Arkiv-Opinion

Absurditete Gazetareske

Postuar në 09 Mars, 2013 05:18

Kur lexon në mediat shqiptare disa formulime lajmesh apo edhe ma keq, analiza të vjen me mendue se për disa asht ma mirë që të mbesin analfabetë të pastër, ose ma së shumti të mësojnë vetëm këndim, por kurrsesi shkrim. Do artikuj ndër gazeta të bajnë me parafytyrue se ai apo ajo që i ka shkrue ka qenë në ato momente frymzimi po aq i qartë dhe i orientuem si ajo pula kur ia presin kryet dhe e lanë me kcye sa andej këtej për pak minuta.

Ata ju mashtrojnë

Postuar në 08 Mars, 2013 12:15

Shefa partish e qeverish në Prishtinë e Tiranë është mirë t’i lënë rehat shqiptarët në rajon. Po që se s’mund t’iu ndihmojnë, të paktën mos t’i mashtrojnë.

 

Po të isha në vend të shqiptarëve në Malin e Zi më shumë do t’i besoja, ta zëmë, premtimeve të Filip Vujanovic’it, kandidat për president në zgjedhjet presidenciale të prillit, sesa Hashim Thaçit ose Sali Berishës, në premtimet e tyre euforike dhe joracionale, që s’kanë të bëjnë fare me jetën e qytetarëve në shtetin fqinj.

Rotacion me votë shprese apo me votë proteste?

Postuar në 07 Mars, 2013 19:22

Në emisionin e mbrëmshëm Opinion të Blendi Fevziut, një panel me 4 opinionistë dhe 2 politikanë-opinionistë diskutuan mbi gjasat e një rotacioni politik këtë vit dhe mbi shkaqet e tij, në qoftë se ndodh. I ndarë në dy krahë të kundërt (politikisht dhe fizikisht), paneli nuk ra dakord mbi gjasat e rotacionit. Por kur u diskutua se cilët mund të jenë shkaqet e tij, nëse ndodh, paneli ra dakord se rotacioni mund të vijë si rezultat i pakënaqësisë së elektoratit me qeverisjen 8-vjeçare të Berishës, e jo prej shpresës për një qeverisje demokratike e të pakorruptuar të Ramës.

Një Grillo i dobishëm, një Grillo i dëmshëm e një Grillo shqiptar

Postuar në 07 Mars, 2013 01:26

Mund të lindë në Shqipëri një “Grillo”? Kjo pyetje, kështu si po e shtroj, lë të nënkuptuar se një Grillo është i mirëseardhur këtyre anëve, e në këtë kuptim dua të saktësoj shpejt e shpejt se me “Grillo”, teksa shtroj këtë pyetje, kuptoj një lëvizje të protestës kundër establishmentit të korruptuar politiko-ekonomiko-kulturor e një mobilizim njerëzish që nuk mund të pajtohen më me gjendjen e vështirë, apo të pashpresë, në të cilën ndodhet vendi i tyre. Kuptohet, një Grillo i tillë është për t’u mbështetur.

Dy pika uji në oqeanin demokrat...

Postuar në 06 Mars, 2013 22:38

Kur eksponentë të lartë të PD-së, apo opinionistë që e përkrahin atë, pyeten rreth efektit që do të kenë AK-ja dhe FRD-ja në elektoratin e djathtë, përgjigjigjet janë rëndom nënvlerësuese, për të mos thënë përçmuese. Në fakt, përgjigjet e tyre të kujtojnë përgjigjen famëkeqe të Fatos Nanos në vitin 2005, kur u pyet rreth LSI-së. “LSI-ja s’është veçse një pikë uji në oqeanin e pamatë socialist,” tha ai para zgjedhjeve të 2005-ës.

Shqiptarët e lumtur që njoh unë

Postuar në 06 Mars, 2013 17:36

Jam pyetur një herë mbi këtë temë si pjesëtar i një ankete. Por kanë kaluar edhe nja shtatë vite të tjerë, që atëherë, pra ia vlen të ripërgjigjem: nuk jam me ata që nxijnë realitetin e këtyre 20 vjetëve, unë njoh vetëm shqiptarë të lumtur! Natyrisht realitetin që shoh unë nuk janë të detyruar ta shohin të gjithë. Sejcili është i lirë të shohë dhe të tregojë realitetin e tij.

Një Grillo i dobishëm, një Grillo i dëmshëm dhe një Grillo shqiptar

Postuar në 06 Mars, 2013 17:33

Mund të lindë në Shqipëri një “Grillo”? Kjo pyetje, kështu si po e shtroj, lë të nënkuptuar se një Grillo është i mirëseardhur këtyre anëve, e në këtë kuptim dua të saktësoj shpejt e shpejt se me “Grillo”, teksa shtroj këtë pyetje, kuptoj një lëvizje të protestës kundër establishmentit të korruptuar politiko-ekonomiko-kulturor e një mobilizim njerëzish që nuk mund të pajtohen më me gjendjen e vështirë, apo të pashpresë, në të cilën ndodhet vendi i tyre. Kuptohet, një Grillo i tillë është për t’u mbështetur.

Disa konsiderata për vdekjen tënde

Postuar në 06 Mars, 2013 04:41

Nuk dua që të ikësh nga botë pa të dhënë lamtumirën, sepse një numri të madh njerëzish u ke bërë një të keqe të pamasë, ke shkatërruar kushedi sa familje, ke detyruar turma të tëra bashkëpatriotësh të braktisin atdheun, ke zhytur në zi një numër të pallogaritshëm vatrash, ata që ti i quaje armiqtë e tu i përndoqe pa mëshirë, i mbylle nëpër qeli që nuk i meritojnë as shtazët, i poshtërove e i talle, jo vetëm se të dukej vetja tepër i fuqishëm, por edhe i pavdekshëm… Por edhe për të kujtuar se fundi nuk ishte me ty.

Nuk kanë fuqi as të shohin, as të dëgjojnë

Postuar në 06 Mars, 2013 04:10

Baret në Tiranë kanë nisur të vendosin sërish hapur, pa merakun e dikurshëm formal, tavllat e duhanit. Tani nuk ka më nevojë të pyesësh kamerierin nëse lejohet të pihet ndonjë cigare fshehurazi. Thjesht mund ta nxjerrësh paketën dhe ta ndezësh cigaren e radhës pa u preokupuar fare. Askush nuk do të vijë të të kapë për xhakete. Ligji për duhanin është në fuqi, por ai shkelet hapur, në mes të kryeqytetit. Për pjesën tjetër të territorit, si zakonisht, s’ia vlen të vrasësh mendjen. Andej ka qenë dhe është tokë e askujt.

Pushteti si Bark!

Postuar në 05 Mars, 2013 03:02

Të nderuar lexues! Shikojeni foton më të famshme të javës dhe harroni çdo fjalë që keni dëgjuar nga ata burra! Harroni çdo fjalë që është thënë për ata burra, harrojini edhe vetë ata burra po deshët, por mos anashkaloni Barkun impozant të secilit prej tyre në atë foto. S’ka pikë rëndësie a e njohin a s’e njohin njëri-tjetrin, s’ka pikë rëndësie nëse janë rastësisht aty apo për ndonjë sebep privat. Nguljani sytë Barqeve të atyre katër burrave. Dhe përkuluni thellë! Para atyre Barqeve të tendosura fjalët janë memece dhe të pavlera!

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion