Rama: T’i japim fund hipokrizisë së shtetit ndaj ish-të përndjekurve

Kryeministri, Edi Rama është zotua se “qeveria do t’i japë fund abuzimit mëse 20-vjeçar me të përndjekurit politikë”. Rama premtoi që qasja e qeverisë që ai drejton do të jetë krejt tjetër nga ajo e qeverive të pas ‘90-ës, duke i dhënë fund hipokrizisë së shtetit ndaj kësaj shtrese.
“Ajo çka e ndryshon që këtu e 20 vjet më parë, është qasja jo cinike dhe përpjekja e sinqertë për të bërë më të mirën e mundshme në këtë kontekst aspak të lehtë ekonomik e social që kemi trashëguar dhe në këtë fazë jashtëzakonisht të vështirë për të përndjekurit politikë”, tha kryeministri.
Një deklaratë të tillë ai e bëri gjatë përurimit të godinës së rikonstruktuar të Institutit të të Përndjekurve Politikë. Rama bëri me dije se qeveria këtë vit ka vënë 18 milion $ në dispozicion të të përndjekurve.
S.S
Add new comment