Të zgjuarat e Hollivudit.

Postuar në 17 Prill, 2014 14:46

Stereotipi se bjondet nuk janë dhe aq të zgjuara, përfundimisht është një çështje që i takon së kaluarës dhe këtë e konfirmojnë shumë yje të shoubiznesit. Gjithmonë është thënë se bjondet dhe inteligjenca nuk mund të shkojnë së bashku, por pesë biondet që do prezantojmë më poshtë, tregojnë të kundërtën. Ato kanë studiuar në fakultete elite, flasin shumë gjuhë dhe befasojnë me inteligjencën e tyre.

Aktorja e bukur Jodie Foster, është diplomuar në literaturë në kolegjin e famshëm “Yale” dhe përveç kësaj, IQ-ja e saj është mbi mesataren 140.
Këngëtarja Madonna, e cila për publikun e gjerë ishte e njohur për skandale, në fëmijëri ishte nxënëse e shkëlqyeshme. Madonna ishte një nxënëse aq e talentuar dhe shembull, sa kishte fituar bursën për një kolegj prestigjioznë Miçigen. “Mensa”, shoqëria më e vjetër për testimin e IQ-s, e ka quajtur këngëtaren një gjeni në listën më të re ndërkombëtare të inteligjencës.

Aktorja e bukur Sharon Stone, edhe pse e njohur për skenat lakuriqe në gati secilin film të saj, ka nivelin e inteligjencës prej 154 dhe për këtë është kualifikuar për anëtare të Mensa-s si jashtë mase e mençur. Këngëtarja kolumbiane Shakira, nuk mahnit vetëm me trupin e saj tërheqës dhe zërin e jashtëzakonshëm, por edhe me inteligjencë. Ajo e ka nivelin e IQ-s 139, rrjedhshëm flet anglisht, spanjisht, arabisht dhe portugalisht.

Aktorja Nicole Kidman është njëra nga aktoret më inteligjente të Hollivudit ku IQ-ja e saj është 132. Ylli i filmit “Moulin Rouge”, në moshën 17-vjeçe është dashur të braktisë shkollën, për t’u kujdesur për familjen. Ishte nxënëse e shkëlqyer e “VictorianCollege of Arts” në Melburn.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.