PD, partia që mbijeton vetëm nëse humbet

Postuar në 03 Shkurt, 2013 10:31

Që të jesh i shqetësuar për mbijetesën e PD-së në këtë periudhë duhet të kesh medoemos probleme me veten. Por më duhet ta pranoj se duke qenë brezi i vetëm (në atë kohë 15 vjeç) që e mori seriozisht demokracinë më kalon dhe kjo pyetje në mendje. Nëse Partia Demokratike i vjedh zgjedhjet e vitit 2013 (gjë që sipas meje do të ndodhë vetëm nëse komisionerët e Partisë Socialiste e lejojnë) përpara nesh hapen dy skenarë të mundshëm:

1)Ministrat e sotëm, njerëz që dhe në Facebook futen me urdhër të Berishës, do të kenë mundësinë që të mund të përvetësojnë gjatë këtyre 4 viteve të tjerë, të mirat e fundit publike. Pa shumë takt (nuk ka më nevojë për takt) do të mundohen të ekstremizojnë çdo mundësi pasurimi nëpërmjet bizneseve, që kanë nisur në këto 8 vjet pushteti. Gjasat janë të mëdha që këta njerëz të dyfishojnë e shumwfishojnw pasuritë e tyre. Me siguri që analiza për mundësitë reale të marrjes së pushtetit për një herë të katërt do t’i ngjante një filmi ku UFO-t punojnë si gondolierë në Venecia në emër të romanticizmit pasionant. Kjo do t’i linte pa dilema në garën për përvetësime.

Në 2017, Berisha nuk do të jetë i aftë të ruajë kushtet atletike të ditëve më të mira, atyre të kaluara mes detit dhe Dajtit.  Në kushtet e opozitës, Partia Demokratike do të duhet të riorganizojë veten përgjatë 8 ose 12 viteve në vazhdim. Por a mund të organizohet një parti me rreth 12 miliarderë nga një burrë në moshë, i dërrmuar nga 22-30 vjet politikë aktive në kurriz e dëm të të gjithëve jashtë oborrit? Pesha specifike e agait të qeverisë do të jetë shumë e madhe politikisht. Jo se emrat e tjerë, si Olldashi, Topalli, Bode krijojnë ndonjë hare në mendjet e shqiptarëve, por gjithsesi me pak pasion mund të përkufizojnë veten si të përdorur nga Saliu plak. Derisa me Enverin funksionoi, mundësia matematike ekziston, e barabartë sigurisht me probabilitetin që Interi të fitojë tripletën përsëri këto dy vjet.

Treshja e përmendur (dhe jo vetëm), kanë mundësinë që duke shmangur babain e organizatës PD, të aspirojnë edhe për më lart. Por a ka mundësi që kjo tavolinë e rrumbullakët e hajdutëve të barabartë në stil dhe sasi të vendosë me qetësi liderin e ri? Ndoshta nëse Berisha klonohej.

2) Mundësia që Berisha të klonohet është reale. Vajza e tij është njeriu tjetër në partinë e demokratëve që njeh ose krijon dinamikat e reja. Berisha (i vjetri) e njeh mirë skuadrën, dhe nëse fiton apo humbet, atij i duhet një vazhdimësi. Nëse komisionerët socialistë do t’i shisnin zgjedhjet, kushtet për klonimin e tij figurativ do të rriteshin ndjeshëm. Saliu do të nxirrte dosje dhe do të shantazhonte njerëzit e tij të fuqishëm, pikërisht me karrotën të cilën ua kishte dhënë vetë për t’i pasuruar. Ekuilibrat do të rivendoseshin dhe PD do të kalonte butë butë në trashëgiminë e Berishës së ri. Këtë ministrat e sotëm e dinë. Frika nga frika e nesërme i bën më të kujdesshëm nga dëshira për t’u pasuruar më tepër se kaq. Të paktën në kushtet e sotme dinë që janë të fuqishëm dhe se janë më gjatë në planet se Berisha i vjetër. Dhënia kohë e një rikrijimi nëpërmjet të bijës do t’i bënte të pafuqishëm, në pikën që nëse do t’u kërkohej, pasuritë do t’i kalonin në numrin e llogarisë së treguar nga bosi i ri.

