Zbulohen 21 emocionet njerëzore, paraqiten grafikisht me foto.
Portretizohen me foto 21 emosionet njerëzore. Aleix Martines, kërkues nga Universiteti i Shtetit në Ohajo, në ShBA tha se autorët e studimit, kanë shkuar përtej gjendjeve emocionale të thjeshta si ‘i lumtur’ apo ‘i gëzuar’.
“Kemi gjetur një vazhdimësi të fortë në mënyrën sesi njerëzit i lëvizin muskujt e fytyrës për të shprehur 21 kategori emocionesh. Kjo është mahnitëse dhe na tregon se këto 21 emocione shprehen në të njëjtën mënyrë nga kushdo, të paktën në kulturën tonë.”, tha Martines.
Sipas tij kufizimi i emocioneve në gjashtë kategori të vetme është njësoj si të pikturosh duke përdorur vetëm ngjyrat bazë.
Kërkuesit fotografuan 230 studentë vullnetarë, që përjetonin emocione të ndryshme, të nxitura nga urdhratverbale. Për shembull, fjalët “ti sapo more një lajm fantastik të papritur”, prodhonin një shprehje që u quajt “lumturisht i habitur”, ndërsa fjalët “ti mban erë të keqe”, nxisnin një shprehje fytyre “të neveritur”.
Më pas u bë një kërim për të gjetur të përbashkëtat dhe dallimet midis 5000 imazheve të mbledhura. Për ta bërë këtë u përdor një listë të dhënash, e përdorur zakonisht për analizën e gjuhës trupore, e quajtur “Sistemi i Kodimit të Veprimeve Faciale”. Ajo çoi në identifikimin e 21 emocioneve, që përfshinin kombinime të gjashtë emocioneve bazë.
Emocionet:
I lumtur
I mërzitur
I frikësuar
I zemëruar
I habitur
I neveritur
Lumturisht i habitur
Lumturisht i neveritur
I frikësuar trishtë
I zemëruar trishtë
I habitur trishtë
I neveritur trishtë
I zemëruar frikshëm
I habitur frikshëm
I neveritur frikshëm
I habitur me zemërim
I neveritur me zemërim
I habitur me neveri
I shtangur
I urryer
I përulur
Add new comment