Roli i institucioneve të mbushur me mëkate dhe mëkatarë në zhvillimin ekonomik të vendit

Jetojmë në një vend ku privimi, varfëria dhe “shtypja” janë të mëdha. Ka shumë probleme të vjetra dhe të reja si varfëri të vazhdueshme; nevoja bazë të pa plotësuara; shkelje të të drejtave elementare politike dhe lirive themelore si dhe kërcënime gjithmonë e më serioze për qëndrueshmërinë e mjedisit dhe ekonomisë sociale. Probleme të tilla janë të përhapura në ҫdo skaj të vendit, tejkalimi i të cilave është një aspekt qëndror i zhvillimit. Pasi zhvillimi konsiston në eliminimin e llojeve të ndryshme, të mungesës së lirive të cilat u lënë njerëzve zhgjedhje të pakta dhe pak mundësi për të vepruar në bazë të arsyes, për të bërë zgjedhje të frytshme. Eliminimi i mungesës së këtyre lirive është themeli i zhvillimit ekonomik dhe social të një vendi. Pasi zhvillimi nuk është vetëm rritja ekonomike por edhe përmirësimi global i cilësisë së jetës dhe rritja e mundësisë së zgjedhjeve e cila është kushti primar për të qënë të “lirë”.
Sigurisht rolin primar për mungesën e lirive themelore dhe rritjen e mundësive të zgjedhjeve të njerëzve e kanë institucionionet të cilat nga një anë mund të nxisin rritjen ekonomike dhe mirqënien e një vendi nga ana tjetër mund të pengojnë atë. Këto që po them me fjalët e mia i përkasin në fakt themeluesit të shkencës ekonomike moderne, pra Adam Smith i cili e shihte zhvillimin si funksion i një triade: kulturë, institucione dhe burimet. Për të shpjeguar këto koncepte po e nis nga fundi pra nga burimet. Burimet në kuptimin e gjerë përfshijnë kushtet gjeografike ato që sot ne i quajmë ndryshe edhe kushte gjeopolitike pra: pozicioni, dalje në det, lumenj, rrugë, që janë parakusht i rëndësishëm për tregtinë. Po ashtu burime konsiderohen edhe burimet agrare, minierat, burimet njerëzore, pra njerëz të arsimuar dhe specialistë të mirë. Megjithatë burimet në vetvete nuk mjaftojnë për zhvillin ekonomik të një vendi, pasi nëse ato do mjaftonin atëherë Svicra do ishte vendi më i varfër në Europë ndërsa Shqipëria do ishte ndër më të pasurat. Në të vërtetë Zvicra është vendi më i pasur në Europë për nivelit e të ardhurave ose më saktë është me e pasur edhe se Amerika që për ne është siҫ ishte Beatrice për Danten. Burimet edhe pse janë të rëndësishme ato skanë parësinë në zhvillimin ekonomike të një vendi, megjithatë nuk duhen të injorohen.
Nëse policy maker tanë do orientojnë politikat ekonomike nga prodhimi duke shfrytëzuar burimet me siguri sdo ktheheshim në një vend fason-dipendent. Nëse naftën do tentonim apo do nxisnim përpunimin në vend sdo kishim nevoj për 400 mij ton naftë importi e do përmirsohej edhe balanca tregtare. Ndërsa ne jemi kthyer në një vend afrikan që eksportojmë minerale, naftë të papërpunuar, produkte fasoni e importojmë gjithcka tjetër. Kuptohet që nuk është kaq e thjeshtë sa shkruhet po gjithsesi mjafton të analizohet importi të shifet ca mund të prodhohet në vend e të stimulohet prodhimi me anë të defiskalizimit të ftohen investime të huaja në atë sektor etj etj
