Rita Orës i grisen pantallonat "Adidas"

Postuar në 06 Shtator, 2014 03:34

Festat e çmendura nuk kanë fund për Rita Orën, e cila së fundmi ka organizuar një event për të reklamuar veshjet e saj në bashkëpunim me firmën e njohur "Adidas".

23-vjeçarja është fotografuar duke festuar me miqtë e saj më të mirë, por edhe me të dashurin e ri, Ricky Hil.

E veshur me kostumin tipik "Adidas" të dizenjuar nga ajo, Rita ka tërhequr vëmendjen në Notting Hill Kebab në Londër teksa ka hipur në makinë.

Këngëtarja ka pësuar një aksident të vogël me veshjen e saj, e cila është çarë në të pasme. Më vonë ajo ka vënë një bluzë për ta mbuluar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.