Sekretet e një dimri të lumtur.

Si të krijoni një gjendje të mirë shpirtërore në dimër?
1. Përqafoni stinën
Temperatura nën zero? Qiell gri? Humor jo i mirë? Jashtë mund të jetë një kohë e zymtë, por brenda jush s’ka pse të jetë e tillë. Ka shumë gjëra të thjeshta që mund të bëni për të qenë pozitiv. Është shumë e rëndësishme të mbani humorin tuaj lart sepse ju mban larg marrjes së kileve të tepërta për shkak të gjendjes letargjike.
2. “Dimëroni” stërvitjen tuaj
Mund ta keni të vështirë të motivoheni për të shkuar në palestër kur temperaturat janë nën zero. Por ushtrimet ndihmojnë për të përmirësuar gjendjen tuaj të humorit, për të cilën keni shumë nevojë gjatë dimrit. Jepini vetes disa nxitje. Krijoni një axhendë me oraret e stërvitjeve në fillim të javës, në varësi të llojit të ushtrimeve, për ta bërë më interesante. Pastaj shpërbleni veten me diçka pas përfundimit të ushtrimeve, si p.sh një manikyr-pedikyr. Nëse kushtet e motit do të jenë shumë të tilla që nuk stërviteni dot, mbani një DVD ushtrimesh në shtëpi.
3. Ushqehuni në mënyrë optimiste
Mundohuni të hiqni dorë nga tundimi për yndyrna dhe karbohidrate të cilat mund të bëjnë “kërdinë” me nivelin e sheqerit në gjakun tuaj. Disa ushqime të shëndetshme mund të dyfishojnë përfitimet, nëse ato përmbajnë nutrientë që përmirësojnë gjendjen e humorit si p.sh acidet yndyrore omega-3, karbohidratet e mira (drithërat e plota), proteinat dhe vitamina B.
Disa sugjerojnë që për mëngjes të hani tërshërë, pasi është e pasur me fibra që përmbajnë serotoninë, një element që përmirëson gjendjen tuaj të humorit dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Për darkë mund të hani makarona të plota gruri me salmon i cili është i pasur me omega3.
4. Përgatisni grupin tuaj
Arinjtë mund të flenë, por njerëzit nuk janë të predispozuar ta kalojnë gjithë dimrin në “strofkat” e tyre. Në fakt, socializimi ka shumë ndikim në rritjen e gjendjes suaj të humorit, sipas Estherë Sternberg, autori i “The Balance Within”. Në vend që të qëndroni në shtëpi deri në pranverë, rezervoni çdo ditë një takim me miqtë, drekë me kolegët, vizitë tek motra, etj. Edhe krijimi i rutinave në grup ndihmon shumë, si p.sh të shkoni për të pirë verë me grupin tuaj shoqëror ose të shkoni për të kërcyer.
5. Shijoni kënaqësitë e dimrit
Dorashkat e leshta! Patinazhi në akull! Merrni kohë për të shijuar gjërat më të mahnitshme në lidhje me këtë sezon. Kur ju të mendoni se çfarë gjërash të bukura ju rrethojnë, mendimet optimiste do të triumfojnë ndaj atyre negative. Herën tjetër që do të mendoni për këmbët dhe hundën që ju janë mpirë nga i ftohti, mendoni edhe për atë që është pozitive – ju do të pini një çaj të nxehtë para zjarrit që kërcet në oxhak.
6. Planifikoni një udhëtim të mrekullueshëm
Nuk keni pse prisni festat për t’u larguar. Një udhëtim jashtë qytetit mund ta bëni kurdo, qoftë edhe vetëm. Udhëtimet ndihmojnë për të qenë më të lumtur.
7. Vishuni sipas motit
Të qenët nën gëzof mund t’ju bëjë të ndiheni si një “plak bore” i shndritshëm. Gjithashtu duke u ndier ngrohtë, shkakton një ndjenjë kënaqësie; nëse ndieni të ftohtë, do të ndiheni të ngathët për shkak se trupi ka nevojë për energji, thotë Vincent Pedre, instruktor klinik i mjekësisë në Mt. Medical Centër në Sinai, New York City. Mos dilni nga shtëpia pa shall, dorashka dhe kapele.
8. Shijoni dritën e diellit
Trupi juaj prodhon vitaminë D e cila ndihmon në rregullimin e gjendjes së humorit. Përtej faktorit të vitaminës D, rrezet e diellit rrisin nivelin e sertoninës, një element që punon për të mposhtur melatoninën e cila ju bën të ndiheni të përgjumur. Kështu që sapo të shikoni disa rreze, dilni menjëherë për t’i shijuar.
Add new comment