Personalisht insitucionet nuk janë të preferuarat e mia. Fuqia që kanë për të bërë mirë shoqërohet pothuajse gjithmonë me mundësinë për të bërë ekzaktësisht të kundërtën dhe si ekonomist zhvillimi kam pasur shumë herë rastin të pyes veten nëse këto institucione nuk mund të kishin bërë më mirë? Për të kuptuar më mirë insitucionet po jap një shëmbull mbi rolin e insitucioneve në bujqësi meqë sektori bujqësor konsiderohet si primar për ekonominë e vendit. Në bujqësi pronësia e tokës është shumë e rëndësishme, ajo është kusht primar për zhvillimin e agrikulturës në tërësi. Para viteve ’90 toka u shtetëzua dhe të gjithë janë parimisht dakort që shpronsimi i saj ishte dicka e pa drejtë dhe jo me produktivitet. Në fillimin e viteve ’90 ishin institucionet drejtuese ato që morën vendimin për reformën agrare ose sic njifet ndryshe ligji 7501. E natyrshëm lind pyetja po këto institucione vallë nuk mund të bënin diҫka më mirë sesa të ndanin tokën në më shumë se 460 000 copa? Vallë si mund të investoj unë i qetë në një tokë kur se di se ҫfarë do ndodhi nesër? Si do zgjidhet fakti se në pjesën më të madhe të tokës bujqësore ka dy apo më shumë pronar, të dy legjitim se njëri e ka të trashguar ndërsa tjetrit ia ka dhënë nga shteti. E si ky gabim i pa rekuperueshëm ka me qindra të tjerë pasi institucionet në Shqipëri janë të mbushur me mëkate dhe mëkatarë. Për mos tu shkëputur nga shembulli i bujqësisë përsëri do shtoja faktin që shpesh eksponentët primar të qeverrisë në vitet e fundit thonë se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë do të bazohet në bujqësi, ajo do të jetë sektori primar i ekonomisë. Por harrojnë faktin se zhvillimi ekonomik i një vendi s’mund të bazohet vetëm në një sektor, ku ai vet varet nga kushtet klimaterike. Pasi kjo do të prodhonte një rritje ekonomike afatgjatë sinusoidale, sipas kushteve klimaterike, do të ishte edhe rritja ekonomike. Zhvillimi duhet të ketë në fokus punësimin dhe rritjen e produktivitetit dhe mbi të gjitha duhet orientuar në sektorë defiҫitarë siҫ është industria ushqimore.
Për sa i përket kulturës, do doja ta shpjegoja me një shëmbull: ditët e fundit flitet shpesh per rritjen e ҫmimit të energjisë elektrike, të gjithë e konsiderojnë këtë rritje si një rritje e pamoralshme nëse do bëhet në kushte të tilla. OSSHEE ka rreth 150 milionë humbje edhe pse ka monopolin e shpërndarjes së energjisë elektrike, paradoksale të mendohet për një monopol të ketë kaq shumë humbje. Megjithatë kjo vlerë është e njëjtë me vlerën e llogaritur të energjisë që vidhet dhe humbet në rrjetin e amortizuar në një vit. Lind natyrshëm pyetja se pse OSSHEE nuk merr masa për të ndaluar vjedhjet? Pse mamaja ime që është pensioniste duhet ta paguaj energjinë elektrike, ndërsa në zona të ndryshme të Shqipërisë kanë 20 vjet që nuk paguajnë asnjë qindarkë. Pse psh në Lazatat apo në zona të Shkodrës nuk paguan njeri dhe OSSHEE vazhdon tu mundësojë atyre furnizimin me energji elektrike? Shtrohet pyetja vallë sdo ishte më mirë që para se të mendohej për rritjen e ҫmimit të energjisë elektrike të merreshin masa për ata që spaguajnë pra të rriteshin arkëtimet? Herë pas here është folur për sahat me kartë kur shifet si e vetmja rrugë për disa zona pse duhet të presim mbi 15 vjet nga hera e parë që është folur e akoma spo behet asnjë hap?!
