Pas shpatullave të Fullanit...

Postuar në 12 Gusht, 2014 08:51

          Në shkrimin “Fullani shteroi në 65% rezervën valutore dhe përgjysmoi rezervat e arit para zgjedhjeve 2013, thotë “Sot”, komentuesi “Be Be Ban” ka sjellë këtë koment që menduam ta nxjerrim më vete. Ndonëse në koment sillen të dhëna për persona të caktuar, pa pretenduar besueshmërinë e tyre, po e japim më vete, nisur nga rëndësia e çështjes dhe sidomos sepse, në një farë mënyre, mund të perceptohet arsyeja që politika po e mbron aktualisht Guvernatorin.          

 

"Me ardhjen e Fullanit, Banka e Shqipërisë është kthyer në një qeveri hije që ka departamente me në krye shefa që marrin rroga më të mëdha se vetë ministrat.Fullani, kur erdhi nga Banka Italo-Shqiptare solli Dashamir Halilin, të cilin e bëri shef të personelit dhe që sot është krahu i djathtë i tij, edhe pse është një njeri pa kualifikime shkencore, ka pasur kredi të pashlyera, është shef i personelit. Fullani, nëpërmjet Halilit, e rriti personelin e bankës nga 350 vetë që ishte në 2004, në më tepër se 500 vetë sa janë sot.

Banka e Shqipërisë është kthyer në një strehë ku riciklohen në poste me privilegje burokratët që u ka mbaruar mandati në poste të tjera dhe ku është krijuar një komunitet i çuditshëm ku “fle macja me miun”, duke qenë se aty janë të afërmit e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të dy krahëve të politikës. Në BSH, drejtor i Departamentit Juridik, është ish-kancelari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka marrë në këtë departament si jurist dhe vëllain e Xhoana Nanos me shkollë me korrespondencë, si dhe bashkëshorten e kryetarit të SHISH, Bahri Shaqiri. Në BSH është djali i Fatos Bejës, vajza e Ylli Bufit, kunati i Shaban Memisë, deputetit të PD, djali i Agim Fagut, mbesa e Alfred Moisiut etj. Këshilltar i Guvernatorit Fullani është Hekuran Pallumi, ish-këshilltari kryesor i ish-drejtorit të SHISH, Kujtim Hysenaj. Drejtoreshë për Marrëdhëniet me Publikun është kunata e Fullanit. Fullani, për shkak të lidhjeve të biznesit të ndërtimit ka marrë djalin e ortakut të tij në punë në Bankë, edhe pse pa asnjë kualifikim, si shef të sektorit të transportit.

Banka e Shqipërisë është një institucion financiar ku mund të cënohet siguria kombëtare e vendit, nëse aty bëhen keqmenaxhime në sferën e veprimtarisë së saj. Por drejtori i SHISH, Bahri Shaqiri, i ka duart e lidhura që të hetojë për këto afera, se gruaja e tij është punonjëse e departamentit juridik të bankës dhe Fullani kujdeset që ajo të marrë benefice të ndryshme në formën e dietave të majme në udhëtimet jashtë vendit, shpërblimeve etj. Fullani tregohet shumë dorëlirë me shpërblimet për punonjësit e bankës, duke u vënë atyre, pa harruar sigurisht vetveten, deri edhe katër rroga shpërblim në vit, dhe rrogat në Bankën e Shqipërisë janë më të lartat në gjithë administratën shtetërore. Këtë Fullani e bën që me anë të këtyre njerëzve të blejë mbështetjen e të afërmeve të tyre të pushtetshëm.

Kur erdhi në pushtet PD, në vitin 2005, emëroi në postin-kyç të inspektores së përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, domethënë në postin e shefes së kontrollit të brendshëm të kësaj banke (post ky titullari i të cilit zgjidhet nga parlamenti), si dhe me kompetenca edhe për të kontrolluar bankat e tjera ën vend, që janë private, Teuta Baletën, vajzën e Abdi Baletës. Deri më atëherë kjo kishte qenë drejtoreshë e Departamentit të kërkimeve shkencore në Bankën e Shqipërisë, e marrë në punë nga burri i tezes së saj, Limoz Malaj. Sa erdhi në Bankë Fullani mori 12 milion lekë të reja kredi për strehim, sikur të ishte i pastrehë dhe po kështu morën dhe bashkëpunëtorët e tij. Fullani ka dhënë për personelin 10 milion dollarë kredi, me interes 0.5%, për afate që shkojnë nga 20-30 vjet. Fullani bashkëpunon ngushtë për interesa private me ministrin e tashëm të financave Boden, edhe pse bëjnë sikur kanë kontradikta për çështje të detyrës së tyre, si ajo që ka të bëjë me rritjen e normës së interesit, të cilën Fullani pretendon se e ka bërë për të ulur inflacionin. Por raportet e Bankës së Shqipërisë në parlament kalojnë qetë. Ministri i Financave Bode, i cili ex officio është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë pa të drejtë vote, megjithatë nuk merr kurrë pjesë në mbledhjet e këtij këshilli, sikur atje të merren vendime që kanë të bëjnë me financat e Bangladeshit dhe jo me ato të Shqipërisë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit hesht për të gjitha shkeljet e Bankës së Shqipërisë, shumë prej të cilave janë veprime kriminale, dhe i nxjerr shkeljet në shifra qesharake financiare. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është ai që me përbërjen e tij zbulon intrigat e ndërlikuara politike që thuren si rrjetë merimange rreth bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës prej tetë vetësh, sipas ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, "Për Bankën e Shqipërisë" i kërkon llogari guvernatorit për zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë zbatimin e politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë. Se sa serioz është ky këshill këtë e tregon si një provë lakmusi qenia në të si anëtar e Arian Kadaresë. Sipas CV-së të Arian Kadaresë, të paraqitur në faqen zyrtare on-line të Bankës së Shqipërisë: “Z. Arjan Kadareja është diplomuar në vitin 1986 si inxhinier minierash, në Fakultetin e Gjeologji-Minierave të Universitetit të Tiranës. Ai ka kryer në 1995 një Master of Arts në Ekonomi, pranë Institutit Universitar të Studimeve Ndërkombëtare të Gjenevës (Zvicër) dhe përfunduar në vitin 2000 PhD në Ekonomi, pranë këtij Instituti. Karrierën profesionale e ka filluar në vitin 1986, si inxhinier në Minierën e Kromit në Batër, ku ka punuar deri në 1991, për të vazhduar si pedagog në Fakultetin e Gjeologji-Minierave, në Universitetin Politeknik të Tiranës, deri në vitin 1993”.

Pra, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është dhe një ish-gjeolog i shndërruar në financier, kur emigroi në Zvicër në vitin 1993!!! Arian Kadare, nga gjeolog u bë financier, për të zbuluar “minierën e arit” në Bankën e Shqipërisë, kur u zgjodh anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në dhjetor 2006. Kjo tregon joseriozitetin e qeverisjes së PD. CV që ky Arian Kadare ka shkruar për vetveten në vetën e tretë është shumë zbavitëse. Ai thotë për vetveten: “Fushat e tij të interesit fokusojnë çështje lidhur me modelimin makroekonomik, analizën e politikave ekonomike, ekonominë ndërkombëtare e monetare, atë financiare, programimet etj..

Ai është autor i një sërë materialesh diskutimi (ËP), publikimesh e kumtesash në veprimtari të ndryshme shkencore ndërkombëtare”. Se si mund t’i futet një ish-gjeolog kësaj aventure në financën e lartë, ky mbetet një mister! Gjithsesi është një paradoks, sa ironik aq edhe sinjifikues, që një ish-gjeolog që është bërë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka kryer dy mastera në financë, ndërsa kryetari i Këshillit Mbikëqyrës (Fullani), njëherësh dhe guvernatori, nuk ka bërë asnjë të tillë?! Të jetë ky sinqeritet cinik, apo neglizhencë arrogante? Anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës janë Ksenofon Krisafi, ambasador i Shqipërisë pranë zyrave të OKB dhe OBT në Gjenevë të Zvivrës, në vitet 1998-2002 dhe më pas Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe njëherësh këshilltar diplomatik i kryeministrit Nano. Zgjedhja e Krisafit në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në vitin 2004, tregon simbiozën abuzive të shtetit dhe politikës me Bankën e Shqiupërisë, si dhe prirjen për ta parë Bankën e Shqipërisë si strehë për burokratët e lartë para largimit nga postet në prag të rotacionit të pushtetit.

Edhe më saktë abuzimin nepotik në Bankën e Shqipërisë e tregon zgjedhja si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në vitin 2004 e Teuta Çuçit, gruas së Leontiev Çuçit, ish-funksionar i lartë i PS dhe që në kohën kur gruaja e tij mori këtë post, ishte ambasador në Zvicër, i emëruar nga qeveria e majtë. Teuta Çuçi jetonte me burrin e vet në Zvicër, dhe për të ushtruar funksionin e anëtares të Këshillit Mbikëqyrës asaj i paguhej dieta për të udhëtuar me avion nga Zvicra në Shqipëri, çka ishte një shkelje ligjore, se zonja Çuçi, derisa e pranoi vendin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, për të cilin paguhej me një rrogë më të madhe se të një ministri, po të donte ta mbante këtë post le të banonte në Tiranë. Këtë Kontrolli i Shtetit nuk e quajti shkelje, kuptohet për faktin se kryetari i tij e kishte mik Leontiev Çuçin. Në Këshillin Mbikëqyrës nuk mund të mungonte edhe Adrian Civici, i cili së bashku me gruan e tij janë bërë në borde në ai personazhi i atij filmit të realizmit socialist, Kiu i kurseve.

