Upton e gatshme për filmin e ri
Bosët nga Hollywoodi dinë se si ta nxjerrin më të mirën nga Kate Upton.
Bukuroshja kishte veshur një parë bikini ngjyrë të bardhë për skenat e filmit “The Other Woman”.
Ajo është fotografuar duke lidhur mirë sutjene, për t`iu shmangur ndonjë “rreziku”, derisa filmonte skenat në një plazh të Hamptons të Nju Jorkut.
Kate, e cila mbushi 21 vjet të hënën ishte duke filmuar një skenë me kolegun e saj Nikolaj Coster-Waldau, për filmin në të cilin luajnë edhe yjet Cameron Diaz dhe Leslie Mann.
Aktori danez ishte shumë me fat pasi i`u afrua shumë bukuroshes amerikane sepse shkëmbyen puthje.
Por romanca e tyre ndodhi para kamerave, sepse modelja e të brendshmeve thuhet se është në lidhje me bukuroshin e “Dancing With the Stars”, Maksim Chmerkovskiy.
Add new comment