Zaloshnja i përgjigjet “anonimit” rreth kostos së aksidenteve

Postuar në 26 Tetor, 2013 09:46

Komentuesi “anonim” i artikullit “5 viktimat e Shkodrës dhe parandalimi i viktimave” (http://respublica.al/opinion/2013/10/24/5-viktimat-e-shkodres-dhe-parandalimi-i-viktimave) shkruan: “Kendveshtrimi i Zaloshnjës eshte kryesisht nga ana e agjensive te siguracionit dhe anashkalon disi koston humane dhe rrolin e edukimit te brezit te ri jo vetem me rrgullat e quark illicit por edhe per pasojat tragjike te aksidenteve rrugore per familjet e me gjere shoqerine Shqiptare.”.

 Kjo s’është aspak e vërtetë. Sepse, shkruar e zezë mbi të bardhë, në artikull është bërë detajimi i kostove të aksidenteve për shoqërinë:

 “Por aksidentet automobilistike nuk shkaktojnë vetëm dhimbje. Ato i shkaktojnë shoqërisë edhe një kosto të konsiderueshme ekonomike. Sepse çdo aksident shoqërohet edhe me koston e policisë rrugore që shkon në vendin e ngjarjes, me koston për transportimin e viktimave në spital, me koston për mjekimin e viktimave, me dëmin që i bëhet automjeteve, me vonesat e trafikut që shkaktojnë humbje kohe e karburanti, me humbjen e aftësisë për të prodhuar të mira materiale, dhe me shpenzime administrative të ndryshme.

Madje edhe kostot e kompanive të siguracioneve, ne fund te fundit, nga shoqeria mbulohen – nepermjet primeve te sigurimit qe paguan secili qe ka te regjistruar nje makine.

Comments

Submitted by Anim (not verified) on

Ne komentin tim kam dashur te them se këndvështrimi i autorit ndoshta lidhet me eksperiencen qe ka pasur ne fushen siguracioneve dhe eshte anashkalur per mua kostoja njerezore dhe ajo shoqerore - ajo kosto qe permend shkarazi Zaloshnja psh per humbjen e aftesivee prodhuese etc. Fakti qe shumica e viktimave Jane mjaft te rinj ne moshë, si rasti I adoleshenteve Shkodran, apo qe gjysma e rasteve te aksidenteve shoqerohen me te pakten nje te vdekur flet per mua pikerisht per kete kosto te jashtezakonshme humane e shoqerore qe eshte e veshtire ti vesh nje shifer ne pare.
Menyra si Zaloshnja ka mberritur tek shifra 13 mije me duket e sajuar dhe pa ndonje baze te caktuar studimore (te pakten Zaloshnja nuk permend ketu burimet qe ka perdorur per te mberritur ne kete shifer). Kjo nuk do te perbente ndonje problem te madh ne vetvete (pasi ne fakt duhet nisur prej diku per te vendosur nje vlefte te perafruar demi/demshperblimi...quaje si te duash) por mungesa e qartesise per menyren e kalkulimit te saj le shume per te deshiruar. Ca me teper nese kjo behet ne interes te agjensive te siguracionit (gjë qe une se besoj) qe kane interes te madh te "ekzagjerojne" dhe rrisin perfitimet e tyre ne kurriz te publikut dhe nga ana tjeter te ulin demshperblimet per viktimat e familjaret. Zaloshnja duhet ta dije se nje nga problemet me te medha te shoqerive perendimore, vecanerisht asaj amerikane, eshte rritja e pandalshme e shpesh fiktive te tarifave e primeve te insuriance ne 20-30 vitet e fundit qe ka sjelle si pasoje edhe rritjen fiktive te kostos se jetes dhe sherbimeve ne Amerike dhe me gjere.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.