Arkiv-Lajme të përditësuara

Aksident në Korçë-Kapshticë, plagoset 28-vjeçari.

Postuar në 23 Mars, 2014 05:50

Nje aksident ka ndodhur sot në aksin Korçë-Kapshticë. Policia ka thene se ne kete ngjarje eshte plagosur rëndë një person me inicialet B.C, 28 vjeç.
Policia ne Korçë, ka thene se 28-vjeçari udhëtonte me një motor kur u përplas nga një mjet. I plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Sekuestrohet gomoneja dhe dy automatikё nё Hoxharё tё Vlorёs.

Postuar në 23 Mars, 2014 02:39

Njё gomone dhe dy armё automatike janё sekuestruar nga policia gjatё njё aksioni tё zhviluar nё zonёn e Hoxharёs. Nga tё dhёnat e para mёsohet se operacioni ёshtё zhvilluar nga Policia Kufitare e Vlorёs ndёrsa armёt dyshohet se u pёrkisnin trafikantёve tё drogёs. 

Prangoset 41 vjeçari nё Klos, u kap me arsenal armёsh.

Postuar në 23 Mars, 2014 02:38

Njё 41 vjeçar ka rёnё nё prangat e Policisё sё Matiti nёn akuzёn e armёmbajtes pa leje. Policia njoftoi se gjatё kontrollit tё ushtruar nё banesёn e shtetasit Ibrahim Kadiu nё Klos ёshtё gjetur njё arsenal me armё.

U gjetën një automatik, një pushkë gjermane, një pushkë 20-she, 50 copë fishekë, një sasi fitili përcjellës dhe disa kapsolla. Në ngarkim të 41-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Belgjikë, arratiset nga burgu shqiptari i dënuar për vrasje e grabitje .

Postuar në 22 Mars, 2014 15:20

Një shqiptar 18-vjeçar, i akuzuar për vrasje, ka arritur të largohet nga burgu për të miturit. Aurel Jakupi, 18-vjeç është arratisur dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Sipas mediave, shqiptari Aurel Jakupi është dënuar nga një gjykatë belge për vrasje dhe ishte dërguar ditën e enjte për mjekim në një spital në afërsi të institucionit ku vuante dënimin, për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Kur arriti te spitali, Jakupi u arratis bashkë me një të mitur tjetër. Shqiptari është ndjekur nga mjek për disa metra, por arriti të largohej humbi gjurmët.

Qëllohet më sopatë në kokë djali, i kërkoi babait të mos pinte alkol.

Postuar në 22 Mars, 2014 15:18

I ka kërkuar babait të mos konsumonte më pije alkoolike, por përgjigja ka qenë e papritur pasi 22-vjeçari u qëllua me sëpatë në kokë nga babai i tij.
Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ku një konflikt në familje për pak sa nuk u kthye në tragjedi mepasoja të rënda.
Në një deklaratë për ngjarjen,Policia e Korçës tha se i plagosuri është Albano Sejdarasi, 22 vjeç, ndërsa autori i plagosjes së tij është babai, Thoma Sejdrasi, i cili është arrestuar.

Janinë, policia greke bllokon 231 kg drogë, arratisen trafikantët shqiptarë.

Postuar në 22 Mars, 2014 15:15

Policia greke bllokoi 231 kilogramë marijuanë në kufirin shqiptaro-grek. Droga u kap në një automjet në Janinë, ndërsa dy trafikantët u larguan duke braktisur mjetin.
Ditën e sotme, policia greke ka ndaluar dy shtetas shqiptarë që ishin në një automjet tjetër, të cilëtdyshohet se ishin shoqërues të mjetit.
210 pakot e drogës janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa po punohet për kapjen e dy trafikantëve që u larguan.

Përleshja e inspektorëve të INUK me pronarët e karburantit në Mallakastër.

Postuar në 22 Mars, 2014 15:03

Shembja e një pike karburanti në Mallakastër, që sipas Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është ndërtuar pa leje, përplasi fizikisht punonjësit e këtij inspektoriati dhe pronarët e objektit.
Tensioni nisi që në orët e para të mëngjesit. Debatet nuk mjaftuan që palët të tërhiqeshin. Dy orë më vonë ato u përplasën fizikisht.
Me pronaret e karburantit u bashkuan edhe banorë të zonës, ndërsa Inspektorët e INUK u mbështetën nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që përdoren shkopinjtë gomës edhe gazin lotsjellës.

Vrasja në Pejë, familjarët protestojnë me kufomën para policisë.

Postuar në 22 Mars, 2014 15:01

Dy viktimat që humbën jetën dje në Pejë pas një sulmi me armë zjarri, janë varrosur sot.

Në shenjë revolte, familjarët e të vrarit Valdet Kelmendi bashkë me kufomën, kanë shkuar para stacionit policorë në Pejë.

Pasi që ishin kryer ritet fetare në shtëpi, të afërmit dhe qytetarët që kishin dalë në ceremoninë e varrimit, kishin shkuar para policisë.

Reforma territoriale, Rama letër Bashës dhe Metës.

Postuar në 22 Mars, 2014 10:59

Një letër e Kryeministrit Edi Rama e publikuar vetëm sot, e cila mban datën 21 mars, i drejtohet po liderit të opozitës, duke formësuar kështu ftesën me shkrim dhe gojë nga dy bashkëaletatët në qeverisje.

Librazhd, mbytet në rezervuar 11-vjeçari.

Postuar në 22 Mars, 2014 10:15

Mbytet një 11-vjeçar nga Librazhdi pas rënies  aksidentalisht në rezervuar. Burime të policisë kanë thënëse ngjarja ka ndodhur në fshatin Xhyrë, të komunës Hotolisht në Librazhd.

Nga të dhënat e para mësohet se vdekja e 11-vjeçarit me iniciale V.F ka ardhur për shkaqe aksidentale. Dyshohet që ai mund të jete rrëzuar në rezervuar.

Kanë qenë familjarët ata që e gjetën të mbytur 11-vjeçarin pas kërkimeve. Ndërkaq, policia vijon hetimet për ngjarjen.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara