Pas deklaratave të Ramës në "Opinion" reagon Unioni: Përfaqësues të lartë të politikës po anatemojnë pa dallim gjithë gjyqtarët

Postuar në 19 Qershor, 2015 10:56

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në emisionin "Opinion", ku i quajti gjyqtaret maskarenj dhe gjykatat gagarele. Në deklaratë e tyre thuhet se Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë distancohet me forcë nga çdo fenomen antiligjor dhe inkurajon organet ligjzbatuese që të veprojnë fuqimisht dhe të ndërmarrin veprimet e duhura, në respekt të parimeve themelore të një procesi të drejtë penal, ndaj çdo fenomeni korruptiv, të konstatuar në çdo nivel të sistemit gjyqësor. “Me keqardhje të thellë konstatojmë se, kohët e fundit përfaqësues të lartë të politikës po bëjnë deklarata dhe ndërmarrin veprime, të përsëritura, duke anatemuar në mënyrë të përgjithëshme dhe pa dallim gjithë gjyqtarët dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin e tij të thellë për këtë fenomen dhe bën thirrje për ndaljen e tij pasi, nuk ndihmon në rritjen e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor, forcimin e pavarësisë së vendim-marrjes së gjykatave dhe forcimin e parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor dhe demokracisë ne vend”. Deklarata e Rames ne "Opinion" ishte kjo: “Ata maskarenj që kanë përdorur togën e zezë për t’u bërë palë me krimin, do e shohin se çfarë i pret. Në vjeshtë, Parlamenti do të kalojë reformën më të thellë në Shqipëri. Gjykatat tona janë kthyer në gagarele dhe ne do ta tundim nga themelet sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e Unionit.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Nuk e di, nga pikpamja kushtetuese, a mund te filloje Qeveria nje reforme ne Gjyqesor, apo i takon ndonje organi tjeter? A ka ndonje te na sqaroje ne menyre profesionale per kete ceshtje. Jo per gje, po diktaturat keshtu fillojne si me lezet, gjoja per te zgjidhur problemet e popullit e pastaj, per fundojne duke vrare e rrjepur popullin, ne emer te popullit.</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Mire atehere. Le te thote unioni emrin e nje gjykatesi qe nuk ka mare kurre leke nen dore ne jetene vet. E gjen dot nje emer?</p>

Submitted by Mescaline (not verified) on

<p>E dini cili eshte problemi me Ramen? Rama te rruan tr... kur eshte fjala per tundje nga themelet. Do ta hane, si gjithmone, disa nga peshqit e vegjel, por sa per tundje nga themelet te sistemit te drejtesise...</p><p>Shiheni nje here burrerine e Rames me syte e familjareve te viktimave te 21 Janarit.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.