Opozita bojkoton zgjedhjet në Kurbin. Komisionerët e djathtë nuk janë paraqitur, procesi vijon me komisionerë nga shoqëria civile

Postuar në 21 Qershor, 2015 01:05

Ishte e pritshme që Partia Demokratike  të bojkotonte zgjedhjet në Kurbin pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të lënë në garë vetëm kandidatin e mazhorancës  Artur Bardhi. KQZ nuk pranoi dorëheqjen e Altin Bibës dhe regjistrimin e kandidatit të djathtë në këtë garë Ilir Pjetraj. Komisionerët e djathtë nuk janë paraqitur as në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe as në qendrat e votimit. Nisur nga kjo situatë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar 4 komisionerët e Komisionit Zonal dhe komisionerët e Qendrave të Votimit me komisionerë nga shoqëria civile.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.