Alternative

Titanozuari 37 m i gjatë(video)

Postuar në 17 Janar, 2016 23:05

Një lloj i ri dinosauri, fosilet e të cilit u zbuluan në Argjentinë në vitin 2014, rezulton të jetë më i madhi që ka jetuar ndonjëherë në Tokë. 37 m i gjatë, specia e re, që bën pjesë te sauropodët dhe klasifikohet si titanozaur, peshon 70 ton. Kjo specie ishte barngrënëse.Video është nga muzeu i Historisë së Natyrës në New York.

Kërkuesit në universitetin e Leuven: Testi i ADN-së për fëmijët që pritet të lindin, i pasaktë

Postuar në 15 Janar, 2016 19:45

Kërkuesit në universitetin e Leuvenit kanë bërë thirrje për mosaplikimin e testit të ADN-së për gratë shtatzanë, që presupozohet se zbulon nëse fëmija do të ketë ose jo ndonjë çrregullim. Sipas profesorit Hilde van Esch, kompanitë që sugjerojnë këtë test, “Gendia” dhe “Antwerp”, po ushtrojnë shantazh emocional për të shitur produktet e tyre. Testi realizohet me kampione gjaku nga të dy prindërit dhe sugjerojnë nëse fëmija mund të ketë çrregullime, si p.sh do të lindë i shurdhër, i verbër, apo me çrregullime mendore.

“Bukuria mund të na mësojë të jemi më tolerantë”

Postuar në 15 Janar, 2016 16:58

“Qëllimi im është të tregoj se bukuria qëndron në ndryshimet tona, jo te trendi, paraja apo rraca”. Kështu shprehet fotografja rumune Mihaela Noroc, e cila udhëtoi nëpër botë duke realizuar fotografi të shumë femrave. “Unë mendoj se njerëzit duhet të jenë më të vetëdijshëm për kulturat e tjera dhe se bukuria mund të na mësojë që të jemi më tolerantë”, thotë ajo. Më poshtë disa prej fotove të saj: 

Sulmi brutal i një peshkaqeni të bardhë

Postuar në 14 Janar, 2016 14:56

Peshkaqeni i bardhë mbetet ende një mister për shkencëtarët, por disa pamje filmike të kapura rastësisht kanë zbuluar mënyrën sesi ai gjuan. Katër peshkaqenë të bardhë sulmuan një dron nënujor duke ardhur nga thellësia. Kjo ka bërë që shkencëtarët të supozojnë se peshakqeni i bardhë që zhytet deri në 200 m, përdor thellësinë për të identifikuar prenë e vet përmes dritës që vjen nga sipërfaqja. Pamjet që jepen në video flasin qartë:

Rusi/Banjo në dëborë në lumin Yenisei

Postuar në 11 Janar, 2016 22:41

Gjeni ku është snajperi!

Postuar në 11 Janar, 2016 16:33

Kinematografia i ka bërë të njohur snajperat gjermanë. Dhe "Buissines Insider" ofron një provë se aftësia e kauflimit të tyre është shumë e mirë.  

 

http://www.businessinsider.com/german-sniper-pointing-a-gun-directly-at-...

Aktivizohet sërish vullkani Shiveluch në Rusi(foto)

Postuar në 10 Janar, 2016 20:52

Mediat ruse njoftojnë riaktivizimin e vullkanit Shiveluch në gadishullin e Kamchatka. Aktiviteti i tij po vjen në rritje dhe kjo ka çuar në spekullimin se mund të ketë një shpërthim të madh. Vullkani u aktivizua ditën e djellë duke nxjerrë një re tymi që arriti 7 km në atmosferë. Vullkani u aktivizua edhe gjatë vitit 2015. 

Thahet plotësisht liqeni i dytë më i madh në Bolivi – 1000 km2

Postuar në 10 Janar, 2016 17:37

Liqeni i dytë më i madh në Bolivi, Poopo, 1000 km2 sipërfaqe ujore, është tharë plotësisht. Humbja kishte nisur një dekadë më parë, kurse më 17 dhjetorin e kaluar u raportua tharja në masën 99.9% të tij. Ai merrte ujë nga lumi Desaguadero i cili rrjedh nga loqeni më i madh i Boliviaë, Titicaca. Poopo ndodhet në lartësinë 3 700 m.

Një puma me deformime monstruoze

Postuar në 09 Janar, 2016 17:01

Gjahtarët në Idaho të SHBA-së kanë vrarë një luan mali – puma –që ka disa deformime monstruoze. Pasi sulmoi një qen në Preston, Puma u zbulua se kishte dhëmbë të dalë edhe në pjesën e sipërme të kokës, e megjithatë jetonte. Shpjegimet janë dy: ose ky është rudiment i një binjaku që ka ngordhur që në fetus dhe shpjegimi i dytë është tumori "teratoma". Ky lloj tumori çon në rritje të dhëmbëve dhe flokëve. 

http://edition.cnn.com/2016/01/09/us/idaho-deformed-mountain-lion/index....

Një varrezë "e gjelbëruar" në lumin Potomac

Postuar në 09 Janar, 2016 16:49

Rreth 200 anije të ndërtuara në kuadër të përpjekjeve të SHBA-së në Luftën e Parë Botërore, ndodhen sot në gjiun Mallows, 30 km në jug të Washingtonit në lumin Potomac. Natyra ka marrë atë që i takon në këto 100 vjet duke e kthyer vendin në një varrezë të “gjelbëruar”. Më poshtë fotot: 

Pages

Subscribe to RSS - Alternative