Kultura qëndron edhe në jetën e përditshme të istitucioneve publike ku drejtuesit e tyre janë të mbushur me mëkate e abuzojnë shpesh, por praktika e dorheqjes është pothuajse e pa aplikuar në Shqipëri, diҫka utopike për ne Shqiptarët.
Kultura qëndron edhe në faktin se asnjë nuk dënohet kur gabon psh në tëtë vitet në pushtet të qeverisë së kaluar rreth 4500 veta fituan gjyqin për heqje nga puna në mënyrë të padrejtë. Shteti u detyrohej këtyre nënpunësve rreth 82 milionë euro edhe në këtë rast natyrshëm lind pyetja vallë pse taksapaguesit shqiptar, ata të rregulltit duhet të pagujnë për gabimet e tjetrit. Pse një drejtues që heq njerëz nga puna apo dëmton ekonominë nuk duhet ti paguajë më kursimet e veta dëmet ashtu sic ndodh edhe ne Francë? Se vetëm kshu ky vend mund të bëhet një shtet serioz në ҫdo sens. Në Francë nëse një drejtues i shkakton dëm istitucionit nëse është në vlerë të ulët e paguan shtetin me kursimet e veta. Nëse ky dëm shkon më tepër mbi 100 mijë euro atëherë detyrohet që të paguaj 40% të dëmit e pastaj kalon edhe për proҫedim penal. Nëse kjo gjë do ndodhte edhe në Shqipëri aspirantët për drejtorë do e pyesnin disa herë veten nëse do ja vlente të pranonin një post apo jo.
Tani besoj e kuptoni se problemet kryesore të këtij vendi nuk janë as varfëria e tejskajshme që ka vendi, as mungesa e ujit apo e dritave. Problem primar është se asnjë nuk dënohet kush gabon.
Për të konkluduar mund të them se kultura është shumë e rëndësishme në zhvillimin ekonomik të një vendi pasi është kultura ajo që do e shtynte të gjithë personalitet të flisnin për problemet e verteta të vendit siҫ është rasti rasti i Bankës apo pak kohë më parë kur diskutohej e ardhmja e vendit, pra reforma në arsim apo sot rasti i ngritjes së ҫmimit të energjisë elektrike. Apo është kultura ajo që do të tentonte të luftonte sa do pak korrupsionin i cili ka 20 vjet që mbretëron në ҫdo hallkë të shoqërisë. Nëse në ciklit e jetës diҫka lind, rritet e pastaj vdes, ky korrupsioni jonë duket sikur po rrigjenerohet e ska gjasa të vdesi ndonjëherë. Kjo gjë ndodh, pasi mungon kultura e dënimit të gabimit. Kush ka vajtur në burg se shpërdorohen dhe vidhen me 100 miliona euro ҫdo vit, të gjithë bërtasin po asnjë nuk shkon në burg. Kush po vete në burg për shpërdorim detyre, kush u dënua se dështoi shitja e Armo e su pagua gjë në shtet? Kush u dënua për 80 milionë dollarët e humbjes nga dështimi i shitjes së albetrolit nuk u arkëtuan asnjeherë? Asnjë pasi këtu mungon kultura e marrjes së masave dhe ndëshkimit. Kjo gjë që u predikohet femijëve në ҫdo familje shqiptare në “familjen” shtet kjo gjë nuk ndodh. Pra nëse duam një zhvillim ekonomik të vendit duhet që institucionet të drejtohen nga njerëz me integritet dhe me kulturë pune e të kenë ndjenjën e përgjegjësisë.
Klodian Muço
Tetor 2014
Tiranë
Comments
Te mos dish te shkruash

