Strategjia për ditën e zgjedhjeve, automjete të veshura me logo të LSI-së pranë qendrave të votimit

LSI ka zgjedhur që gjatë ditës së zgjedhjeve të jetë e pranishme në të gjitha qendrat e votimit. Ajo ka zgjedhur një stretegji që e bën të dallueshme prezencën e saj në të gjitha qendrat e votimit. Kështu automjete të veshura me logon e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë parë pranë disa qendrave të votimit në Shkodër e Korçë, çka ka detyruar komisionerët e djathtë të kërkojnë ndërprerje të procesit deri sa këto automjete të largohen në distancën që parashikon Kodi Zgjedhor.
l.m
Add new comment