Adrian Civici, i cili është diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës për Ekonomi Agrare, në CV e vet në faqen on-line të Bankës së Shqipërisë, nuk e ka vënë këtë fakt (duket për kompleks inferioriteti intelektual), por ka vënë vetëm specializimet që ka bërë jashtë vendit në kohën e tranzicionit. Civici u bë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në prill 2005, në prag të zgjedhjeve. Sot ai është klani i Ilir Metës se gruaja e tij, Adriana Civici është anëtare e Asamblesë së LSI. Anëtarja tjetër e Këshillit Mbikëqyrës, Elisabeta Gjoni është njeriu i Berishës. Në qeverisjen e parë të PD pas vitit 1992 ajo ka mbajtur njëherësh tre detyra, atë të zëvendësguvernatorit të parë të Bankës së Shqipërisë (1993-1996), të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë(1993-1997) dhe të këshilltares së Presidentit Berisha për çështjet financiare(1992-1997). Me sa duket, këtë Elisabeta Gjonin supozohej të pyeste Berisha për çështjet e firmave piramidale që lulëzuan në atë periudhë.

Kur Berisha doli në opozitë në 1997, apologjetët e tij thoshin se ai ka gabuar në kohën që ishte President i republikës se kishte këshilltarë të këqinj. Nëse është e vërtetë kjo, atëherë një nga këshilltarët e afërt të këqij të Berishës në këtë periudhë ka qenë Elisabeta Gjoni. Kur Berisha erdhi në pushtet në 2005, ai e shpërbleu Elisabeta Gjonin duke e bërë edhe drejtore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kjo tregon se Berisha nuk është gabuar nga këshilltarët, por ka gabuar me vetëdije. Zonja Gjoni vetëm para pak kohësh dha dorëheqjen nga posti i dytë që mbante, i cili ishte i papajtueshëm me atë të anëtares së Këshillit Mbikëqyrës.

Anëtari tjetër i Këshillit Mbikëqyrës është Fatos Ibrahimi, i cili mban që nga viti 1997 edhe postin e zëvendësguvernatorit dhe që atëherë u zgjodh se ishte miku i Anastas Angjelit. Ibrahimi hedh firmat që i thonë, duke përfshirë dhe ato për tenderat dhe rri urtë e butë në këtë post prej 10 vjetësh, duke u shërbyer klaneve që ndërrohen. Ky Fatos Ibrahimi është një njeri shumë misterioz se, sipas CV të tij zyrtare të paraqitur në faqen on-line të Bankës së Shqipërisë, ai është anëtar i Bordit të Fondacionit “Soros”, ku kryetare e bordit është gruaja e guvernatorit Ardian Fullani, Ariani Fullani. Fatos Ibrahimi deri në vitin 1990 ishte një ekonomist province që punonte në degën e Bankës Bujqësore në Përmet.

Ngritja e tij marramendëse filloi në vitin 1997, kur u bë zëvendësguvernator i parë i Bankës së Shqipërisë, dhe pas kësaj ofiqet e tij erdhën duke u shtuar. Ai sot është zëvendësguvernator i Bankës së Shqipërisë pranë Bankës Botërore, pranë Bankës Islamike të Zhvillimit, si dhe anëtar i disa bordeve. Se kur e gjen ky njeri kohën të merret me të gjitha këto punë, ky është një mister. Anëtari tjetër i këshillit Mbikëqyrës, Halit Xhafa, ka qenë në këtë Këshill edhe në vitet 1993-1996 (në atë kohë mbante dhe detyrën e anëtarit të bordit të privatizimeve), dhe u zgjodh përsëri në vitin 2006. Anëtari i fundit i Këshillit Mbikëqyrës, Limoz Malaj, baxhanaku i Abdi Baletës, është një burokrat i vjetër ekonomisë komuniste, i cili mbijetoi dhe në periudhën paskomuniste, në poste të larta. Malaj ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Kontabilitetit në Ministrinë e Financave në vitet 1974-1984 dhe që më pas për 13 vjet (1985-1998) ka qenë Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë. Në vitin 1998, pas rikthimit të socialistëve në pushtet ai u bë Drejtor i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Bankave dhe institucioneve financiare. Njerëz si ky i janë qepur ekonomisë shqiptare dhe nuk do t’i ndahen deri në vdekje. Ai tërhoqi në Bankën e Shqipërisë në poste drejtuese dhe mbesën e gruas, vajzën e baxhanakut të tij, Abdi Baleta.

Ky Këshill Mbikëqyrës me njerëz të tillë firmos pa vërejtje vendimet e guvernatorit Fullani. Në sektorin e tenderave të Bankës së Shqipërisë është Artur Bejko, ish-oficer i Sigurimit të Shtetit. Ky Këshill Mbikëqyrës miraton tenderat si ai për blerjen për guvernatorin të një autoveture me vlerë 100.000 euro, apo marrja me qira dhe mobilimi me vlerë 1.2 milion euro i ish-selisë së VEFA, në Sheshin “Avni Rustemi”. Këshilli Mbikëqyrës miratoi dhe vendimin barbar të guvernatorit Fullani për t’i bërë një shtesë kati ndërtesës së Bankës së Shqipërisë, e cila është një mrekulli arkitektonike që do të hijeshonte qendrën e çdo kryeqyteti, dhe që Fullani kërkon ta shëmtojë. Me këtë shtesë kati Fullani planifikon që të nxjerrë fitime të mëdha me shpenzimet e saj. Fullani ka një veprimtari të gjerë biznesi që fillon nga ndërtimi, ku operon me përfaqësues të tij, deri në sigurimet, ku ai është aksioner në Albsig. Për punët e Bankës së Shqipërisë ka një heshtje në media dhe kjo vjen se ai ka lidhje me shumë nga pronarët e tyre, duke përfshirë dhe gazetarë të caktuar.

