Vrasja në Pejë, familjarët protestojnë me kufomën para policisë.

Postuar në 22 Mars, 2014 15:01

Dy viktimat që humbën jetën dje në Pejë pas një sulmi me armë zjarri, janë varrosur sot.

Në shenjë revolte, familjarët e të vrarit Valdet Kelmendi bashkë me kufomën, kanë shkuar para stacionit policorë në Pejë.

Pasi që ishin kryer ritet fetare në shtëpi, të afërmit dhe qytetarët që kishin dalë në ceremoninë e varrimit, kishin shkuar para policisë.

Të shtënat me armë zjarri, kishin ardhur nga persona të panjohur nga vetura në lëvizje “Jeep Cherokee”, ngjyrë ari me targa regjistrimi vendor, ku kishin mbetur të vrarë Valdet Kelmendi dhe Fazli Bajraktari, ndërsa ishin plagosur V. Mala, B.Lajqi, G. Kelmendi, P. Gashi , D. Berisha, F. Dervishi, të gjithë kalimtarë rasti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.