Berisha është në kushtet e lojtarit me gurët e bardhë. Pasi ka vendosur ushtarin e dobët Basha në siguri, ai di se duhet të humbasë. Kjo për të mos harxhuar energji, të cilat do t’i duhen fillimisht për të fituar luftën në opozitë, e më pas për të kaluar në kohë asetet politike familjarëve të tij, si njerëzit e vetëm që gëzojnë një minimum besimi. Nëse Berisha do t’ia linte në dorë rastësisë, do t’i duhej të përballej me një skenar ku armiqtë ishin më të fuqishëm, e ai vetë më i plakur. Në këto kushte Partia Demokratike do të kishte shumë pak shanse që të ngelej e bashkuar. Rrjedhimisht familjarët e tij nuk do të gjenin dot mbrojtje nga nja konglomerat partish stil mini cooper.

Berisha edhe në skenarin e dytë, atë ku njerëzit e tij do të ishin organizuar për ta çuar në opozitë që të ndiheshin më pak te rrezikuar nga ai vetë, do ta shihte si rrezik. Kushtet e një humbje të paparalajmëruar do të sillnin rebelim të mirë organizuar brenda partisë.

Logjika thotë se dalja në opozitë në kushtet kur  ekonomia është në krizë, krijon besimin se shqiptarët harrojnë, e se zgjedhjet e pas 4 viteve mund të vijnë shpejt. Humbja është shansi i fundit për të rënë me më pak tronditje për Partinë Demokratike, që po fluturon në qiej ëndrrash Putiniane. Shansi i vetëm, dhe nuk duhet snobuar prej urisë klinike për pasurim të pafund.

DITA

Comments

Submitted by Agon (not verified) on

Dritshkurter!

Keto qe shkruani i di dhe gomari.

Ndonje zgjidhje propozon dot?Ate shiko.

Submitted by dritan (not verified) on

Keshtu thoshte Rama edhe ne 2009 edhe ne 2011 por ne fund te dites e dime te gjithe si u katandis prandaj mos i qaj hallin kaloresit se i varen kembet po shiko greminen ku mund te gremiset Rama me gjithe ish-mjaftistat (edhe djemte e Arta Dades) pas humbjes se PS ne zgjedhje.

Submitted by astrit (not verified) on

As qe behet fjale. Autokratet shqiptare ne kete shekull jane nuk jane shquar kurre per kalkulime prej shahisti dhe llogari te tilla te holla. Autori thjesht mbivlereson bagazhin kultural dhe intelektual te z. Berisha.

Autokratet shqiptare kane ditur thjesht te mbajne pushtetin deri sa u vjen vdekja ose deri sa rrethanat i largojne nga pushteti (invazion i armatosur, revolucion a lufte civile). Nuk duhet te kete asnje dyshim se z. Berisha ben llogari jo si shahist me koke por si futbollist me kembe ("te fitoje 4 here si Messi"...).

PD ne pushtet do te angazhohet ne nje lufte per jete a vdekje per mbajtjen e pushtetit. Llogarite e tyre behen per nje fitore pak a shume te paster po qe mundesia - por nuk eshte se atyre u vjen keq nga nje fitore edhe krejtesisht e manipuluar.

Ajo qe une nuk e imagjonoj dot (dhe ftoj ne debat kedo qe thote se e imagjinon) eshte se cfare do te ndodhe nese PD humber zgjedhjet dhe nuk i manipulon dot! Tranzicion paqesor? Nuk ma merr mendja kurre. Tranzicion i dhunshem ? Mbase por sa i dhunshem dhe ne cfare forme... Ftoj komentuesit e tjere te me japin nje ide...

Se fundi Shqiperia i eshte futur vertete skenarit Grek: kam frike se do te behet fushe shahu e kontestuar midis guresh shahu te bardhe ose te zinj, dmth dy tipa apo familje politike qe do ti kontrollojne fatin dhe do ta marrin peng vendin per 50 vjet...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.