Blendi Fevziu është një mik i ngushtë i Fullanit dhe takohet shpesh me të. Kur u diskutua e u miratua buxheti i vitit 2008, në debatin që u bë nga salla e parlamentit tek studiot televizive dhe faqet e gazetave, morën pjesë deputetë, analistë, shoqëria civile, por vetëm përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë munguan dhe vetëm Banka e Shqipërisë heshti, sikur të bëhej fjalë për buxhetin e Uruguait dhe jo të Shqipërisë. Banka e Shqipërisë sot kontrollohet nga një mafie interpolitike, mes poleve të së cilës manovron si akrobat i vërtetë Fullani. Për Fullanin ka ardhur koha të largohet edhe se është fyese për elitën intelektuale financiare shqiptare, profesorët dhe specialistët, që në krye të Bankës së Shqipërisë është një njeri me mesatare të ulët, pa asnjë specializim pasuniversitar, pa asnjë titull (CV e tij është kryevepër e llojit të vet)
--------------------------------------------------------------
Nëse Lëvizja «Mjaft» do ta zgjeronte vëzhgimin e saj për pagat dhe shpërblimet e larta të funksionarëve shtetërorë, edhe tek Banka e Shqipërisë, publiku do të shikonte se guvernatori Fullani paguhet më shumë se kryeministri dhe Presidenti i Republikës dhe paga mujore e Fullanit arrin deri në 600 mijë lekë të reja.Drejtorët e departamenteve në Bankën e Shqipërisë e kanë rrogën më të madhe se ministrat, duke pasur pagën mujore 200 mijë lekë të reja. Fullani rriti dietën e guvernatorit për udhëtimet në SHBA, nga 100 dollarë në ditë që e ka pasur guvernatori para 2004, në 200 dollarë në ditë. Ndërsa drejtorëve ua rriti nga 60 dollarë në 100 dollarë. Shpenzimet për simpoziume, pritje, dreka, darka, botime, udhëtime, botime janë një mënyrë e tërthortë për të rritur të ardhurat e punonjësve të Bankës së Shqipërisë që janë pjesë e klanit të Fullanit, dhe për këto vendos Drejtoresha e Departamentit të Marrëdhënieve publike, Ina Kraja, kunata e Fullanit. Restoranti «Nëna Mbretëreshë», një pjesë të mirë të xhiros e ka nga «Banka e Shqipërisë».

Tenderi i ushqimit të punonjësve të Bankës së Shqipërisë bëhet me prokurim të drejtpërdrejtë dhe është fituar nga burri i vajzës së dajës të Fullanit, e cila nga ana e saj është përgjegjëse e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Me anë të Drejtorit të Administrimit Agron Skënder Aga, kryetarit të komisionit të tenderëve, Bejko dhe shefit të sektorit të Prokurimeve, Gent Deva, Fullani realizon disa operacione financiare të sofistikuara, duke bërë me prokurim të drejtpërdrejtë për nevojat e Bankës së Shqipërisë, ato që i quajnë blerje të vogla, por që në total rezultojnë të shumta, si blerje sendesh kancelaria, pjesë makinash, servis për makinat etj. Sigurimet në Bankën e Shqipërisë kryhen tek shoqëria e sigurimeve Albsig se atje është aksioner Fullani, nëpërmjet kunatit të tij, vëllait të bashkëshortes së Ardian Fullanit. Ndërsa bashkëshortja e kunatit të Fullanit është drejtoreshë e Marrëdhënieve publike në Bankën e Shqipërisë. Në Albsig Fullani kombinohet dhe me Arben Malajn.

Sa u përket departamenteve të tjera, Departamenti Juridik i Bankës së Shqipërisë drejtohet nga Toni Gogu, shok i bashkëshortes së Fullanit, që është gjithashtu juriste. Gogu e ka zgjeruar departamentin duke marrë atje 12 juristë, aq sa nuk ka as Këshilli i Ministrave. Në Departamentin e Thesarit Fullani ka vënë drejtor mikun e tij të vjetër, Ardian Miho, me shkollë me korrespondencë, ndërsa zëvendësdrejtor ka marrë një kushëri të Ministrit të Financave Bode. Në këtë departament Fullani ka punësuar dhe vajzën e dajës, si përgjegjëse sektori. Departamentin e Politikave Monetare e drejton Gramoz Kolasi, i cili nuk ka asnjë kualifikim shkencor, por në Bankën e Shqipërisë të drejtuar nga Fullani, kjo gjë nuk është handikap profesional, se vetë guvernatori nuk ka asnjë kualifikim shkencor. Mbetet mister se si e gjen kohën Gramoz Kolasi të drejtojë këtë departament kaq të rëndësishëm, kur ai më shumë kujdeset për bizneset e veta, si barin luksoz përballë selisë së Kuvendit, apo për të organizuar party ku zbavitet eprori i tij. Në Departamentin e Mbikëqyrjes, Fullani ka vënë drejtor një jurist, kur duhet të jetë financier, se atje bëhen analiza financiare.

