Alternative
Një kishë në Antarktidë
Rusët kanë ndërtuar në vitin 1990 një Kishë Ortodokse në një bazë në Antarktidë. Një kishë që mund të mbajë deri në 30 vizitorë dhe që shërben edhe në spanjisht, meqenëse afër bazë ka një stacion kilianësh. Kisha quhet Kisha e Shën Trinisë.
Një astronom amator zbulon për herë të dytë një “yll të ri”
Një astronom amator, Emmanuel Conseil, ka zbuluar një yll të ri në galaksinë Triangulum, 2.7 milionë vjet dritë larg. Conseil ka përdorur një obervator të vendosur në ishujt Canarie, Slooh, i cili mund të shfrytëzohet edhe online. Ky “yll i ri” që është zbuluar, konsiston në një një shpërthim gjigand bërthamor që ndodh kur një xhuxh i bardhë vjedh lëndë – kryesisht hidrogjen – nga yëhet fqinje. Kur mbledh majftueshëm nga kjo lëndë, shkatohet një reaksion i fuzionit bërthamor që e shpërndan materialin në hapësirë. Kjo që ndodh bëhet e dukshme disa muaj më vonë.
Fotolajm/Në Tiranë Jamie Vardy, golashënuesi i Leicester?
Foton bashkëngjitur na e ka dërguar një lexues i respublica.al, i cili na shkruan se ia ka bërë në Tiranë (pranë shkollës së baletit) Jamie Vardy-t, golashënuesit më të mirë të Leicester City-t. Lecester City kryeson kampionatin anglez me pikë të barabarta me Arsenalin.
Nuk mund të vërtetojmë origjinalitetin e fotos, por ky djali në foto ose është Jamie Vardy, dora vetë, ose është binjaku i tij që jeton ose ka vizituar Tiranën.
Video/Urgjenca e Kardiologjisë në QSUT. Mjeku "sqarohet" me qytetarin
Raporton gazeta "Shëndeti": "Sot në QSUT, te urgjenca e kardiologjisë, një qytetar u zu me një mjek, i cili, sipas qytetarit, nuk i kishte dhënë të ëmës kujdesin e duhur. Një sherr që tregonlidhur me pasigurinë e mjekëve brenda në spital, por edhe për pakënaqësinë e qytetarëve, të cilët më pas çdo gjë e mishërojnë në dhunë. Si rrjedhojë, gjithçka përfundon në ofendime me "Kush je ti? Nga je ti? Se unë të ... ". Në fakt, nuk është folur asnjëherë për kriteret që duhet të plotësojnë njerëzit që merren me sigurinë dhe rendin nëpër spitale.
Video/Një kallamar gjigand shfaqet në brigjet e Japonisë
Banorët në gjirin Toyama në Japoninë Qendrore kanë qenë dëshmitarë të një kallamari gjigand. Më poshtë pamjet:
Bota në vitin ‘2000 përmes pikturave të viteve ‘900
Bota në vitin ‘2000 përmes pikturave të viteve ‘900
“Washington Post” publikon disa piktura të fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të, që kanë si temë botën e viteve ‘2000. Pra piktura të imagjinatës për atë që do të ishte bota që jetojmë ne sot. Pikturat, të realizuara nga Jean-Marc Côté dhe piktorë të tjerë francëzë në vitet 1899, 1900, 1901 dhe 1910, në disa raste i afrohen realitetit, në disa jo. Gjithsesi secili mund të gjykojë duke parë disa prej tyre:
Femrat në historinë e fotografisë. Edhe një foto nga Tirana
Këto janë disa foto nga arkiva e National Geographic, realizuar në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, në autocrome. Albumi klasifikohet si më i miri në posedim nga NG me foto të femrave. Mes tyre edhe një foto nga Tirana e vitit 1928.
Ndahet nga jeta Baba Arshi Bazaj, kreu i bektashinjve shqiptarë në SHBA
Ndahet nga jeta në moshën 109-vjeçare, Baba Arshi Bazaj. Ai ka drejtuar deri më tani të vetmen Teqe bektashiane në SHBA, në Detroit. Teqeja është themeluar po nga një shqiptar, Baba Rexhepi nga Gjirokastra. Në përcjelljen e tij për në banesën e fundit do të marrë pjesë Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Ai lindi në Sevaster të Vlorës më 1906.
"Dita"
Parashikimi: Deri në vitin 2050 ateizmi do të pësojë rënie, ndërsa Islami rritje
Sipas një raporti të lëshuar nga ‘Pew Research Center’, deri në fund të shekullit, për herë të parë në histori, myslimanët mund të tejkalojnë të krishterët.
Telefonon nga hapësira dhe i bie numrit gabim
Një incident i pazakontë i ka ndodhur astronautit britanik Tim Peake i cili ka telefonuar nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar dhe ka ngatërruar numrin. “Tungjatjeta, planeti Tokë?”, pyeti Peake. Pasi kuptoi se ngatërroi numrin, astronauti, që ka mbërritur në stacion që më 15 dhjetor, kërkoi falje përmes Twitterit dhe sqaronte se ishte vërtetë një thirrje nga hapësira.
