Prokuroria zbardh skandalin se si u shtuan zgjedhësit në Kavajë. Një punonjëse e gjendjes civile akuzohet për “shpërdorim detyre”

Postuar në 19 Qershor, 2015 01:29

“Panorama” raporton se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë ka zbuluar skandalin e transferimit brenda 10 ditësh në muajin prill 2015 të 250 familjeve në Kavajë. Shkresa e drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Arian Madani, i është drejtuar KQZ­së, në të cilën e informon se një pjesë të konsiderueshme të familjeve të transferuara në Kavajë janë regjistruar nga zyra e gjendjes civile disa ditë para se kryefamiljarët të dorëzonin kërkesat me shkrim apo para se të lidhnin kontratën e qirasë. “Nga kallëzimi penal rezulton se një numër i konsiderueshëm familjesh (250 kryefamiljarë) nga qytetet dhe njësi vendore të tjera, për një periudhë relativisht të shkurtër parazgjedhore (nga data 20. 04. 2015 ­ 30. 04. 2015), kanë kryer transferimin e gjendjes civile të mëparshme duke u regjistruar në zyrën e gjendjes civile Kavajë. Nga këqyrja e praktikave ka rezultuar se për një numër të konsiderueshëm personash, regjistrimi në zyrën e gjendjes civile Kavajë është bërë disa ditë përpara se të paraqitet kërkesa për regjistrim, apo dhe para formulimit të kontratave përkatëse për banim të përkohshëm”, thuhet në shkresën e Prokurorisë së Kavajës. Kjo Prokuroria ka paditur punonjësen e gjendjes civile, Ermira Gjuzi, të cilën e akuzon për “shpërdorim detyre”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.