jashte Shqiperise ose, me sakte na percjellin çfare degjojne e çfare shkruhet andej. Aq me teper kur marrin persiper te na flasin per gjithçka, qe nga gramatika e deri te gjeopolitika. Sidomos kur thone: ketu ne Amerike; kur isha me studime ne Amerike; kur me mori X ne telefon, ndodhesha ne Amerike(siç thote zonja qe drejton X factor) etj. etj. Sot pothuajse jam ne unison me komentatoret, veçse me siguri, ata qe shkruajne, nuk e kane provuar kalvarin e luftes se klasave, si puna ime, ndonese mbaroja shkollen e mesme me Medalje Ari dhe shkolla e larte m'u lejua pas nje stazhionimi 5-vjeçar...

Submitted by Astrit (not verified) on

Atje ku me duket se calon logjika e z. Vehbiu eshte kur e pershkruan Europen si nje entitet pluralistik ne sensin kultural. Per mendimin tim kultura e perbashket eshte boshti i vetem i Europes se sotme.

Kaplan me shume te drejte ve theksi tek divergjencat e medha te Grekeve te sotem nga stergjysherit e tyre qe shpiken demokracine. Keto 3,000 vjetet e fundit ka ndodhur qe nxenesit jane kthyer me merite ne profesore - ndersa ish-profesoret u kthyen kurrizin parimeve te vjetra. Kaplan ne origjinal, permend faktine ekonomise te ndertuar sipas modelit feudal, paternalizmin e sistemit politik, prapambetjen e ndergjegjes qytetare dhe mungesen e maturitetit te kesaj shoqerie. Greqia eshte unike ne rastin e vet, nuk eshte e ngjashme as me Spanjen e portugaline qe z. Vehbiu i permend. Spanja ka strukturen e nje ekonomie moderne, paternalizmi ne politike eshte i panjohur, nje kryetar partie largohet perfundimisht nga jeta publike kur publiku e voton kunder. Spanja ka nje tradite te forte si te te djathtes konservatore por si pak vende te tjera europiane perendimore, ka nje te majte historike eksponentet e te ciles kane qene ne avant guarde te te majtes Europiane.  Portugalia eshte shume e ngjashme me Spanjen.

Dhe ceshtja nuk eshte cilat oferta i behen nje vendi apo nje shoqerie, nese Kina apo Rusia do te turren te perqafojne Greket - z. Vehbiu pyet kliente te kujt mund te behen dhe Shqiptaret. Ceshtja eshte ne zgjedhjet qe cdo komb i ben vete, nese per shembull, shqiptaret zgjedhin te evoluajone ne nje drejtim qe kulturalisht eshte me kompatibel me Europen e sotme apo do te vazhdojne e te ndihen mire ne rehatine jo produktive te se kaluares turko-bizantine. E kaluara ka sigurisht peshe. Megjithate vende edhe me te vogla, edhe me te kaluar me te rende se kjo jona kane bere zgjedhje kunder traditave te tyre orientale. Ne Shqiptaret kemi vec te zgjedhim.

Submitted by adriatik (not verified) on

Nje cifut (Kaplani) dhe nje neo otoman (Vehbiu) komentojne mbi Greqine.

Duan te bindin boten qe Platoni, Aristoteli, Kavafis, Seferis dhe Theodhorakis nuk jane Evropiane.

Submitted by Relapso (not verified) on

Greqia e sotme (jo ajo antike) eshte europiane po aq sa ç'eshte Turqia e tille. Shqiperia aspiron te behet nje dite europiane, por ajo dite nuk eshte e afert. Natyrisht kur flitet per Europe kuptohet vetem Perendimi, duke perjashtuar Ballkanin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.