Siria sipas Zonjës Asma Al Assad!
Siria mund të jetë nën kthetrat e një lufte të rreptë civile, me regjimin e saj vrastar, i cili pritet të përballet me ndërhyrjen ushtarake amerikane. Por në llogarinë e Presidencës siriane në rrjetin “Instagram” Zonja e Parë, Asma Al Assad është përpjekur të “pikturojë” një tablo krejt tjetër të situatës atje.
Platforma sociale duket se po i shërben regjimit diktatorial si një formë propagande.
Rolin kryesor këtu e luan gruaja e Presidentit, Asma Al Assad, e cila nëpërmjet fotografive që poston përpiqet të maskojë krimet e kryera nga forcat ushtarake të drejtuara nga bashkëshorti i saj.
Add new comment