Polemizojnë ‘Skelari migrues’ dhe ‘Anticensura’ në faqet e respublica-s

Në fund të shënimit tonë me titull ‘Debat në Europë: ius soli apo ius sanguinis’, kanë dhënë opinionet e tyre dy lexues, Skelari migrues dhe Anticensura, të cilët polemizojnë me sho-shoqin. Po ua sjellim këtë ‘polemikë’ të plotë (dhe të pakorrektuar, sigurisht):
Skelari migrues: “Këto këndvështrime përbëjnë tentativën më qesharake që pjesë të shoqërive (historikisht) bëjnë për favorizim apo kushtëzim, në botën njerëzore. Njerëzit gjithmonë kanë lëvizur, dhe kjo është e natyrshme, dhe nuk mund të thuhet (seriozisht të paktën) se kriteri i gjakut është logjik, për më tepër kur përdoret për ndonjë përcaktim të drejtash apo detyrimesh.
Nëse një shoqëri që në një moment të caktuar ka standarte më të avancuara se bashkëkohëset, ka mundësinë ti ruajë e avancuar standartet, me shumë mënyra, duke imponuar mbase edhe tiplogjinë e saj (psh sekularizmin) për grupet hyrëse në atë shoqëri.
Për rastin konkret imagjinoni një fëmijë që duke u rritur fillon kupton që nuk ka të drejta si shokët e tij...”
Anticensure: Skelar, deri dje,para nja 200 vjetëshkanë egzistuar mbretëritë,perandorit e pak a shumë nuk ka pasur shtete nacionale!të një kombësie!më pas u krijuan në bazë të kombësisë dhe qytetarisë!!
shkrimi në koriere dela sera,rrumbullakos gjërat pa ju shkuar në fund!!të drejtën e shtetësisë prej vëndit ku lind ja mohon një të ardhuri,rishtas në atë shtet,por në të njëjtën kohë ja ka dhënë me dhunë dikujt që pa dëshirën e tij e ka futur brënda kufijve të shtetit të tij!ps tirolezi nuk ka asnjë far gjaku italian,por shteti italian i ka dhënë të drejtë e shtetësisë për shkak të gjakut!!në të njëjtën kohë që gjermanët janë dashur të ndahen në minimumi tre shtete!!
në këto lloje arsyetimesh të njëanshme,për mua shumë nacionaliste mohoen të drejtat themeltare të njeriut!!vetë italiani do ta ketë të vështirë për ti dhënë a jo të drejtën një fëmije të lindur nga një italian/ne me një jo italian/ne!
por falë mëndjes të shëndoshë njerzore këto gjëra janë sheshuar!!me gjithë përplasjet që shkojnë e vijnë!!
Add new comment