Drejtor i departamentit të Operacioneve financiare është Marian Gjermeni, i cili ka mbetur atje prej kohësh. Gjermeni i kupton shumë mirë veprimet abuzive që Fullani bën, sidomos kur shet euro shpesh, se e di që ndërhyrjet në treg kanë qenë të rralla. Departamenti i Marian Gjermenit organizon tenderin për bonot e thesarit, ku blejnë vetë punonjësit dhe politikanët me anë të njerëzve të tyre, ose të sekserëve. Drejtor të sektorit të transportit Fullani ka marrë djalin e ortakut të vet në sektorin e ndërtimit, i cili është kushëri me Fatbardh Kadillin, bashkëpunëtorin e afërt të kryeministrit Berisha dhe nipin e Vili Minarollit. Si këshilltar kryesor Fullani ka Hekuran Pahumi, me profesion inxhinier, ish-këshilltar i drejtorit të SHISH, Kujtim Hysenaj. Për çfarë e këshillon ky njeri, për kontrollin e fondeve të terroristëve, krimit të organizuar? Ai nuk është financier.

Nëse do të shikoni jetëshkrimin zyrtar të Ardian Fullanit, të përpiluar prej tij në vetën e tretë, dhe të paraqitur në faqen on-line të Bankës së Shqipërisë, do të shikoni se ai është përpiluar me një teknikë që e ka përdorur dhe Al Capone. Në jetëshkrimin e vet Fullani ka zona të errëta, të cilat ai nuk parapëlqen t’i sqarojë. Jetëshkrimi i Fullanit fillon kështu: «Z. Ardian Fullani është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë dhe në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Tiranës, përkatësisht në vitin 1977 dhe në vitin 1991. Përvoja e tij në fushën e sektorit bankar brenda dhe jashtë vendit është mjaft e gjerë. Ajo i ka fillesat në Bankën e Shtetit Shqiptar në vitin 1985, si Zëvendësdrejtor i Departamentit të Jashtëm në periudhën 1987 - 1990 e më pas në Bankën Tregtare Shqiptare, si Drejtor i Departamentit të Jashtëm, deri në vitin 1992». Por Fullani nuk sqaron se ku ka punuar mes viteve 1977 dhe 1985. Arsyet për të cilat Fullani nuk e ka bërë këtë gjë, janë në fakt identike me ato të Al Capone kur fshihte të shkuarën e vet, se Ardian Fullani ka qenë shef llogarie i të famshmit «beu i Saukut», i cili në kohën e komunizmit u dënua me vdekje dhe u ekzekutua për abuzime të mëdha me detyrën.

Fullani vetë, shpëtoi pa asnjë pasojë, jo se nuk ishte ngatërruar në abuzimet e shefit të vet, por se atë e mbronte i ati dhe vjehrri, që ishin pjesë e nomenklaturës së regjimit komunist. Kur Fullani shkoi tek Banka Italo-Shqiptare, dikush që e njihte mirë të shkuarën e Fullanit i tha si me humor drejtorit të saj italian se gaboi që e mori Fullanin se ai ndillte keq, duke i treguar historinë e Fullanit me «beun» e Saukut. Drejtori italian Bankës Italo-Shqiptare nuk e mori seriozisht këtë paralajmërim gjysmë me shaka, duke thënë se ai është italian dhe se i mjafton të ruhet nga kobndjelljet italiane, ndërsa ato shqiptare janë punë e shqiptarëve. Por doli se dhe drejtori italian i Bankës Italo-Shqiptare përfundoi si «beu» i Saukut, duke u thënë për të se vrau veten, por duket se e vërteta është se e vranë për shkak të aferave të dyshimta të kësaj banke.

Edhe këtë herë Fullani shpëtoi pa pasoja, madje më pas zuri kolltukun e përgjakur të shefit të vet italian. Dhe ironia është se në të dy rastet, si pas vrasjes së «beut» të Saukut, ashtu dhe pas vrasjes së drejtorit italian të Bankës Italo-Shqiptare, Ardian Fullani shkoi në Bankën e Shqipërisë. Ardian Fullanin, këtë «Makbeth» të bankingut e ndjekin pas fantazmat e ish-shefave të tij, ajo e «beut» të Saukut, e ish-drejtorit të vrarë të Bankës Italo-Shqiptare. Por askush nuk shqetësohet se përse ky njeri ka sot në dorë çelësat e Bankës së Shqipërisë. Portreti i Fullanit del në Top Channel në spotin «Të gjithë flasin në Top Channel». E megjithatë asnjëherë nuk është folur për Fullanin seriozisht, as në Top Channel, as në Tv Klan, ku ai ka mik të ngushtë Blendi Fevziun, as në televizionet e tjera, dhe as në gazeta. Politikat monetare që bën Banka e Shqipërisë kalojnë tangent në debatin publik.

