Arkiv-Opinion
Nga Kennan-i te Trocki
Rusia dhe Kina sot gëzojnë të njëjtin avantazh të madh strategjik përkundrejt ShBA-së, që Shtetet e Bashkuara gëzonin përgjatë 44 viteve të Luftës së Ftohtë. Bashkimi Sovjetik ishte asokohe superfuqia e të majtës, ashtu si e majta kuptohej globalisht që prej Revolucionit francez. Ishte shteti i angazhuar për promovimin e ndryshimeve revolucionare në të gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara, për kontrast, ishin superfuqia e së djathtës. Ishte e angazhuar për ruajtjen e stabilitetit dhe vazhdimësisë së sistemeve qeveritare në botë.
Histori e Kosovës apo defter turk?
Mund të ndodhë lehtë që pas disa dekadash stërmbesat e stërnipat tonë të mësojnë në libra historie se Republika Federale e Jugosllavise/Serbia nuk ka vrare e prere ne Kosove. Deri atëherë është e mundshme që Kosova e Serbia të bëhen shtete mike dhe Beogradi të kërkojë nga Prishtina që t’i pastrojë librat e historisë nga disa terma “të pakëndshëm”, respektivisht ta ndryshojë historinë. Njësoj siç po ndodh tash, me kërkesën që shteti turk i ka bërë Kosovës.
PD, partia që mbijeton vetëm nëse humbet
Që të jesh i shqetësuar për mbijetesën e PD-së në këtë periudhë duhet të kesh medoemos probleme me veten. Por më duhet ta pranoj se duke qenë brezi i vetëm (në atë kohë 15 vjeç) që e mori seriozisht demokracinë më kalon dhe kjo pyetje në mendje. Nëse Partia Demokratike i vjedh zgjedhjet e vitit 2013 (gjë që sipas meje do të ndodhë vetëm nëse komisionerët e Partisë Socialiste e lejojnë) përpara nesh hapen dy skenarë të mundshëm:
PD, partia që mbijeton vetëm nëse humbet
Që të jesh i shqetësuar për mbijetesën e PD-së në këtë periudhë duhet të kesh medoemos probleme me veten. Por më duhet ta pranoj se duke qenë brezi i vetëm (në atë kohë 15 vjeç) që e mori seriozisht demokracinë më kalon dhe kjo pyetje në mendje. Nëse Partia Demokratike i vjedh zgjedhjet e vitit 2013 (gjë që sipas meje do të ndodhë vetëm nëse komisionerët e Partisë Socialiste e lejojnë) përpara nesh hapen dy skenarë të mundshëm:
Liria për të blasfemuar!
Ka nja dy dekada që feja shfaqet përherë e më shpesh në hapsirën publike në formë konfliktuale. Herë si burim e herë si reagim. Në fillim të viteve 90 ishte lufta në Bosnjë, pastaj erdhi 11 shtatori 2001, pastaj sulmet në Madrid dhe Londër, pastaj konflikti publik që pasoi publikimi i karikaturave të Profetit Muhamed, pastaj konflikti për një video me përmbajtje blasfemike sërish ndaj Muhamedit që qarkulloi para disa muajsh në internet.
Nga Europa e Bashkuar në Shqipërinë e Bashkuar
Një batutë imja në Twitter – rezultat i detyrueshëm i kufizimeve që i vihen në atë nahije mendimit, dhe nuk e kam fjalën vetëm për gjatësinë e thënies – u bë shkas për një debat të vogël, më shumë keqkuptimesh, por të tillë që të më bindë se tema ia vlen të shpaloset edhe përtej kafazit të cicërimave.
Takimi i vjetër një shekull
Dallimi ndërmjet Lupçe Georgievskit dhe Nikola Gruevskit është sikurse dallimi ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë. Këta dy kryeministra të Maqedonisë të kohës më të re, me aleancat e tyre, po e dëshmojnë që Maqedonia është tejartificiale. I pari konsideronte që maqedonasit janë bullgarë kurse ky i dyti po e fut Maqedoninë nën sqetullën e Serbisë.
Shajnia e bashkimit kombëtar u duhet rrufjanëve për vota
Po flitet shumë shpesh për bashkimin kombëtar. Po shkruajmë, po detyrohemi të japim përgjigje, po marrim pjesë në debate televizive, e po hahemi me njëri-tjetrin. Para disa ditësh, isha në Prishtinë, i ftuar për të marrë pjesë në programin e Adriatik Kelmendit në “Koha Vizion”. Tema e debatit ishte shumë “aktuale”: bashkimi i shqiptarëve. Nuk mund të mohohet që është një temë aktuale.
Taksë e sheshtë apo taksë progresive?
Sa me shume Partia Socialiste insiston ne vlerat fiskale e sociale te takses progresive, mëma e reformave ne programin e saj, aq me shume kryeministri Berisha kembengul ne te njejtat virtyte, por te takses se sheshte. Ne kete shkrim nuk do te synojme te marrim nje qendrim ideologjik. Nxitemi nga fakti se disa analiza e konsideruan vendimin e fundit te qeverise per te mos taksuar me takse te sheshte te ardhurat deri 30 mije leke (te reja), si nje « pendim » te heshtur te Berishes. Si nje pranim te terthorte te epersise se takses progresive mbi taksen e sheshte, bash siç e mbron PS-ja.
Edhe Washingtoni i tërheq veshin Londrës
Si mund të fillojë një krizë midis dy Kombe që kanë ecur gjithmonë krah për krah? Me një deklaratë që zgjat një minutë por që është në gjendje të ndryshojë përgjithmonë marrdhëniet dypalëshe. Philip Gordon, i maturi nën-sekretar i Shtetit amerikan për Europën dhe Euroazinë, u shfaq në fillim janari në Londër dhe u dorëzoi kushërinjve britanikë një refleksion të shkurtër. “Për Britaninë e Madhe do ishte më e udhës të mbronte influencën e saj mbi Europën e Bashkuar. Përndryshe rrezikon të dëmtojë marrdhëniet me Washington-in.” Natyrisht mendimet e tij i përkisnin edhe punëdhënësit Obama.