Alternative
Korrespondenca e papublikuar hedh dritë mbi jetën e trishtë të Maria Callas
E famshme, e talentuar si pak të tjerë, me një jetë të klasit të lartë, sopranoja Maria Callas do të duhet të ishte zilia e të gjithëve. Por mesa duket jeta e saj personale ka qenë krejt tjetër gjë. Disa letra të saj, publikuar së fundmi nga Lyndsy Spence, e cila ka patur akses në këtë korrespondencë të papublikuar më parë, hedhin dritë mbi marrëdhënie të vështira, deri edhe në dhunë seksuale nga njerëz të afërt me të, si p.sh Aristotel Onassis, një miliarder grek që më vonë u martua me Jackie Kennedy.
Një grup studentësh serbë shpikin pajisjen që bën mbjellje automatike lulesh
Në Serbi, studentët e Universitetit të Kragujevacit kanë shpikur një pajisje që do të zëvendësojë qindra krahë pune në bujqësi. Pajisja e patentuar për të cilën ata kanë punar gjatë është një makineri për mbjelljen automatike të luleve dhe perimeve. Ajo mund të mbjellë në kontejnerë edhe lulet ose farat e lakrës, të cilat njihen si më delikatet, me një saktësi të pabesueshme.
Makinerisë i duhen vetëm 25 minuta për tridhjetë kontejnerë, një punë që nga një puntor do të bëhej për një ditë të tërë.
Spiunë izraelitë të maskuar si gazetarë për familjen mbretërore në Emirate
Një përpjekje izraelite për të mbledhur informacion për një prej familjeve mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pas këtyre përpjekjeve qëndron një kompani e inteligjencës që merret me çështjet e biznesit, raportoi të martën “Daily Beast”.
Algoritmet dizajnojnë filarmoninë e re të Hamburgut
Filarmonia e Hamburgut është një ndërthurje surprizuese e arkitekturës dhe teknologjisë. Holli koncertor ka kushtuar plot 834 milionë dollarë dhe ka një arkitekturë mahnitëse. Elementi më interesant është auditori qendror, një “shpellë fildishi” me shkëlqim e ndërtuar nga 10 000 panele akustike unike që veshin tavanin, muret dhe parmakët. Me një strukturë që i ngjan një gume koralore të valëzuar, njëngjyrëshe, holli është gjithashtu edhe një arritje teknologjike.
Ndryshojnë rregullat e shahut
Shahu ka një histori të gjatë që shtrihet në mijëvjeçarë. Ndërsa rregullat kanë evoluar gradualisht gjatë 1500 viteve të fundit, ndryshimi i fundit i madh që u është bërë atyre daton afërsisht në vitin 1860.
Histori e gjatë me hashashin në Shqipëri
Një e dhënë kurioze nga arkivat shqiptare na jep një mundësi për ta parë çështjen e hashashit si dukuri të shtrirë në kohë dhe në kulturën shqiptare. Më poshtë po përcjellim një dokument të vitit 1956, që konsiston në një urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, Siri Çarçani, për ndalimin e shitjes së hashashit(hashishit), referuar Kodit Penal, por edhe kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë që nënvizonte se lënda në fjalë është e dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
Seksi i mërzitshëm
Andrew Gotzis, psikiatër në Manhattan me një përvojë të gjatë në psikoterapi, ka trajtuar për disa vite me radhë një çift heteroseksual. Për të ruajtur anonimatin, partnerët po i quajmë Jane dhe John. Ata kryejnë marrëdhënie seksuale mesatarisht tre herë në javë. Shumë prej nesh mund t’i kenë zili, nëse marrim parasysh faktin që John dhe Jane - të cilët janë në të 40-at - janë bashkë prej gati dy dekadash. Vetëm duke bërë llogarinë e numrave, dikush mund të pyesë pse ata kanë nevojë t’i drejtohen një terapisti.
Mercenari skocez që do të ekzekutonte Pablo Escobar-in
Në 1989, një ekip mercenarësh britanikë, të udhëhequr nga skocezi Peter McAleese, udhëtoi për në perandorinë kriminale të njeriut më të rrezikshëm në botë, me qëllimin për ta ekzekutuar.
Pablo Escobar ishte udhëheqësi i kartelit të drogës Medellin në Kolumbi dhe një nga kriminelët më të pasur në histori.
Ai ishte prodhuesi dhe shpërndarësi më i madh i kokainës në botë, përgjegjës për deri në 80% të tregtisë globale të drogës në atë kohë.
Ish-operativi i SAS-it, McAleese, u rekrutua nga një kartel rival kolumbian për të vrarë Escobar-in.
Nërron jetë në moshën 94 vjeçare, Lou Ottens, shpikësi i kasetës
Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare, Lou Ottens, inxhinieri hollandez që konsiderohet si shpikësi i kasetës së regjistrimit. Njoftimin e vdekjes e ka dhënë familja e tij nga qytet i Duizel.
Ermotti, menaxheri më i paguar në Europë
Sergio Ermotti është një ndër menaxherët më të mirëpaguar ndonjëherë në Zvicër dhe Europë. Ish-drejtues Ekzekutiv i Ubs, shoqëri zvicerane që ofron shërbime financiare, Ermoti është paguar sipas të dhënave zyrtare me 11.9 milionë euro vetëm në vitin 2020.