Qeveria dhe mediat pro saj ankohen për ngritjen e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë, duke thënë se kjo frenon rritjen ekonomike, ndërsa opozita dhe mediat pro saj, e mirëpresin këtë si masë të urtë për të frenuar inflacionin e shkaktuar nga qeveria. Për pjesën më të madhe të analistëve të medias ky debat në financën e lartë, i përket një sfere okulte të gjërave. Por askush në media nuk thellohet për të parë se pas rritjes së normës së interesit qëndrojnë dhe interesa të bankave dhe individëve që sigurojnë të ardhura të mëdha nga rritja e interesit të bonove të thesarit. Pse guvernatori Fullani është gjithmonë i dëgjueshëm ndaj qeverisë kur ajo merr vendime për shumat e parave që Banka e Shqipërisë duhet t’ia sigurojë me anë të emitimit të bonove të thesarit. Kuptohet, ai nuk bën kurrë paralajmërime serioze për rritjen e borxhit të brendshëm, që nuk është dhe aq i brendshëm sa duket në pamje të parë, se bonot e thesarit në një masë të madhe zotërohen nga banka të huaja që veprojnë në Shqipëri, se nga ankandet e bonove të thesarit përfitojnë klanet me të cilat ai është i lidhur. Banka e Shqipërisë ka një buxhet të vetin të pavarur, për të cilin ligji parashikon që të miratohet nga Këshilli i Mbikëqyrës i kësaj banke.

Kështu, Banka e Shqipërisë, në aspektin e shpenzimeve që bën, vepron si një shtet paralel që ka Presidentin, kryeministrin, qeverinë dhe parlamentin e vet. Në këtë «shtet» financiar guvernatori i Bankës ka atributet e Presidentit dhe kryeministrit të shtetit autentik, ndërsa këshilli mbikëqyrës ka atributet e parlamentit. Dhe, ndërsa çdo vit buxheti që bën qeveria dhe miraton parlamenti i nënshtrohet gjerësisht debatit publik nga opozita dhe mediat, buxheti i Bankës së Shqipërisë nuk është në vëmendjen e opozitës dhe mediave, sikur mos të ishte fjala për para të taksapaguesve shqiptarë. Buxheti i Bankës së Shqipërisë i cili miratohet nga Këshilli Mbikëqyrës, parlamenti i Bankës, është rritur disa herë në kohën e Fullanit, dhe edhe më tepër është rritur pjesa e shpenzimeve administrative për paga, dieta, shpërblime, pritje, darka, dreka, automjete, kancelari, pajisje etj.

Askush nuk pyet se si është e mundur që Fullani, i cili e ka rritur në tre vjet që drejton Bankën e Shqipërisë personelin e saj nga 350 vetë në 500, megjithatë prej rreth dy vjetësh e mban vakant vendin e njërit prej dy zëvendësguvernatorëve, pas dorëheqjes së Limoz Malajt? Sigurisht që Fullani e bën këtë gjë, se për të është më e lehtë të abuzojë në mungesë të një zëvendësguvernatori. Askush në parlament, apo në media, nuk pyet se si është e mundur që Bankën e Shqipërisë e drejton një njeri si Fullani pa asnjë kualifikim shkencor, që nuk mban as titullin doktor dhe jo më atë profesor, dhe se ku ka ndërmend të marrë një kualifikim shkencor ky njeri, apo kur të ngjallet «beu» i Saukut? Ndoshta aspekti më i alarmues i qenies së Fulalnit në krye të Bankës së Shqipërisë është se ai është një njeri i rikatuar. Arsyeja kryesore që Ardian Fullani mori shumë prej ish-bashkëpunëtorëve të vet në Bankën Italo-Shqiptare dhe u dha poste në Bankën e Shqipërisë, është se me këtë donte të ishte i sigurt se ata do ta mbanin gojën mbyllur për bëmat e tij në atë bankë të përgjakur dhe të ndotur nga paratë e pista.

