Partia Demokratike dërgon kërkesën në Gjykatën Kushtetuese: T’i hiqet mandati Kokëdhimës

Postuar në 29 Maj, 2015 06:13

Pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e PD­së për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit socialist Koço Kokëdhima, sot Partia Demokratike i është drejtuar vetë kësaj gjykate. “Panorama online” raporton se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për Kundërshtimin e vendimin të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima” dhe konstatimin e antikushtetueshmërisë së këtij vendimi: Konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit për Kokëdhimen si dhe Intepretimin e nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Sipas PD­se, vendimi i Rames dhe Metës për të marre në mbrojtje shkelësin e Kushetutës dhe për t’ja fshehur atë drejtësisë është rast i paprecedent në këto 24 vite të parlamentit dhe demokracisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.