Vajza që i kaloi 10 vitet e para të jetës mes kafshëve të egra
Disa foto të mrekullueshme, që tregojnë pamjet e një ‘Mogli’ real, një vajze që ka kaluar 10 vitet e para të jetës së saj në mes të xhunglës së Afrikës e rrethuar nga kafshët e egra, janë publikuar për herë të parë dhe janë vërtetë mbresëlënëse.
Imazhet përbëjnë në fakt kronikën e jetës së vogëlushes Tippi Benjamine Okanti Degre, e cila u rrit në mesin e kafshëve të egra të xhunglës, njësoj si personazhi Mogli, nga ‘Libri i Xhunglës’, i Rudyard Kipling.
Aventura e jashtëzakonshme filloi që me lindjen e Tippi në Namibi, për të vazhduar më vonë me udhëtimet në Botswana, në ishujt Zimbabe dhe në Afrikën e Jugut, e shoqëruar nga prindërit e saj francez dhe dy fotografë.Vogëlushja e rritur në liri të plotë në mes të natyrës, qëndron pa frikën më të vogël pranë elefantëve, leopardëve apo gjarpërinjve, të cilët i quan miqtë e saj më të mirë.
Add new comment