Shënim: Ambasada e SHBA monitoron zonat ku garon LSI

Postuar në 21 Qershor, 2015 06:05

Duket se formula “me qetësi dhe dashuri” që ka shtënë në punë së fundmi kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nuk para bind kollaj të gjithë. Një nga aspektet që ka rënë në sy me hapjen e procesit zgjedhor të sotshëm, është prezenca e ambasadorit amerikan, Donald Lu, në Vorë dhe zv.ambasadorit Henry Jardine në Lezhë. Lu madje ka deklaruar se është aty si vëzhgues. “Unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër. Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të mbara qytetarëve shqiptarë!”, ka thënë Lu. Vora dhe Lezha kanë qenë zona me probleme dhe incidente dhe me sa duket shqetësimet e ngrituara edhe në media janë marrë seriozisht. Por në planin politik, bie në sy kujdesi për të ndjekur nga afër sesi ecën procesi aty ku në garë është LSI-ja e Ilir Metës. Të paktën për në Vorë është raportuar dhe pretenduar se ka përfshirje të strukturave shtetërore në ushtrim presioni ndaj zgjedhësve. Me këtë rast ndoshta merr kuptim edhe mesazhi i ambasadorit amerikan për “Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Ndoshta ky deklarim i Lu vjen disi “ndesh” me qëndrimin e përsëritur të dyshes Rama-Meta se : “Kush nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet”. Kjo do të kishte vlerë reale në rastin kur janë përmbushur të gjitha kushtet për ushtrimin e lirë të ësë drejtës së votës.
s.z

Comments

Submitted by Ish Lsi (not verified) on

<p>E shikoni qe LSI eshte kriminale, edhe USA po e monitoron.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.