Rita Ora: E adhuroj Calvin Harris.

Postuar në 08 Gusht, 2014 10:35

Rita Ora, gjatë një interviste për revistën “Glamour”, ka folur dhe për ndarjen nga i dashuri i saj, Calvin Harris. Gjatë intervistës, ajo tha se e adhuron atë.

“Ne kemi punuar shumë fort dhe ishim së bashku kudo nëpër koncerte”, tha këngëtarja 23-vjeçare.

Këngëtarja e hitit R.I.P. pranoi se nuk do të fliste kurrë në “Twitter” për ndarjen nga Calvin Harris, nëse ai nuk do të kishte përdorur rrjetet sociale për ta konfirmuar përfundimin e romancës së tyre. Çifti u nda në Qershor të këtij viti.

Rita Ora tha: “Sinqerisht, nëse Calvin nuk do e kishte bërë këtë, as unë nuk mund ta bëja. Më mori 5 ditë për të shkruar 3 fjali”. Një burim thotë se “Rita ishte shumë në siklet pas postimit të D.J. skocez për dhënien fund të romancës me Rita Orwn. Ajomendoi se Calvin nuk do ta bënte publike, kështu që Rita u shokua”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.