S’kishte patentë, policia bllokon një Lamborghini të një 24-vjeçari nga Katari

Postuar në 27 Qershor, 2013 16:16

Policia në Londër bllokoi një makinë të rrallë, pasi pronari i saj nga Katari, u gjet pa leje drejtimi dhe siguracion të saktë.

Supermakina Lamborghini Aventador, e cila nga ngjyra dhe efektet e veçanta, dukej sikur vinte nga ndonjë film futuristik,  u konfiskua një ditë më parë në afërsi të Harrod’s në Knightsbridge.

Pronari i saj është 24-vjeçari, Nasser Al-Thani, një anëtar i familjes në pushtet nga Katari.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.