SUNDAY MOVIE REVIEW: Producentja e Mëngjesit - një film i shkëlqyer për gazetarinë

Postuar në 11 Shtator, 2011 02:24

 “Producentja e Mëngjesit” (Morning Glory) është një film komedi-dramë që trajton temën e realitetit televiziv. Ai tregon se kur dikush në botën e lajmeve dhe televizionit ka vendosmërinë, dedikimin dhe talentin mund të realizojë ëndrrën më të madhe, pavarësisht nga seksi apo mosha, dhe mund ta shndërrojë një program televiziv të dobët në një sukses të vërtetë. Ky film mund t’iu shërbejë gazetarëve të rinj, për ti bërë të kuptojnë sa mund duhet për të çarë përpara në botën e ashpër të rrjeteve televizive. Por, ky film është me të vërtetë tërheqës edhe në aspektin artistik falë interpretimit të mrekullueshëm të artistes së re të talentuar Rachel McAdams dhe gjigandëve të kinemasë Harrison Ford, Diane Keaton dhe Jeff Goldblum.

Filmi ka për regjizor Roger Michell dhe u shfaq premierë në Shtetet e Bashkuara më 10 Nëntor 2010 dhe në Evropë në 2011.

Subjekti i filmit

Becky Fuller (Rachel McAdams) është një producente e re në moshë e cila punon në emisionin e mëngjesit Good Morning New Jersey. Si pasojë e shkurtimit të shpenzimeve të rrjetit televiziv ajo humbet vendin e punës atje dhe kërkon me dëshpërim një vend tjetër si producente në shumë kanale televizive. Pas shumë përpjekjesh dhe CV-ish të dërgura kudo ajo punësohet nga rrjeti IBS për të punuar si producente e një emisioni mëngjesi të quajtur Daybreak i cili humbet gjithmonë e më shumë shikues në rivalitet me show-n Today të rrjetit NBC.

Me të filluar punë si producente Becky nis të riformatojë programin dhe të disiplinojë stafin. Ajo heq nga puna prezantuesin dembel dhe mendjemadh të emisionit që në ditën e parë dhe vihet në kërkim të një figure të njohur të pa angazhuar për ta përdorur si prezantues krahas prezantueses femër Colleen Peck (Diane Keaton), një ish-mbretëreshë bukurie. Këtu ajo njihet me faktin që IBS ka në kontratë një legjëndë të televizionit amerikan Mike Pomeroy (Harrison Ford) i cili është fare i pangazhuar por që paguhet miliona dollarë nga kontrata. Si të gjithë gazetarët e njohur Mike është kryeneç, por ajo e detyron të punojë në Daybreak duke e kercënuar se nëse nuk pranon atëhere kanali IBS ka të drejtën të përfundojë kontratën dhe t’ia heqë atij burimin e të ardhurave. Në fillim punët nuk shkojnë mirë, për shkak se Mike është një kryeneç dhe harbut i vërtete. Por pak nga pak emisioni fillon të ndryshoje dhe arrin të fitojë publik. Mike perdor autoritetin, burimet e informacionit dhe përvojën e tij gazetareske për të dhënë live arrestimin e guvernatorit të New Jersey-it për korrupsion. Kështu Daybreak bëhet një nga emisionet më të shikuara të mëngjesit.

Gjatë punës në IBS Becky zhvillon një lidhje romantike me producentin e emisonit të lajmeve Adam (Patrick Wilson) i cili gjithashtu ka punuar me Mike Pomeroy.

Kritika

Filmi u prit në përgjithësi mirë nga kritika dukë shënuar 6/10 në klasifikimin nga Rotten Tomatoes. Kritikët vlërësuan interpretimin e aktores kanadeze Rachel McAdams dhe çiftit Ford-Keaton, por nuk dhanë vlerësim shumë pozitiv për aspektin gazetaresk të filmit.

Siqoqoftë filmi është një realizim i mrekullueshëm dhe rekomandohet të shihet menjëherë sapo të bëhet i disponueshëm në rajonin tuaj.

Në klasifikimin tonë filmi vlerësohet me 8 nga një shkallë maksimale prej 10.  

Vizitoni faqen zyrtare të filmit http://www.morningglorymovie.com për të parë trailerin e filmit dhe të mësoni më shumë.

Alfred Kola

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.