Papa: një kishë e varfër për të varfërit

Duke iu drejtuar ndryshimeve klimatike dhe pabarazisë globale të pasurisë, papa i sapozgjedhur Francis u ka rrëfyer gazetarëve se ai e quajti veten pas Shën Françeskut të Asizit, dhe ka zbuluar moton e tij, që mund ët jetë dhe orientimi i kishës katolike nën drejtimin e tij.
Papa, i cili deri kohët e fundit ishte i njohur si Jorge Mario Bergoglio, iu drejtua gazetarëve në Vatikan sotduke u thënë se e quajti veten sipas djalit të një aristokrati të shekullit 12-13 i cili braktisi pasurinë për të jetuar në varfëri si një predikues dhe kujdestar i natyrës.
76-vjeçari, djali i një punëtori hekurudhor, bëri thirrje gjithashtu për "një Kishe të varfër për të varfërit", dhe zbuloi se "miku i madh" i tij Kardinali brazilian Claudio Hummes e përqafoi dhe e puthi në zgjedhjen e tij me fjalët: "mos harroni të varfërit", citon The Independent.
k.c.
Add new comment