Stoltenberg zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

Ish-kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg është zgjedhur Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s duke zëvendësuar danezin, Andres Fogh Rasmussen.
Në një komunikatë të NATO-s thuhet: “Këtë pasdite, Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të zgjedhë z. Jens Stoltenberg si Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s dhe President të Këshillit të Atlantikut të Veriut, si pasues të Andres Fogh Rasmssen”.
Stoltenbeg do të marrë drejtimin e aleancës ushtare të 28 vendeve në tetor, kur Rasmussen do të japë dorëheqjen pas samitit të NATO-s në Uells. Rasmussen ka drejtuar NATO-n për pesë vjet e dy muaj dhe do të largohet në fund të mandatit.
S.S
Add new comment