Qëllohet më sopatë në kokë djali, i kërkoi babait të mos pinte alkol.

Postuar në 22 Mars, 2014 15:18

I ka kërkuar babait të mos konsumonte më pije alkoolike, por përgjigja ka qenë e papritur pasi 22-vjeçari u qëllua me sëpatë në kokë nga babai i tij.
Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ku një konflikt në familje për pak sa nuk u kthye në tragjedi mepasoja të rënda.
Në një deklaratë për ngjarjen,Policia e Korçës tha se i plagosuri është Albano Sejdarasi, 22 vjeç, ndërsa autori i plagosjes së tij është babai, Thoma Sejdrasi, i cili është arrestuar.
Krimi ndodhi për shkak të një konflikti familjar, për arësye se Alabano Sejdarasi i kërkonte të atit që të mos konsumonte më alkool.
Babai nuk e ka pritur mirë kërkesën e të birit dhe në gjendje të dehur ka qëlluar me sopatë ndaj tij.
Policia e Korçës, e cila dha detaje lidhur me ngjarjen duke pohuar se i riu ka mbërritur i plagosur rëndë në spital me plagë të shkaktuara me mjete të forta  prerëse.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45. i plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime të rënda, megjithatë mbetet jashtë rrezikut për jetën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.