"Vajza e bardhë" e Kim Kardashian

Postuar në 26 Qershor, 2013 16:19

Vajza e sapolindur nga martesa midis Kim Kardashian dhe reperit Kanye Ëest është tërësisht e bardhë e duket se nuk i ka marrë asgjë babait të saj. 
Të paktën, ky ishte imazhi që 32-vjeçarja i dërgoi miqve të saj në celularët e tyre, nga e sapolindura Veri-Perëndim (emri North-West i vajzës).
Megjithatë, ndërsa Kanye e ka kaluar testin e atësisë, shumë prej miqve të Kardashian nuk e kaluan testin e besimit.Në të vërtetë, fotoja e dërguar nuk ishte autentike, por një imazh fallso.

Qëllimi i mesazhit që Kim dërgoi ishte të vendoste në provë miqtë e saj, për të [arë se cili nga rrethi i saj i ngushtë do ta shiste tek mediat foton, duke thyer kështu besimin e saj.

Ndërkohë, kureshtja për të parë fëmijën 10-ditësh vazhdon të jetë e madhe. Për momentin, nuk ka asnjë shenjë se Kim e Kanye kanë ndonjë qëllim që të prezantojnë krijesën e tyre me botën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.