Ardian Fullani, që kur u bë guvernator e ble heshtjen e këtyre njerëzve me paratë e taksapaguesve shqiptarë, duke u dhënë rroga të larta, shpërblime tre deri katër herë në vit, dieta të majme, si dhe duke u lënë dorë të lirë të bëjnë abuzime nga më të ndryshmet. Ky njeri i rikatuar edhe sikur të dojë nuk mund të bëjë asgjë për t’i ndalur ata, se ata mund ta shkatërrojnë në çdo moment me ato që dinë. Është skandaloze që një njeri i tillë, që është ngjitur lart duke shkelur mbi kufoma, drejton bankën qendrore në vend. Në çdo vend normal kjo gjë nuk do të tolerohej dhe edhe nëse një njeri i tillë do të mund të vinte në postin që mban Fullani, me të do të merreshin parlamenti, opozita, media, shërbimi sekret, Prokuroria, të cilat duhet të merren me Fullanin.
----------------------------------------------------------------
Si mund te pretendosh qe ky istuticion te shkoje mbare ,ku ne bordin e saj jane mbledhur ,gjeologe e veteriner ,e turli turli"

 

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Ky tipi mund te kete shume te drejte per gjerat aty, po per njeren ja ka fut komplet kot.&nbsp;</p><p>Arian Kadare eshte mbase ekonomisti me i mire, ne kuptimin akademik, qe ka vendi yne. Ka arritur te punoje dhe per Banken Qendrore Europiane dhe ka publikuar ne revista shkencore te ekonomise ku shqiptare te tjere akoma nuk kane arritur.&nbsp;</p><p>Pastaj se si mund nje ish-inxhenier te behet ekonomist eshte nje pyetje shume e thjeshte. Eshte dicka qe kane bere shume nga ekonomistet e tjere te famshem te botes, nobelista biles, te ciles si diplome te pare kane zakonisht matematike, inxhinieri, ose fizike. Arsyeja pse ndodh kjo eshte sepse studimet pasuniversitare ekonomike jane tejet te matematizuara. Akoma me shume, qe te botosh ne revista te mira ekonomike duhet te jesh ne gjendje jo thjesht te kalosh provimet po te besh vertet modelime te sofistikuara nga ana matematikore. Dhe ata qe kalojne lendet e siperpermendura e kane avantazh te madh aftesine ne shkencat ekzakte. Sidomos nese do te besh ato qe quhen studime teorike, ku me pak fjale duhet te provosh postulat pas postulati matematikor. Nese nuk merresh me kete qe ne fillim te karrieres tende e ke shume te veshtire ta kapesh me vone.&nbsp;</p><p>Kshuqe fol per shpenzimet, per abuzimet, per nepotizmat etj etj. Po per te kuptuar CV-ne e ekonomisteve i nderuar mik eshte me mire te heshtesh sepse duket qarte se sa kupton nga shkenca e ekonomise.&nbsp;</p>

Submitted by lexo ligji (not verified) on

<p>Ne kete artikull nuk mund te perceptohet asgje perderisa ka aq shume te paverteta sa nxjerrja e ketij shkrimi nga ju nuk ben gje tjeter vetem se&nbsp; ndjell ate thashethemnajen e tmerrshme negative pa baza qe nuk i sherben nje zhvillimi positiv te shoqerise po nje krijimi te nje urrejtje per te gjithe ata qe punojne apo drejtojne institucione te tilla. Une po ju them vetem per Godinen e Bankes. Ajo qe beri ky guvernatori eshte qe Banka po ristrukturohet pike per pike sipas skicave qe ka lene Arkitekti i atehershem Italian.&nbsp; Keto te gjetura nje pjese ne Banken e Italise dhe ne dokumenta private te trashguara te Arkitektit.&nbsp; Banka eshte institucioni i vetem ne Shqiperi ku ka nje pervoje administrative te trasheguar nder vite Shume drejtore apo punonjes jane aty prej shume vitesh vetem ne rastet kur jane larguar vete jane zevendesuar ( Shembull Erion Luci sot zevendesministri i financave). Mendoja se&nbsp; Zoti Nano ishte aq i zgjuar dhe mendon per zhvillimin e vendit po dhenia hapesire shkrimeve te tilla te pa vertetuara&nbsp; pavaresisht komentit ne fillim&nbsp; ja shton me shume pergjegjesine dhe e ben bashkefajtor ne shperndarjen e informacioneve te paverteta. Keshtu nuk ndertohet shtet dhe nuk zhvillohet vendi&nbsp; prandaj jemi ketu ku jemi.&nbsp;&nbsp; pikerisht nga keta njerez duket qarte se pse Sali berisha ndejti aq gjate. Ai e njihte mentalitetin nihilist urryes intrigues te shqiptareve dhe dinte ta shfrytezonte kete per te mbajtur pushtetin.&nbsp;</p>

Submitted by Lira (not verified) on

<p>Dy komentet e mesiperme te &quot;Albit&quot; dhe &quot;lexo ligji-t&quot; duket sikur jane bere nga dy punonjes te Bankes se Shqiperise, mbase nga dy pononjes emri i te cileve eshte permendur ne artikull.&nbsp;</p><p>Nejse, cfare po flitet per Banken e Shqiperise eshte SKANDALOZE. &nbsp;Nuk besoj se ka fjale te tjera per ta pershkruar. Tregon thjesht se jemi vite drite larg krijimit te nje shteti &nbsp;funksional, me institucione dinjitoze. &nbsp;Thjesht, si shtet jemi ende ne &quot;Epoken e Hajnise&quot;</p><p>Per sa i perket artikullit, nuk e di se sa te verteta jane informacionet qe ka sjelle autori i shkrimit. &nbsp;Mgjt. dua vetem ta pergezoj autorin per mundimin qe ka marre duke sjelle gjithe kete informacion te hollesishem per ne lexuesit e thjeshte. &nbsp;Shpresoj qe ndonje gazetar - nese ende ka mbetur ndonje i tille ne kete vend te shkrete hajnor- te marre mundimin dhe te shprehet mbi vertetesine e provave qe sjell autori<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">. &nbsp;</span></p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Lexo ligjin (not verified) on