Te mos dish te shkruash shqip,

dhe te jesh thellesisht e qartesisht i paqarte,

dhe njeheresh te mendosh keq.

Jane te gjitha ne kete fjali:

"Personalisht insitucionet nuk janë të preferuarat e mia..." (!!!)

Ta shpif, ne pergjithesi, te folurit me UNE..., por ne kete rast nuk ka asgje prej mendimtari fodull.

Insitucionet apo institucionet?!

Dhe keto, pra, institucionet nuk qenkan te preferuarat e tua...!

E po pastaj? Kujt iu prish puna?

Mire qe mendon gjepura, por s'arrin as ta shprehesh shqip ate qe mendon...

I dashur Anonim, ke

I dashur Anonim, ke plotesisht te drejte artikulli kish disa gabime ortografike e ti me te drejte thua se nuk di te shkruaj shqip. Handikap i imi qe shkruaj naten vone e ndonjehere edhe pagjumesia ben te veten. Persa i perket te folurit me UNE, nuk jam as i pari as i fundit qe shkruaj ne veten e pare dhe perderisa kam shkruar mbi 20 artikuj mbi kete teme kam nje te drejte legjitime te shpreh ça mendoj e ça preferoj.

Me bën përshtypje si disa
Me bën përshtypje si disa njerëz të vegjël në mendje nuk kuptojnë që mund të jetë thjesht një gabim transkriptimi... Po me sa duket problemet më të mëdha të vendit nuk janë këto të përshkruara shumë bukur nga autori por të tjera... Problem i madh i këtij vendi është të jesh në gjendje të japësh një mendim, sepse ka njerëz të cilët do të gjejnë gjithnjë diçka për të kritikuar sepse normalisht është gjëja më e thjeshtë për tu bërë.. Problemi kryesor I atij vendi është që nuk ka njerëz të civilizuar... Por thjesht njerëz të vegjël në mendje.... Me falni për komentin I cili natyrisht nuk duhet të ishte një përgjigje mbi komentet e tjera por të vjen spontane të kërkosh të mbrosh një person që në mënyrën më dinjitoze flet për problemet që sot Shqipëria has... I uroj suksese autorit... Bravo per kurajon e mendimeve shumë të hapura...
I dashur Klodian, si

I dashur Klodian,

si ekonomist duhet te te kishte rene ne sy cfare ka ndodhur keto 24 vjet te ne. Terapia e shokut, shqiperia 1 euro, 7501 e shume te tjera te ashtuquajtura "reforma" kane mundesuar sot Albanian AG. Eshte kjo AG sot ajo qe i zvogelon mundesite shtetit te ndermarre investime te rendesishme ne fusha te ndryshme.

Te gjithe sektoret e rendesishem te ekonomise jane ne duar te privatit e nuk japin ndonje ndihmese ne buxhetin e shtetit. U rrenua gjithshka e trasheguar qe sot mund te jepte fitim e te garantonte vende pune. Nje fabrike telash ne Shkoder mund te funksiononte edhe sot e te punesonte po 2500 punetore ose me teper. Nje fabrike sheqeri ne Korce jo vetem 3000 punetore por gjithe fshatrat aty rrotull, fabrika e llampave ne Vlore e shume e shume te tjera. Jane disa shembuj te pakte per disa ndermarrje shteterore qe mund te vazhdonin prodhimin e me kohe te modernizoheshin.

Gangrena e pronave frenon zhvillimin e vendit e u be thjesht me nje ligj 7501, ligj elektoral, per te siguruar pushtetin.

Per mos tu zgjatur sot kemi Shendetsia AG, Universiteti AG, Nafta AG, Bujqesia AG, Turizmi AG, Minierat AG, Telekomunikacioni AG etj. Te gjithe sektoret fitimprures qe administrohen kudo nga shteti jane ne duar te Politikes AG. Modeli dihet, privatizohet me kushte favorizuese per privatin e jo per shtetin e ne cdo staf te privatit eshte nje perfaqesues i Politikes AG. Mjafton te shqyrtosh vetem nje koncesion te dhene per te pare se shteti del i humbur. "Mbreti"i fundit kryeminister Berisha dha mbi 400 koncesione per vepra hidrike. Them mbreti pasi nuk mund te justifikohet dhenia e koncesioneve ne baze te ashtuquajtura studime pa pyetur komunitetin ku do behen keto vepra hidrike. Keshtu kane vepruar te gjithe "mbreterit" para tij.

Nje aspekt akoma me problematik eshte ajo qe prodhoi politika keto 24 vjet, "njeriun demokrat". Lufta e ashper per nje vend pune ne shtet dihet perse behet. Nje mjek preferon spitalin e rrenuar shteteror ne vend te nje spitali privat megjithese zyrtarisht paguhet me mire te privati. Ate qe paguhet te privati e nxjerr brenda dites te shteterori.

Nje shoqeri e gangrenizuar nuk eshte e interesuar per drejtesi. E keshtu sillen te gjithe ne rrethin e ferrit qe ka prodhuar Politika AG pa qene ne gjendje te kuptojne neser secili ka per te qene viktime e ketij rrethi.

Add new comment