Shpreh në Facebook dashurinë për vajzat më pas i mbyt me qese plastike.

Postuar në 10 Shtator, 2014 03:42

Një nënë 24-vjeçare nga Washngtoni, një ditë pasi postoi në rrjete sociale foto me vajzat duke shkruar se sa shumë i donte, i ka mbytur me qese plastike dy vajzat e saj, Ayden 1 vjeçe dhe Kayla 3 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djelë dhe fqinjët që kanë dëgjuar ulurimat e vajzave, kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Vajzat ndodheshin pa ndjenja kur janë dërguar me urgjencë në spital por kanë ndërruar jetë një orë më pas.

Mediat e huaja shkruajnë se nëna e re Sonya Spoon 24-vjeçe vuante nga çrregullime mendore, madje edhe në foton shkrepur nga policia ajo duket e buzëqeshur duke mos shprehur pendim për veprimin e kryer

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.