Stresi largohet nga Shqipëria: S'jetohet në regjimin e Ramës

Postuar në 30 Nëntor, 2014 07:45

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin "Stresi", është larguar nga Shqipëria dhe prej më se tre muajsh është duke jetuar në Gjenevë të Zvicrës. Në një intervistë televizive, këngëtari është shprehur se kishte vendosur që të braktiste Shqipërinë, pasi nuk pajtohet me qeverisjen e kryeministrit aktual.

"Nuk mund të vazhdoj të jetoj në regjimin e Edi Ramës. Kam marrë një vizë dyvjeçare pune për shkak të koncerteve që kam në vende të ndryshme të Europës. Jam zhvendosur në Gjenevë. Atje jam përshtatur mirë. Kurse familja ime gjendet në Tiranë, ku punojnë dhe jetojnë normalisht", tha Stresi.

I riu nga Tropoja tha se për sa kohë që në Shqipëri do të drejtojë qeveria e majtë e Ramës ai nuk ka ndërmend të rikthehet për të jetuar këtu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.