<p>Zoti zonja Lira une nuk jam as punonjes i bankes as kam qene ndonjehere jam emigrant me Ambasadat ne Itali dhe ndjek cdo dite lajmet ne shqiperi te gjitha sa thashe me lart i kam pare nga mediat pervec faktit qe sot Ndertesa e Bankes eshte Fakt nuk ka nevoje per koment. Si person qe i ndjek zhvillimet nga jashte jam pak me i qete ne vleresime. Shikoj nje gje qe ne Shqiperi mentaliteti ka ngrire&nbsp; per sa i perket problemeve skandaleve politike apo shteterore. Gjithmone fillon me sulme kunder Drejtuesve&nbsp; kryesore sepse te gjithe e kane te ngulitur ne koke qe po qe shefi je zoti dhe ben cfare do( Akoma Mentaliteti nga komunizmi). Po nuk eshte me keshtu une mendoj qe dhe me ndihmen e nderkombetareve ligjet kane ndryshuar dhe kane mbyllur shume mundesi abuzimi qe mund te ishin me pare. Nga ana tjeter shpejtesia e ndryshimit te ligjeve nuk ka marre me vete shume shqiptare ata jane te pa informuar nuk e dine fare se cndodh. Per kete arsye gjithmone hyn ne loje frika pasi Padija friken te ndjell.&nbsp;&nbsp;&nbsp; Dhe ne kete situate dalin Populistet dhe fillojne te shperndajne teori konspirative sikur ndodhin gjera te pa para njerezit kalojne ne urrejtje per Gjithcka dhe gjithekend. Kjo nuk eshte fryme zhvillimi kjo eshte fryme shkaterrimi e cila djeg te njomin me te thatin. Prandaj duhet pak me shume qetesi dhe kujdes. Ky personi qe shkruan do jete per mua ndonje i parealizuar te cilit i ka ikur treni dhe nuk e gjen dot veten ne dinamiken e zhvillimit ne Shqiperi e fillon te mos e gjeje tek vetja&nbsp; gabimin po fillon te hulumtoje e te kerkoje se kush e ka gabimin dhe gjen ca personazhe e fillon ti vleresoje me kutin e vet ose te krahasohet duke menduar si ka mundesi qe u bene keta dhe une mbeta. Per shembull Marrim Profesor Civicin qe une e njoh nga daljet e tij ne Media. Ai per mua eshte njeriu me Racional pa Aksese i qarte ne ato qe thote tamam Profesor. Ky Hulumtuesi e nxjerr Si ekonomist bujqesor. Harron qe njerezit punojne perdite dhe nga Ai Ekonomisti eshte bere tashme doktorr e Profesor ne France.&nbsp; Pra ai harron qe njerezit vleresohen cdo dite&nbsp; i ben krahasimet duke vleresuar vetem te kaluaren. Edhe vjedhja e Bankes per mua me pamjet&nbsp; dhe vete deklarimin e hajdutit nuk mund te kthehet ne nje sulm per Bordin pa fakte. Banka qendrore ne Shqiperi ndoshta eshte e organizuar si ajo ne Itali apo gjetke. Per nje vjedhje Ordinere si kjo, ku nje punonjes e kishte bere qellim ne vetvete te vidhte, nuk i shpeton dot pasi ai si i brendshem e di dhe ti mbuloje gjurmet per nje periudhe derisa te kapet sic u kap. Guvernatori nuk eshte Diktator qe si cohet ne mengjes i thote punonjesve nga i pari ke i fundit se cdo te bejne dhe si do e bejne.&nbsp; Bankat jane te strukturuara&nbsp; cdo kush e di se cdo beje dhe si do e beje e sidomos ke thesaret me pervoja qindra vjecare. Per kete arsye ne rast vjedhje pergjegjesia eshte personale sidomos ne institucione te tilla. Ketu flitet qe Fajin e ka Guvernatori apo keshilli pa u faktuar asnje gje qe keta te kene miratuar me qellim rregullore te tilla qe te stimulonin vjedhjen.&nbsp; Pra mentaliteti i diktatorit dhe populizmi e degjeneruan qysh ne fillim sqarimin e problemit te gjithe fillojne e ndertojne llogore per tu mbrojtur nuk behet me fjale per ligje. Ligjet si dime si lexojme i lexojme si kuptojme rruge e veshtire lere fare sulmo ne parim te priten kokat. Ky nuk eshte rasti i pare ne shqiperi te shumtit per te tilla arsye nuk jane zgjidhur asnjehere. Per sa kohe nuk do te mesojme te bejme ndarjen e fajesise me ligj ne nuk do behemi kurre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.